DEKLARATË PËR MEDIA KANDIDATI PËR KRYETAR BASHKIE TIRANË, BELIND KËLLIÇI
E ardhmja që ju doni është shumë pranë, është vetëm 3 orë e gjysmë larg deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Ndaj kam një thirrje nga zemra për gjithë ata bashkëqytetarë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që jemi takuar apo që nuk jemi takuar në këto 5 muaj të fundit. Ju lutem ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni.
Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim.
Kjo është një ditë e veçantë. Është dita kur kurorëzohet i gjithë mundi jonë në këto 5 muaj dhe sigurisht pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. Ndaj edhe njëherë i drejtohem qytetarëve dhe të rinjve, merrni pjesë në këtë proces.
Unë e kuptoj që kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mirat, por është shumë e rëndësishme që deri ne orën 19:00, të gjithë qyretarët e Tiranës, të rinjtë, pensionistë, burra e gra të shkojnë në qendrat e tyre të votimit të bëjnë ndryshimin.
Ndryshimi është ne duart tuaja. Dilni e votoni. Ju faleminderit!