KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka deklaruar se Lubi Balluku do ta marrë Edi Ramën me vete. Ai tha se, Evis Berberi, drejtori i rrugëve i arrestuar 1 vit më parë, ka pasur në njërin prej celularëve të tij, 403 minuta video.
Kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi dhe prova e përgjime të dokumentuara nga SPAK, të cilat sipas tij faktojnë se ‘autori i vërtetë’ i aferave korruptive, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe tenderët e mirëmbajtjes rrugore, është vetë kryeministri Edi Rama.
‘Lubia, dhe ju lutem shumë mos i thoni Luba, se Luba shkon në drejtim të dashurisë, kurse Lubia shkon në drejtim të kuçedrës’, deklaroi kryedemokrati, duke shtuar se ajo ‘po merr me vete Ramën’. Sipas tij, menjëherë pas komunikimit të aktakuzës, Balluku ‘shkoi direkt në kryeministri dhe i tha se do të marr me vete’, duke e detyruar atë ta ilustrojë situatën me metaforën: ‘keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy në një kalë’.
Kryetari i PD-së publikoi dhe komunikimet mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të cilat faktojnë koordinimin e tenderëve dhe ndarjen e tyre ‘me dakordësi me Ramën’. ‘Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën. Urdhëroni! Ka rënë dakord me Ramën’, theksoi ai, duke shtuar se këto mesazhe janë vetëm ‘maja e ajsbergut’ e një skeme shumë më të gjerë korrupsioni që përfshin Unazën e Madhe, tunelin e Llogarasë dhe tenderë të tjerë me vlera dhjetëra miliona euro.
Lideri i opozitës Sali Berisha e akuzoi Ramën se po përdor pushtetin për të bllokuar drejtësinë, duke e cilësuar sjelljen e tij si një formë ‘grushti shteti brenda shtetit’. Sipas tij, refuzimi për t’i hapur rrugë arrestimit të Ballukut dhe mbajtja peng e provave në Kuvend përbëjnë ‘akt antikushtetues, antiligjor’ dhe një përpjekje për të mbrojtur ‘dyshen Rama-Balluku, dyshen më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj’.
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Edi Rama tani është përballë dilemës se kë do të lëshojë, Linda Ramën apo Belinda Ballukun: ‘Tani ai është midis dy zgjedhjeve, do të dorëzojë Belindën apo Lindën’.
Gjatë konferencës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se ‘data 22 është fillimi i një beteje, të cilën do ta fitojnë qytetarët’, duke e përshkruar qeverinë aktuale si ‘një ngrehinë e kalbur, e ngritur mbi vjedhjen, drogën dhe krimin’, e cila sipas tij është drejt shpërbërjes.

FJALA E PLOTE:
Unë u kisha informuar ju dhe qytetarët shqiptarë se Lubia, dhe ju lutem shumë mos i thoni Luba, se Luba shkon në drejtim të dashurisë, kurse Lubia shkon në drejtim të kuçedrës.
Po merr me vete Ramën.
Unë u kisha informuar ju se menjëherë pas komunikimit të aktakuzës, ajo shkoi direkt në kryeministri dhe i tha se do të marr me vete.
Dhe atëherë, për të qartësuar opinionin publik, u detyrova t’i referohem legjendës apo përrallës ‘keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy në një kalë’.
Lubia e mori për krahu të nesërmen në selinë e PS, mblodhi gjithë qeverinë dhe kryesinë, dhe me tonet më kërcënuese u tha se cilido që të flasë, do ta marr me vete.
Dhe Rama, i palosur, tha se Skapi është kundër PS, Lubia nuk ka bërë asgjë, gjithë problemi është tek unë.
Këtu para jush u informova se në debatin 7-orësh, ku Rama në vetëmbrojtje, si trumcaku që harron, nuk mban mend ato që bën, i kthehet dhe i thotë, ato mesazhet na prishën shumë punë.
Cilat mesazhe, i thotë Lubia.
Mesazhet në telefonin e Evis Berberit.
Po të tuat janë shumë më keq, shumë më komprometuese.
Pale pastaj që i rikujtoi se Evis Berberi ka vetëm në një celular 403 minuta video të të gjitha llojeve.
Rama u palos.
Tani unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin, në të cilin faktohet se jo vetëm në tunelin e Llogarasë, por edhe në tendera të tjerë, autori i vërtetë është Rama.
Do t’u sjell secilit prej jush këtë fletë se është histori shumë interesante.

Në orën 18.02, Evis Berberi: Kuptova, i thotë.
Në orën 18:05, Lubi Balluku: Ke një supervizion mirëmbajtje.
Në orën 18:04, Evis Berberi: Po, më thuaj.
Në orën 18:07, Lubi Balluku ka dërguar një fotografi si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilat janë listuar procedurat e publikuara nga autoriteti rrugor shqiptar me datën 17.03.2002, konkretisht loti 4.
Kontrata D, supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit jugor.
Loti 3, kontrata C, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë akset kryesore të rajonit qendror dhe juglindor.
Loti 2, kontrata B, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit qendror dhe verilindor.
Loti 1, kontrata A, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të rajonit verior.
Pasi dërgon këtë fotografi, në orën 18:08 deri 18:09, Lubi Balluku thotë: për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën.
Urdhëroni!
Ka rënë dakord me Ramën.
E dyta, pse ia ke bërë për tre vite, se është çmenduri, merru me këto se do të më çmendësh.
Sqaroji atij kurve që nuk do të hapë procese të reja se nuk lejojnë financat.
Në orën 18:09, Evis Berberi: Ok.
Në orën 18:09, Lubi Balluku: Çfarë janë këto supervizione që paske hapur ti?
Në orën 18:10, Evis Berberi: Janë për tre vite, janë të mirëmbajtjes.
Në orën 18:10, Lubi Balluku: Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? Epo një do ta marrë super k…. Shikoni çfarë gjuhe, nuk mund ta shqiptoj. Çfarë llumi në zyrat e qeverisë.
Se ia ka premtuar R…
Ia ka premtuar Rama.
Në orën 18:11, Evis Berberi: PO, BB i kishte një të madhe, unë ndava që të akomodonim sa më shumë.
Lubi Balluku: Nuk më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti.
E dëgjoni tani, drejtori direkt me Ramën komunikimin.
Nuk di ministrja, që nuk duhet të dijë as ministrja, as kryeministri.
Nuk kanë pse të dinë.
Duhet të dijë ligji.
Unë nuk di fare se çfarë bën ti.
Në orën 18:11, Evis Berberi: Po kë të dojë, e ka fjalën për Ramën.
Në orën 18:18, Lubi Balluku: Jo kë të dojë.
Pra, këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë.
Këto janë të gjitha në Unazën e Madhe.
Tuneli u nda, 97 milionë.
Tani janë të Unazës këto. Të freskëta.

Cilat janë zhvillimet?
Zhvillimet vazhdojnë supermafioze.
Pasi prokuroria paraqiti në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, ju e patë reagimin e menjëhershëm të Edi Ramës si udhëheqësi i reformës në drejtësi, udhëheqësi i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë, la të kuptojë se ai nuk do t’i heqë imunitetin.
Se nuk do veprohet si në rastet e tjera, se do bëjmë një analizë të thelluar ëpr të shpëtuar menderen e tij.
Tani, çfarë ka ndodhur tjetër?
Gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë.
Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat, se ku e bazojnë kërkesën e tyre për arrestimin e Lubi Ballukut.
Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme, të cilat e tregojnë Lubinë thjesht një shërbëtore të Edi Ramës.
Dhe ai nuk u jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve të Këshillit të Mandateve.
Ky është një akt antikushtetuese, antiligjor, një përpjekje e verbër për të mbrojtur me çdo çmim dyshen Rama-Balluku, dyshen më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj.
Kërkojnë që ta çojnë pas Vitit të Ri, ta spostojnë, madje edhe të mos mbledhin parlamentin gjersa të duan vetë.
Deputetët e PD do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën.
Dhe kjo është taksative, ndaj i them Ramës, mos u fshih pas fustanit të Lubi Ballukut.
Por dil hajdut siç je, turpi i Shqipërisë, turpi i njeriut dhe njerëzimit.
Çfarë manovrash bëhen kështu?
Prisni.
Kapitulli tjetër është absolutisht po kaq, në mos më shumë.
Tani ai është midis dy zgjedhjeve, do të dorëzojë Belindën apo Lindën.
Lindën apo Belindën.
E garantoj se drejtësisë nuk do i shpëtojë njeri.
Por për ta mbyllur, vetëm disa pyetje.
A ke dijeni ti dhe çfarë dijenish ke, çfarë qëndrimi ke mbajtur ti ndaj dy pengmarrjeve nga bashkëpunëtori yt më i ngushtë, Ergys Agasi, ndaj Gerond Meçes dhe Daniel Shimës?
A ke dijeni ti që bashkëshortja jote, sipas regjistrimeve të depozituara në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin e fituesve të tenderave kunatit të vet, në kopshtin tënd privat, për Armand Frangun?
A ke dijeni ti se nga një biznesmen mediokër, me angazhimin direkt të familjes tuaj, Frangu u shndërrua në fituesin kryesor të tenderave ai me kompani, me prestanome dhe ortakë falso, thuhet se mund të ketë rrëmbyer 96 përqind të të gjitha tenderave?
A ke dijeni ti për grabitjen në mes të rrugës të Daniel Shimës?
A ke dijeni ti për dhunën që u ushtrua ndaj Gerond Meçes për të tërhequr të gjithë kërkesat në mënyrë që baxhanaku yt të fitonte tenderin?
Pse të dy pengjet, Gerond Meçe dhe Daniel Shima, u dërguan tek kryekrimineli i Elbasanit dhe kreu i kartelit të rrezikshëm të drogës, Suel Çela?
Cili është roli i Prodës së bandave në këto grabitje?
Ky është shteti i krimit.
Do përballesh me të gjithë zemërimin e qytetarëve.
Data 22 është fillimi i një beteje, të cilën do ta fitojnë qytetarët.
Kjo ngrehinë e kalbur, e ngritur mbi vjedhjen e shqiptarëve, mbi drogën, krimin, po shpërbëhet dhe ne do i japim shtytjen e fundit.
Kjo ngrehinë e kalbur nuk ka më të ardhme.
Pritet vetëm guximi ynë për ta arkivuar në honet e turpit të historisë.
Kjo është e vërteta.
Nuk ndodh…
Kjo që po bën Edi Rama mban erë si një lloj grushti shteti sepse marrja ose bllokimi i pushtetit të drejtësisë, marrja përsipër e pushtetit të drejtësisë, shënon në vetvete grusht shteti brenda shtetit.
Ne po e ndjekim, por në mënyrë absolute do i përgjigjemi me të gjithë forcën tonë.
Drejtësia nuk mund të pengohet.
Jo!
Ne kemi dhënë shembuj, kurrë ne nuk kemi bërë përpjekjen më të vogël.
Kur ne ishim në pushtet, zëvendëskryeministri për këta çakenj që dalin në studio dhe mohojnë çdo gjë, dhe mbrojnë problemet e tyre me Skapin, zëvendëskryeministri dha dorëheqjen pa ardhur nga prokuroria kërkesa. Pa ardhur. Më 14 janar Ilir Meta.
Bazuar në një dokument të manipuluar fund e krye nga Edi Rama dhe Filip Çakulli.
Ministrat dorëzuan imunitetin, dhanë dorëheqjen.
Këto ishin standardet e një vendi demokratik.
Kurse ky lë të kuptohet se nuk ka ndërmend.
Do bëjë një studim të thelluar si udhëheqësi i reformës në drejtësi.
Edhe populli do bëjë një reagim të thelluar.
Ndaj dhe përballu me popullin.
PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Marsi Korreshi, SYRI TV: Ju e përmendët pak a shumë tashmë në fund të fjalës tuaj, por nëse vërtetë PS-ja, mazhoranca nuk do të lejojë votimin në Kuvend pro kërkesës së SPAK, çfarë precedenti krijohet dhe çfarë do të bëjë opozita përkundrejt kësaj situate.
Sali Berisha: E kam thënë dhe e them, Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet famëzi i dha atij licencën dhe imunitetin që qeveria të vjedhë sa të mundet.
Të njëjtën gjë do ta konfirmojë dhe parlamenti. Opozita do të bëjë gjithçka, me të gjithë qytetarët, që besojnë se hajduti duhet të bëhet përgjegjës para ligjit, pavarësisht nga pozicioni që mban. Dhe ne i garantojmë qytetarët shqiptarë se, kjo betejë nuk ndalet më kurrë gjer në rivendosjen e votës së lirë, të drejtës së tyre për të votuar të lirë.
Pra gjer në largimin e këtij regjimi që defakto edhe në mundësinë e fundit për të luftuar korrupsionin që është drejtësia, po e asgjëson.
Olta Blaceri, Vizion+: Një pyetje për PD. Ervin Salianji organizoi një takim dje në Elbasan dhe sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka deklaroi që takimi është organizuar nga Suel Çela dhe Salianji është i vetëpërjashtuar nga PD. Është qëndrim personal i Nokës, apo është qëndrim i PD?
Sali Berisha: Tani, do të ju them një gjë. Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, kurrë, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin.
Kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin.
Dhe nëqoftëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka patur, kam bindjen më të thellë se, ka qenë dhe është vendimi më i drejtë.
Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse, bashkëpunimi me krimin.
Që një anëtar i kuoptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë më Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.
Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij.
Nuk mund të pranoj kurrë, edhe njëherë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale.
Përsa i përket takimit që thoni ju, kemi informacione, jo një por disa të cilat pohojnë se, Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit.
Përshëndes të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të Elbasanit, strukturat e saj që e bojkotuan me neveri një takim të tillë.
Pra kjo parti ka linjë absolute të kuqe, çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, kaq.


