Sot është një ditë shumë e bukur. Është një ditë historike. Megjithëse jashtë është shi, ju e shikoni vetë fluksin e demokratëve dhe simpatizantëve që presin. Unë në fakt ndihem shumë e lumtur që jam pjesë e këtij procesi. Ky është një proces historik, jo vetëm për PD, por për të gjithë Shqipërinë.
Unë mendoj se nga gara e sotme nuk ka të humbur. Nga gara e sotme fiton PD. Nga gara e sotme fiton Tirana në 14 maj. Nga gara e sotme fiton Shqipëria në ditët në vijim. Në këtë kuadër ashtu siç unë e kam deklaruar, do pranoj të gjithë rezultatin që do të dalë nga ky votim. Dhe nesër, edhe po mos të jem fituese, në krah të secilit kandidat, i cili sipas votës së demokratëve dhe simpatizantëve do rezultojë fitues.
Për ne ka shumë rëndësi kjo garë. Në këto kushte, unë e kam deklaruar dhe e deklaroj, kam shumë besim te ky proces, sepse përveç rezultatit të sotëm unë mendoj se ky proces dhe për vetë problemet që ka kaluar PD-ja bashkon Partinë Demokratike. Edhe ata që deri dje kanë qenë pak spektikë lidhur me Primaret, lidhur me garën, lidhur me të drejtën e votës, mendoj se sot është momenti që t’I bashkohen kësaj gare, t’I bashkohen kësaj mëyre të të shprehuri të demokracisë, sepse çdo gjë kalon nëpërmjet votës. Sot është dita e demokratëve. Sot janë demokratët që votojnë, ndaj unë edhe njëherë nga thellësia e zemrës, falenderoj çdo demokrat dhe simpatizant, edhe ata që nuk kanë menduar të më votojnë mua. Po kështu, i bëj thirrje të gjithë atyre që akoma nuk kanë dalur për të votuar, të rendin nëpër kutitë e votimit, sepse ky do të jetë moment i duhur për të ndryshuar Tiranën, për të ndryshuar Shqipërinë.
Duke i uruar suksese të gjashtë kandidatëve të Tiranës, por edhe të gjithë kandidatëve në Shqipëri, unë mendoj se sot me këtë process PD del më e fortë, më e bashkuar dhe fitimtare ndaj këtij regjimi. Faleminderit!