Këlliçi: Vjedhja me inceneratorët/ SPAK të hetojë Erion Veliajn. Firma e tij, e zeza mbi të bardhë.

Të nderuar qytetarë!

Fakti që në këtë sallë sot ku po flitet për aferën korruptive më të madhe të tre dekadave të fundit, kanë ardhur vetëm 3 media prezente në mos gaboj, tregon për fuqinë e madhe të parasë që lëviz praa inceneratorit të Tiranës.

Tregon që mediat janë të censuruara për të paraqitur fakte të reja tronditëse për këtë skandal, dhe për të paraqitur fakte të reja skandaloze të bërë nga organi i akuzës, në këtë rast SPAK, me hetimin e kësaj çështje.

Unë shkurtimisht do ndalem te roli I Bashkisë Tiranë, te roli i kryetarit Bashkisë Tiranë, si një përfitues real dhe pronar real i inceneratorit të Tiranës, dhe do ndalem te fakti që i është dashur 5 muaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas vendimit të Gjykatës Speciale për luftën kundër Krimit dhe Korrupsionit të muajit gusht të këtij viti për të ekzekutuar atë që vetë ka shkruar në vendim gjykata.

Në datën 28.07.2023 merret vendimi për venien nën sekuestro konservative për Inceneratorin e Tiranës.

Në argumentet e paraqitura nga Prokurorët e dosjes Dritan Prençi dhe Arben Kraja renditen të gjitha komunikimet për falsifikimin e dokumentacionit për përfitimin e kontratës koncensionare nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri citojmë:

  1. Procedura niset me një keërkesë të Bashkisë Tiranë të datës 23.12.2015 drejtuar Ministrisë së Mjedisit.
  • Në faqen 4,10 të vendimit rezulton e provuar lidhja e Alba Thoma me Klodian Zoto në mashtrimin me dokumentacionin për përfitimin e kontratës koncensionare
  • Në faqen nr 4 të vendimit rezulton e provuar lidhja mes Valbona Ballgjini punonjëse të MM në komunikime me Klodian Zoto. Po në këtë faqe të vendimit rezultojne të provuara nga Prokurorët komunikimet e Etleva Kondit me Klodian Zoton.
  • Ne faqen 14-15 të vendimit prokurorët shprehen se kanë faktuar përfitimin korruptiv të Alqi Bllakos nga Artemis Farm kompani në pronesi të Ilsa Zotos të shumës 119 755 euro për blerje për fabriken e birrës në pronësi të Edmond Bllakos dhe të komunikimeve me email që ky shtetas ka patur me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
  • Në faqen 15 të vendimit prokurorët shprehen se kanë arritur të faktojnë se Zoto dhe Mertiri, vlerat monetare tëe siguruara nga kompanitë fiktive i kanë terhequr cash dhe i kanë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit. PO ASHTU ZOTO DHE MËRTIRI KANË FRYRË KOSTOT E NDËRTIMIT TË INCENERATORIT PËR PËRFITIMIN E KONTRATËS KONCENSIONARE.

(automatikisht në këtë moment SPAK duhej të kërkonte anullimin e menjëhershëm të kontratës koncensionare)

  • Në faqen 26 të vendimit shtetasi italian Ernesto Granelli (energy recuperator) shprehet se nuk ka asnjë dijeni se dokumentacioni i kompanisë së tij është perdorur nga Mertiri dhe Zoto për të përfituar kontratën koncensionare te Tiranës.
  • Në faqen 39 – 40 është provuar lidhja korruptive e Lefter Kokës për përfitim financiar  

Nga sa cituam më sipër kuptohet fare qartë për çdo qytetar se arrestimet e kryera nga SPAK ditën e djeshme janë të paktën 5 muaj me vonesë pasi këta lidhjet korruptive të këtyre individëve të sipërpërmendur me Zoton dhe Mërtirin i kane patur të faktuara dhe pasqyrohen në vendimin e muajit korrik të GJKKO.

Pra SPAK-ut ju deshën 5 muaj që të dërgonte kërkesat për arrest, kur provat janë evidentuar në dy kqyrjet elektronike që i janë bërë kompjuterit të Klodian Zotos në datat 03.03.2022 dhe 21.04.2022.  

Por sot nuk jemi këtu vetëm për të bere publik vendimin e datës 28.07.2023 të GJKKO por për të vazhduar denoncimin e opozitës, pasi përfituesit realë janë ende të lirë.

Fillimisht unë do doja ta riktheja vëmendjen te dokumenti që mban firmën e Eiron Veliajt, pasi dje kemi parë që janë arrestuar 15 persona, janë nxjerrë urdhërarrestet për 15 persona që kanë firmosur, por mesa duket SPAK-u ende nuk arrin të shohë firmën e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranë me vulën e Bashkisë Tiranë që në fakt ka ndërruar të gjithë fatin e koncensionit dhe inceneratorit të Tiranës, e muajit mars të vitit 2017.

Këtë dokument unë e kam bërë publik për herë të parë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku këtu Erion Veliaj ka marrë angazhimin e tij personal në shkelje të ligjit për vetqeverisjen vendore, pa pyetur Këshillin Bashkiak, dhe në atë moment nuk i kishte numrat në Këshillin Bashkiak, duke marrë kompetencat e Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duke dhënë me miratim parimisht dakord për nisjen e këtij koncensioni, dhe duke future në një angazhim financiar qytetin e Tiranës, kryeqytetasit me 91 milionë euro.

I njëjti Erion Veliaj që në deklaratat publike të bëra edhe për hetimin e inceneratorit të Tiranës, thoshte se ai nuk miraton dot asnjë bonus qeraje 30 mijë lekë të vjetra pa vendimin e Këshillit Bashkiak.

Mjaftonte kjo shkresë që të paktën sot SPAK të kishte ngritur akuzë mbi përfituesin real të inceneratorit të Tiranës. Atë që paguan edhe mediat të mos vijnë në deklarata, që quhej Erion Veliaj.

Nëse SPAK nuk ka parë firmën e parë të Erion Veliaj, mjaftonte të shihte firmën e tij të dytë në kontratën e bërë publike nga ana ime në datën 14 gusht të këtij viti.

Pra gjithë ky angazhim i Erion Veliajt bëhet për të mbrojtur biznesin e tij në inceneratorin e Tiranës.

Por, për të ardhur në një moment tjetër, dy muaj më parë, në datën 19.10.2023, Deputeti i Qarkut Tiranë, z. Flamur Noka, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës si AK dhe Bashkisë Tiranë me një kërkesë informacioni në lidhje me funksionimin të NJZP, si e vetmja strukture ligjore e cila ka për detyrim monitorimin e kontratës koncensionare.

Edhe sot që ne flasim, në datën 9 dhjetor, z.Noka nuk ka marrë ende përgjigje në njesinë e zbatimit të projektit. Po për fatin tonë ka ende punonjës të administratës publike që e ushtrojnë me dinjitet punën e tyre. Dhe kjo shkresë që do ju bëj publike në këto momente e Ministrisë së Infrastruturës dhe Energjisë, e firmosur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku, fare shkurt do dua t’ju përmend disa pika që bën shumë të qartë rolin dhe shkeljen e Erion Veliajt në këtë aferë.

Në dateën 10.07.2023 me nr prot. 2587/2 Ministria e Energjitikës dërgon një shkresë Bashkisë Tiranë dhe disa institucioneve të tjera më Lëndë “Kthim pergjigje”.

Në këtë shkrese Belinda Balluku rendit disa shkresa drejtuar Erion Velisë për vlerësimin e pjesmarrjes në mbledhjet e NJZP të stafit të Bashkisë Tiranë.

Në shkresë Balluku citon se:

Kontrata koncensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe rehabilitimit të Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimit të Energjisë” monitorohet nga Njesia e Zbatimit të Projektit e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikqyrjes së vazhdueshme dhe kryerjen e proceseve të nevojshme të koordinimit të veprimeve nëpërmjet Autoritetit Kontraktor dhe Koncensionarit.

Përmes Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr.178 datë 06.11.2017 “Për krijimin e Njesisë se Zbatimit të Projektit”. I ndryshuar Z.Henrik Hysenbegasi (titullar në Bashkinë Tiranë) është caktuar Kryetar i Njesisë së Zbatimit të Projektit.

Më pas në shkresën dërguar Bashkisë Tiranë Belinda Balluku i rikujton Kryebashkiakut Erion Veliaj se nga Autoriteti kontraktor janë bërë disa komunikime zyrtare për të vlerësuar prezencën e stafit të tyre si dhe konfirmimin apo zëvendësimin e tyre për të siguruar mbarëvajtjen e punës së NJZP, e përkatësisht:

  1. Shkresa me nr.4722/3 date 17.10.2022, lënda “Mbi problematikën e ngritur nga Shoqëria Integrated Energy BV SPV” drejtuar Bashkisë Tiranë.
  • Shkresa me nr.4722/4 date 29.12.2022, lënda “Shkresë e përsëritur” drejtuar Bashkisë Tiranë
  • Shkresa me nr.2647, datë 09.03.2023, lënda “Shkresë e përsëritur” drejtuar Bashkisë Tiranë

Aktualisht, pranë Autoritetit Kontraktor nuk ka ardhur asnjë komunikim zyrtar nga Bashkia Tiranë.

Zv Kryeministrja Belinda Balluku e mbyll shkresën duke thënë se:

Në perfundim, nënvizojme se mos ushtrimi i detyrave të NJZP-së, mungesa e pjesëmarrjes/pranisë në takimet periodike, mungesa e monitorimit të grafikut të punimeve dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor nëse jemi në kushtet e mos përmbushjes së detyrimeve kontraktual, dhe/ose në kushte penaliteti, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cënimin e interesave të palës shtet. 

Shihet fare qartë se nga ky komunikim i Belinda Ballukut me Bashkinë Tiranë NJZP ka vite që nuk funksionon dhe interesat e palës shtet tashmë janë cenuar siç dhe po faktohen prej kohesh nga opozita, pasi Incenerator ne landfillin e Sharrës ende sot NUK KA.

Situata bëhet dhe më e qartë në shkresën që Administratori Shtetëror i dërgon Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Bashkisë Tiranë.

Shkresa me nr. 692 prot, datë 09.11.2023, lënda “Mbi mosmbledhjen e plotë të Njesisë së Zbatimit të Projektit”

Në shkresë citohet se:

Gjatë mbledhjeve të Njesise së Zbatimit të Projektit, referuar dhe procesverbaleve përkatëse të takimeve, vazhdon e njejta situate, siç edhe ju kemi njoftuar me shkresa disa herë më parë. Pra, përgjatë më shumë se dy viteve, vazhdon mungesa e shumicës së anetarëve të NJZP-së.

Mbledhjet kolegjiale të NJZP-së, në takime periodike, si strukturë administrative mbikqyrëse, monitoruese, vlerësuese e koordinuese e punimeve, jane shumë të rëndesishme për mbarëvajtjen e projektit, pasi jo vetëm që është detyrim ligjor/nënligjor, por kanë dalë dhe mund të dalin një sërë problematikash për këtë projekt kompleks dhe të rëndësishëm që kërkohet t’u jepen zgjidhje. Përndryshe ky projekt rrezikohet seriozisht.

Pra, këto para deri më tani, 130 milionë euro të hedhura në landfillin e Sharrës rrezikohet seriozisht të shkojnë të gjitha dëm.

Në fund shkresa mbyllet:

Po kështu, u kërkojme Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe veçanërisht Bashkisë Tiranë – dy anëtarët e së ciles mungojnë prej dy vitesh, që anetarët e caktuar, të marrin pjesë në çdo mbledhje të rradhës së NJZP-së, me qellim mos deshtimin e mbledhjeve të NJZP-së dhe kryerjen e funksioneve përkatëse.

Shihet qartë se me urdhë të Erion Veliaj është bllokuar qëllimisht puna për Njesinë e Zbatimit të Projektit.

Me veprime dhe mosveprimet e tij, i vënë në dijeni disa hërë nga Belinda Balluku dhe Arjan Baci, kryetari Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka kryer një sërë veprash të rënda penale duke i shkaktuar shtetit shqiptar dhe veçanërisht qytetarëve të Tiranës një dem qindra milionë euro.

Në përfundim të kësaj konference për shtyp, dokumentat e paraqitura ditën e sotme para jush, do t’i përcillen zyrtarisht z. Altin Dumani, si Drejtues i SPAK, me shpresën se organi i akuzës do të mundet këtë rradhe që aferes më të madhe korruptive të 3 dekadave të fundit, t’i shkojë deri në fund duke goditur përfituesit reale të kësaj skeme mafioze korruptive.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale