Është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët sot.
Procesi i primareve është një risi, jo vetëm për PD, por për politikën shqiptare. Sot e keni parë se në të gjithë territorin e Tiranës dhe në gjithë Shqipërinë, anëtarët, simpatizantët, demokratët, kanë marrë fuqi më shumë se kurrë me votën e tyre për të vendosur tashmë kandidatët që duan ti përfaqësojnë në zgjedhjet lokale në 14 maj.
Dita e sotme është një festë demokracie, fuqizim i anëtarësisë, i simpatizantëve në një proces që forcon dhe demokratizon edhe më shumë, PD-në.
Ju uroj të gjitha kandidatëve të tjerë në garë, jo vetëm të 6 që janë me mua, që të jemi një ekip në 14 maj dhe ju uroj suksese dhe të gjithë kandidatëve të tjerë në këtë proces primaresh, i uroj suksese dhe beteja jonë e përbashkët, e të gjithë demokratëve dhe opozitarëve është data 14 maj, datë në të cilën çdo qytetar shqiptar duhet të votojë kundër një regjimi që është instaluar përdhunshëm në këto 10 vite, por mbi të gjitha në këto 4 vitet e fundit, ne kemi humbur çdo kontakt me pushtetin lokalë.
Shqiptarët kanë shërbimet më të këqija që mund të kenë pasur ndonjëherë dhe kanë marrë vëmendjen më të ulët që kanë pasur ndonjëherë dhe ka ardhur momenti që e gjithë fuqia, dhe vëmendja të kthehet tek qytetarët.
Gëzuar këtë ditë, për mua është një ditë feste dhe uroj që çdo gjë të shkojë sa më mbarë deri në fund.
Pyetje: Çfarë përgjigje keni ndaj atyre zërave që theksojnë se gara është e përcaktuar dhe ju jeni fituesi për Tiranën.
Belind Këlliçi: Përgjigja është të shohin votën e demokratëve dhe të numërojnë çdo votë. Çdo votë të bëhet transparente, të marrin kontakt me terrenin, me bazën, demokratët, simpatizantët dhe përgjigjen do e marrin prej atyre.