Ivi Kaso prezanton provat dhe dokumentet mbi aferat e tokave të Vunoit

Prezantimi i Sekretarit për Çështjet Ligjore Ivi Kaso mbi aferat e tokave të Vunoit:

• Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ç`a të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ç`a bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror” – Edi Rama, Himarë, më 24 maj 2024

• 3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;

• Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

• Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;

• ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:

• Mungesa e vendimit të shpronësimit,

• Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.

 Afera e tokave të Vunoit: Historiku

• Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:

• Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,

• Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.

• Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;

Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor

• Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:

• Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint

pronës”.

• Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;

• VKM nr. 89, dt.03.02.2016;

• VKM nr. 222, dt.23.03.2016;

• VKM nr. 223, dt.23.03.2016;

• VKM nr. 685, dt.28.09.2016;

• VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;

• VKM nr. 1174, dt.24.12.2020

• VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;

 Afera e tokave të Vunoit

• Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:

• Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;

• Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës,

dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.

Afera e tokave të Vunoit-Marrja e Pronës.

PYETJE PERGJIGJET

Mariglen Kume-MCNTV: Kur Sali Berisha u vu para akuzës nga SPAK për çështjen e VKM, i bëra një pyetje nga ky vendim, a përfitoi vetëm dhëndërri i tij, apo dhe qytetarë të tjerë. Të njëjtën pyetje kam edhe për këto dy ligje dhe vendime të Këshillit të Ministrave. Ka përfituar vetëm familja e kryeministrit Rama apo dhe qytetarë. Pyetja e dytë, në këtë konferencë PD i jep të drejtë SPAK të ngritura ndaj liderit të PD dhe kërkon të ndiqet i njëjti standard me Ramën, apo është gabim rasti me ish-kryeministrin Berisha dhe ka përfituar me të drejtë dhe kryeministri aktual.
Ivi Kaso
: Të sqaroj, dy tre momente të rëndësishme. Dua të ju korrigjoj, dy herë keni përmendur ngritjen e akuzës ndaj z. Berisha, në lidhje kjo dhe me aplikimin e standardit nga SPAK. Përfitoi nga rasti që të sqaroj qytetarët që ende sot, mbas më shumë se 4 vitesh që Sali Berisha hetohet, pas më shumë se 8 muaj vetë lideri i opozitës dhe dhëndëri i tij mbahen në burg politik. Kjo ende pa u ngritur një akuzë nga SPAK. Kemi 4 vite hetime nga SPAK ndaj z. Berisha për dyshime për korrupsion pasiv, pasi SPAK, dyshon se Berisha mund të ketë përdorur fuqinë rregullatore të shtetit, mundësinë e tij për të propozuar vendime të Këshillit të Ministrave, ndryshime ligjore të tilla, që së bashku me qindra, mijëra pronarë të tjerë të kenë favorizuar dhe dhëndërrin e tij, trashëgimtar dhe pinjoll i një prej familjeve më të vjetra, pronare të tokave në Tiranë. Sali Berisha e bëri të qartë që PD ka ardhur në pushtet dy herë minimalisht duke pasur çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës për familjet dhe trashëgimtarët e tyre, të shpronësuar pa të drejtë nga regjimi komunist, në zemër jo vetëm të agjendës së vet, por edhe në zemër të ofertës së vet elektorale. Ka qenë një nga tezat kryesore me anë të të cilës PD ka konkurruar në zgjedhje dhe ka marrë përgjegjësi që të qeverisë vendin. Aplikimi i këtij programi politik, në kushtet kur kjo është bërë në mënyrë të përgjithshme, nga e cila kanë përfituar qindra e mijëra trashëgimtar, nuk mund të përbëjë konflikt interesi, as etik as politik, por mbi të gjitha të përbëjë shkelje të një natyre penale. Unë sigurisht përdora dhe përmenda një sërë vendimesh qeverie, të paktën dy ndryshime ligjore të cilat e kanë lehtësuar rastin konkret të pretendimit pasuror të subjektit të shpronësuar, familjes Koleka ku përfiton edhe kryeministri Rama. Nuk kemi ngritur ndonjëherë pretendimin se, nëpërmjet ndryshimeve ligjore që citova, përfituesi t e vetëm të kenë qenë familja Koleka, trashëgimtarët e saj dhe vetë Rama. Kemi të bëjmë me një kuadër ligjor që i vjen shumë përshtat dhe formatohet në përputhje, në mënyrë të rastësishme apo jo, ta gjejnë organet e hetimit, nëse do të duan të thellohen dhe merren me këtë çështje. Ne do të bëjmë tonën që të paraqesim faktet dhe provat, por në mënyrë të çuditshme fuqia rregullatore e shtetit, përputhet në kohë, hapësirë me interesat pasurore të trashëgimtarëve të familjes Koleka. Unë përmenda 7 vendime qeverie, ka dhe vendime të tjera, të cilat një investigim i pavarur i shtypit, i ka nxjerrë që gjithashtu i vijnë përshtat, siç është një VKM i 2018, që detyron regjistrimin e të gjithë pronave shtetërore në vijën bregdetare në favor të enteve shtetërore, konkretisht Ministrisë së Turizmit, përveç atyre pronave për të cilat ka pretendime pasurie, që janë në proces trajtimi apo regjistrimi, siç ishte kjo e familjes Koleka. Kjo një ndërhyrje, akt nënligjor që i vinte për mbarë familjes Koleka. Sigurisht ka pasur dhe familje të tjera që kanë përfituar. Kemi të bëjmë me një përqendrim të çuditshëm të fuqisë rregullatore të shtetit në një kohë të shkurtër dhe një sinkronizim perfekt me atë që është interesi pasuror i familjes që përfiton drejtpërdrejt kryeministri. Dokumentet që sjellim sot, tregojnë atë që kemi thënë prej kohësh, që Edi Rama gënjen pa pikë turpi, manipulon e propagandon çdo gjë që i shërben interesit të konsolidimit të pushtetit të vet, dhe asnjëherë apo në raste shumë të rralla, ajo që thotë ka bazë të vërtetë.
Përsa i përket momentit të fundit të SPAK, ne i kërkojmë të hetojë, të mbajë të njëjtin standard. Nëse ka dyshime të arsyeshme që zvarritin hetimin e ish-presidentit, ish-kryeministrit të vendit, sot liderit të opozitës, Sali Berisha, për më shumë se 4 vite dhe e detyrojnë SPAK që për hir të këtij hetimi, ta mbajë të burgosur politik në shtëpi, për më shumë se 8 muaj, të gjejë kurajën që standardin që vetë ka vendosur, ta vendosë, ta vendosë. Pa bërë paraprakisht gjyqin dhe pa shpallur fajësinë e askujt paraprakisht të aplikojë dhe rastin e kryeministrit Rama, që në një periudhë më të shkurtër, siç tha z. Bozdo, për një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe 224 metra katror në zonën më të lakmuar të Shqipërisë, i gjithë shteti është vënë në funksion të përfitimit të kësaj pasurie.
Ermal Rizai, SYRI TV: Z. Kaso, nëse nuk do ishin bërë këto ndryshime ligjore dhe nëse nuk do të miratoheshin këto 7 VKM, a do të përfitonte Rama dhe familjarët e tij, këtë pronë prej 22.4 hektarë. Pyetja e dytë, në bazë të tabelës që nxorrët, ka përfunduar regjistrimi, a keni informacion për toka të tjera në bregdet a ka përfunduar ky proces, apo vetëm për zonën në fjalë.
Ivi Kaso:
Për fat të keq në zonën më të lakmuar të Shqipërisë, procesi i regjistrimit të pronësisë, jo vetëm ai i kthimit, njohjes dhe kompensimit fizik të pronës, por mbi të gjitha procesi i regjistrimit mbi të gjitha për ata që janë pronarë të vjetër, jo vetëm nuk ka përfunduar, por përballet me vështirësi të jashtëzakonshme. Për fat të keq, ka qenë jo vetëm në zgjedhjet e vitit të kaluar, por edhe në zgjedhjet e pjesshme që bëhen në datë 4, ka qenë premtim i ripërsëritur i kandidatit qeveritar që do të ndikojë në çdo mënyrë që të përfundojë procesi i regjistrimit të pasurisë dhe himariotët vendalinj të pajisen më në fund me vërtetime pronësie, në mënyrë që të gëzojnë pronën e tyre. Nga informacionet që ne disponojmë, ky proces ka përfunduar në mënyrë të pjesshme në zona të caktuar, veçanërisht në Vuno, por në zonat me sensitivitet të lartë, veçanërisht në ato ku pushtetin vendor e zgjedhin në mënyrë të lirë ende dhe jo sipas vullnetit të kryeministrit, jo vetëm që nuk ka përfunduar, por ende nuk ka datë se kur mund të përfundojë.
Përsa i përket pyetjes tjetër, a do ta kishte përfituar familja Koleka, pa ndryshimet ligjore, këtë nuk di ta them, por ajo që dua të them është se, nga leximi i dokumentacionit që ka, është se edhe me këto ndryshime ligjore Agjencia e Trajtimit të Pronës e ka pasur shumë të vështirë që të ja njohë të drejtën e pronësisë dhe kompensimit fizik të kësaj familje. Edhe me ndryshimet ligjore, sepse bëhej fjalë për një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe e pasuportuar nga dokumentacioni i plotë ligjor që parashikon ligji, agjencia e ka pasur shumë të vështirë që të ja kthejë fizikisht dhe ta poziconojë këtë pronë. Pra ndryshimeve ligjore që impononin një kornizë ligjore shumë më të fortë dhe të hekurt, për llojin e dokumentacionit që duhej të paraqiteshin për këtë lloj kërkesash pronësie, mënyrën se si duhej të procedohej ky dokumentacion nga agjencitë shtetërore të cilat kishin detyrë kthimin e pronës dhe më pas imponimi edhe pas ndërhyrjes së gjykatave, ndërhyrjes shtetërore, të ishin po agjencitë shtetërore të cilat në koordinim me dokumentacionin tjetër ligjor, të jepnin vendimin përfundimtar, besoj do të kishte qenë e pamundur që edhe në këto kushte, me korrnizë ligjore krejt të lehtësuar dhe formatuar për një interes specifik pasuror kjo pronë të trajtohej në këtë mënyrë nga agjencia.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale