Deklarata e drejtuesit të departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi:
Të dhënat e fundit të një raporti të Eurostat për trajtimin e ujërave të ndotura ngrenë kapakun e pusetës së gënjeshtrave të Edi Ramës. Kjo tabelë që shihni në ekran tregon faktet kokëforta, dhe përgënjeshtron propagandën bajate të narkoqeverisë.
Sipas Eurostat vetëm 12.6% e popullsisë në Shqipëri ka lidhje me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura.
88% e ujërave te ndotura derdhen në det, te patrajtuara siç duhet.
Eurostat tregon përkeqësim të fortë në vitet e fundit. Nga 33.6% në vitin 2018, trajtimi i ujërave ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.

E fundit ne Evropë, por e fundit edhe ne Ballkan, Shqipëria vjen pas Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë. Në krahasim me BE Shqipëria është gjashtë herë më keq në trajtimin e ujrave të ndotura.
88% e ujërave të përdorura që shkarkohen pa trajtimin e nevojshëm, mbushin lumenjtë, liqenet dhe detin dhe shkaktojnë sëmundje infektive për njerëzit.
A ka institucione ky shtet apo vetëm tendera dhe korrupsion?
A ekzistojnë ne këtë vend institucione te tilla si: Agjencia e Mjedisit, Inspektorati Mjedisor, Agjencia e Bregdetit dhe Drejtoria e Shëndetit Publik? Pse paguajmë mijëra paga për punonjës dhe institucione qe nuk garantojnë asnjë shërbim?
Partia Demokratike mbështet fuqishëm thirrjet për largimin e hajdutit Edi Rama, për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira që të mundësojnë formimin e institucioneve të forta dhe të pavarura, e jo patronazhistë injorantë që e masin punën jo më shërbimet ndaj qytetarit, por me like në Facebook, spiunllëk dhe kërcënime ndaj kundërshtareve të Edi Ramës.





