Kele: Diella, fasadë e inteligjencës artificiale dhe AKSHI nën hetim! 200 milionë euro për ‘dixhitalizim’, Shqipëria mbetet e zhveshur nga siguria kibernetike

FJALA E PEDAGOGES, DENISA KELE, NË TRYEZËN E DISKUTIMIT ‘QEVERIA E PASIGURISË –  DËSHTIMI I RAMËS DHE ALTERNATIVA E OPOZITËS’

Do dëshiroja që sot të flisja për dy dështime që janë totalisht shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato formojnë, në këndvështrimin tim, tablonë më të errët që ka pasur ndonjëherë kjo qeveri.

 E para është përdorimi i fondeve publike dhe e dyta është rënia totale e sigurisë sonë kibernetike. Dua ta nis me atë që doktori e paralajmëroi pak më parë në fjalimin e tij, me Diellën. Praktikisht, qeveria e Edi Ramës na prezantoi dhe na promovoi Diellën si një softëare me inteligjencë shumë të lartë artificiale. Kjo ishte ministrja e parë me inteligjencë artificiale në botë. PR-i ishte fantastik. Shqipërisë iu bë një marketing shumë i mirë. Por sot unë do them një të vërtetë që nuk e kemi thënë vetëm ne ekspertët e teknologjisë, por tashmë po e thonë media ndërkombëtare, por po e thonë edhe investigtorë të pavarur.

Një investigim, i cili i dal rishtazi, ka shpjeguar, pas muajve të tërë investigimi përsa i përket Diellës, ka shpjeguar dhe ka dalë në përfundimin që, pra atë përfundim që neve praktikisht e kemi thënë përherë, që Diella është thjesht një guackë bosh, që pas saj nuk ka as tru, as të dhëna, as inteligjencë artificiale. Pra, praktikisht, neve dhe të gjithë botës, pra ndërkombëtarëve, i është shitur një fasadë e madhe pas termit inteligjencë artificiale, që neve sot e dëgjojmë në përditshmëri.

Dhe ajo që unë dua t’i shpjegoj në një lloj forme edhe qytetarëve që po na dëgjojnë në këto momente, është që inteligjenca artificiale në vetvete nuk do të thotë moral. Sepse është duke u shitur sikur çdo sistem i krijuar me inteligjencë artificiale, praktikisht neve do na induktojë moralin, transparencën dhe do na zhdukë korrupsionin. Dhe ky është rasti i AKSHI-t.

Pra, praktikisht AKSHI, institucioni që ndërtoi Diellën dhe që menaxhon të gjithë infrastrukturën dixhitale shtetërore, u zbulua që është një grup i strukturuar kriminal. Dhe këtu është paradoksi. Praktikisht, ky grup i strukturuar kriminal është po i njëjti grup i cili do të programojë Diellën.

Pra, si mund të mendojmë që pas këtij grupi të strukturuar, pa moral, pa përgjegjshmëri, me vjedhje masive të tenderave, në momentin që do programojnë inteligjencën artificiale, pra Diellën, do ta programojnë atë që të ketë transparencë, që të eliminojë korrupsionin dhe që ajo të ketë një moral në vetvete.

Kemi të paktën 19 tendera në hetim, 60 milionë euro të dyshuara, dy kriminelë kryesorë që janë akoma në arrati, dhe paradoksi më i madh i kësaj historie është që Diella u krijua pikërisht për të eliminuar korrupsionin në tendera, dhe agjencia që e krijoi është ajo agjenci që po manipulon këto tendera të caktuara.

200 milionë euro publike. Çfarë shifre. 200 milionë euro publike. Dhe sot mua më lind pyetja, po besoj që jo vetëm mua, por dhe qytetarëve që na dëgjojnë, pyetja për çfarë? Pra, për çfarë janë shpenzuar 200 milionë euro nga taksat e qytetarëve ndër vite, gjoja nën targetin e madh të dixhitalizimit të të gjitha këtyre shërbimeve? Por ne e pamë që këto para vetëm dixhitalizim dhe inovacion nuk bën, dhe asnjë lloj shërbimi dhe asnjë lloj mirëmbajtjeje nuk bën, sepse po i shohim se si po bien të gjitha sistemet tona të sigurisë njëra pas tjetrës.

Praktikisht, ato sisteme që duhet të ishin të sigurta për ne, pra sistemet që duhet të na krijonin ne sigurinë, unë mendoj që Shqipëria ka sistemet ndoshta më të pasigurta në… në botë?

Arsyet e këtij dështimi, në perspektivën time janë: një, sistemet tona nuk kanë qendër operacionale funksionale 24/7. Të gjitha muret e sigurisë dhe antivirusët herë pas here janë të çaktivizuara, pra nuk qëndrojnë gjithë kohës të aktivizuara. Dhe ajo që ishte kundra çdo lloj mendimi të të gjithë ekspertëve, ishte e-Albania.

Pra praktikisht, gjithçka u centralizua në e-Albania. Dhe atë çfarë teknologjia duhet të sjellë në vetvete, nuk është centralizimi, por është decentralizimi. Dhe kjo qeveri, tashmë, nën logon e inovacionit dhe teknologjisë, është duke centralizuar çdo lloj sistemi në një. Praktikisht në një shportë. Dhe kjo ishte arsyeja që në momentin që ra një sistem, më pas efekti domino bën që të gjitha sistemet e tjera të bien.

Dua vetëm të ndalem dhe shumë pak, në vitin 2022, kur sistemet tona u hakeruan në atë kohë nga një grup i strukturuar iranian. Nuk e di nëse shumë nga ju e kanë dëgjuar, por këta hakera kishin 14 muaj që qëndronin në sistemet tona. Dhe kjo sjell dështimin, mua më jep dy përgjigje personalisht. Një, e para, qeveria e dinte që këta hakera praktikisht kanë 14 muaj që janë pjesë e sistemeve tona, por e lejuan. Dhe përgjigja e dytë po aq skandaloze sa e para është që të gjitha këto para që ne shpenzojmë për sigurinë kibernetike në vend, nuk bëkan dot të mundur identifikimin e hakerimit të këtyre sistemeve në më shumë se sa një vit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale