‘Ish-sigurimsi Arben Rakipi e shndërroi Magjistraturën në shkollë private të PS!’/ Berisha-ndërkombëtarëve: Mos na servirni korrupsionin për reformë

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. ‘Më lejoni që të uroj sonte të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, gëzuar Pashkën, ditën e ngjalljes së Krishtit’, tha Berisha.

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për plagën e madhe të largimit të rinisë. Sipas kryedemokratit, adoleshentët, rinia po ikin nga Shqipëria sepse mbi ta po rëndon tirania e varfërisë nga vjedhja.

Lideri i opozitës Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se vetëm me 135 milionë eurot e zhdukur nga Erion Veliaj, mund të ishin rritur menjëherë me 15 për qind e të gjitha rrogave në Shqipëri. ‘Me zhdukjen e 135 milionë eurove, të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15 përqind’, tha kryedemokrati, Sali Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës në protestë deklaroi se, se Erion Veliaj ka korruptuar prokurorin që të mbyllë vdekjen tragjike të Ardit Gjoklajt. Berisha ndër të tjera tha se për skandalet dhe krimet që janë kryer Erion Veliaj do të duhet të dënohet së paku me  30 vite burg.

Sali Berisha akuzoi dhe Arben Rakipin si ish-sigurims i shtetit, që sipas tij është një bandit që e ka shndërruar Shkollën e Magjistraturës në një shkollë private të PS-së, partisë së krimit.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, lirisë dhe të vërtetave të mëdha të njeriut.

Para së gjithash më lejoni që të uroj sonte të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, gëzuar Pashkën, ditën e ngjalljes së Krishtit.

Ditën e pavdekësisë, ditën e frymëzimit të njeriut për besimin tek Zoti, tek hyu, tek e vërteta dhe e ardhmja.

Le të urojmë nga zemra që Pashkët e tjera të na gjejnë të lirë, në dinjitet dhe shpresëplotë.

Të dashur miq!

Në emër tuaj përshëndes sonte të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët shqiptarë dhe u bëj thirrje të mendojnë për një moment se kjo betejë që ne po bëjmë, nuk është betejë thjesht e ambicieve politike.

Nuk është betejë thjesht e karrigeve të pushtetit.

Absolutisht jo.

Është betejë ekzistenciale për ne, për secilin prej nesh.

Betejë ekzistenciale për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë.

Miqtë e mi!

Sot lexova një nga lajmet më të zeza. Eurostati njoftonte se Shqipëria është vendi i dytë në botë për largimin e adoleshentëve prej saj.

Se Shqipëria renditej pas Sirisë së rrënuar nga një luftë e tmerrshme civile, në vendin e dytë në botë dhe para Afganistanit për largimin e vajzave dhe djemve nën 18 vjeç.

Ky lajm më çoi në memorien time në korrikun e vitit 1990. Një komshi, familje punëtore me datën 1 korrik, i biri i kërkoi nënës, më bli një këmishë. Adoleshent ishte. E ëma iu përgjigj: të keqen nëna, unë këtë 15-ditësh nuk ta blej dot. Dhe djali doli nga shtëpia, u fut në ambasadë për të gjetur fatin e tij.

Miqtë e mi!

Sot pas 32 vitesh nuk është fjala për të blerë një këmishë apo një triko.

Por është fjala sepse adoleshenti, i riu, e reja, e shohin se nuk mund të jetojnë në kurriz të prindërve të tyre.

E shohin se jetesa në kurriz të prindërve është varfërim i tmerrshëm.

Ndaj dhe ata marrin rrugët për fatin e tyre.

Largohen nga ky vend që ka pasuri përrallore.

Largohen nga ky vend që Zoti e ka bekuar me pasuri të pafundme si asnjë tjetër.

Largohen vetëm e vetëm se mbi ju o qytetarë rëndon një tirani e tmerrshme. Tirania e varfërisë nga vjedhja. Vjedhja dhe vetëm vjedhja.

Por miq, ne kemi një fatkeqësi, duhet të pranojmë.

Dhe në rast se nuk pranojmë këtë fatkeqësi, ne nuk do mund të çlirohemi.

Fatkeqësia jonë është se ne nuk e kemi të qartë se çdo qindarkë që vidhet nga qeveritarët është mundi dhe djersa jonë.

Është taksa e kafshatës sonë.

Në qoftë se qytetarët e Tiranës do kishin realizuar se Erion Veliaj me vjedhjen e tij 100 përqind u ka bërë gjëmën atyre.

Se me zhdukjen e 135 milionë eurove, të gjithë rrogat e Shqipërisë mund të rriteshin menjëherë 15 përqind.

Se me vjedhjen vetëm të bashkisë gjatë 8 viteve, qindra milionë euro, pensionet- vetëm të bashkisë, jo të qeverisë, mund të rriteshin 50 përqind.

Se këta adoleshentë që marrin rrugët e botës vetëm e vetëm se e shohin se prindërit e tyre nuk e përballojnë jetën me ata në papunësi, do të qëndronin këtu.

Do të ishin këtu, midis nesh.

Do ndërtonin të ardhmen, folenë e të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Qytetarë dhe qytetare, në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut të qytetëruar.

Në qoftë se përgjegjësia është thelbi i njeriut me dinjitet, duhet të ngrihemi.

Kurrë një komb nuk do të toleronte vjedhje të tilla.

Kurrë një komb nuk do mund të poshtërohej në këtë mënyrë.

Kurrë një komb nuk do mund të pranonte plaçkitjen e pasurive publike nga një bandë.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, duhet të realizoni se lufta kundër vjedhjeve është luftë kundër tiranisë më të shëmtuar mbi njeriun.

Se lufta kundër vjedhjes është luftë kundër varfërimit të njeriut.

Është luftë kundër dëbimit të tij nga Shqipëria.

Miqtë e mi!

Çdo ditë dalin në ekran pallate, hotele, resorte turistike të këtyre qeveritarëve hajdutë.

Pak kohë më parë doli hoteli me 5 yje i Erion Veliajt dhe Redi Mollës në Durrës.

Mbrapa doli hoteli i tyre në Dhërmi, i Tivarit dhe Veliajt.

Dhe dy ditë më parë doli në Potam hoteli i Redi Mollës dhe Erion Veliajt me emër të vëllait të Redi Mollës.

O qytetarë, vëllezër, motra, po në qoftë se ne nuk u dalim zot parave që i japim shtetit për shërbime ndaj nesh, për rroga dhe pensione, për fëmijët tanë, për rrugët tona, për shërbimet ndaj nesh, ne nuk meritojmë lirinë.

Ndaj dhe ne duhet të ngrihemi, të ngrihemi me një zemërim që nuk e ka parë toka.

Me një revoltë që nuk ka forcë në botë që ta mposhtë.

Të ngrihemi miqtë e mi se në qoftë se ka shqiptarë që numërojnë kafshatën, në qoftë se ka shqiptarë që blejnë me lista, në qoftë se pensionistët tanë nuk blejnë dot ilaçet, në qoftë se të sëmurët tanë nuk mjekohen dot, kjo vetëm e vetëm se taksat e tyre shndërrohen në hotele, resorte turistike, konto bankare të fshehta, pallat shumë e shumëkatëshe, pasuri përrallore për një bandë.

Erion Veliaj është simboli më i shëmtuar, më i shpërfytyruar i hajnit që nuk ka asnjë nanogram moral njerëzor.

Miqtë e mi!

Këto ditë na doli se më 15 dhjetor të vitit 2015, Erion Veliaj në kundërshtim me të gjitha rregullat, pa pyetur këshill, firmos ndërmarrjen publike t’ia japë privatit.

Tokën publike t’ia japë privatit.

Po cilit privat? Redi Mollës, drejtorit në emër të kushërirës së tij.

Po çfarë duhet të bëjë më shumë ky ndaj nesh?

Dhe kur ndodhi vrasja mafioze tragjike shtetërore e Ardit Gjoklajt, se mafiozët tentuan të fshehin në plehra kufomën e të ndjerit, adoleshentit, e dini se ç’bëri Erion Veliaj?

Pagoi prokurorin dhe sot për shpirtin e Gjoklajt, familjarët e tyre nuk ka njeri që vuan një ditë dënim paçka se ai ishte marrë në punë në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull.

Erion Veliaj çon ndërmarrjen për të vazhduar vjedhjen në Këlcyrë tek famëzi Vladimir Fezgo. Në Këlcyrë.

Dhe lidhet nëpërmjet tij me bosin e mafies të Venetos, Miloranzi.

Krijon ndërmarrjen Eco Tirana me në krye Arbër Biftekun, një hajdut ndërkombëtar, Maznikun.

Nënkryetarin që porosiste biftekun 1 mijë euro.

A durohen këta mor miqtë e mi? A mund të pranohen këta më tutje?

Dhe pastaj, pasi merrte leksionet e Miloranzit, kalonte dhe shiste Eco Tiranën te inceneratori i tij.

Erion Veliaj duhej të ishte së paku i dënuar me 30 vite burg.

Por ai falë një bande kriminale në Skapin e partisë, në Skrapin e partisë, jo që nuk u akuzua, por deri para protestës suaj ët fuqishme, nuk u thirr kurrë për t’u marrë në pyetje për të gjitha këto krime sa askush tjetër në Shqipëri, Europë dhe botë.

Të dashur miq!

Drejtësi është kjo? Po ky është terrorizëm mo.

Po si mund të jetë një drejtësi kur një kriminel merr pushtetin e parlamentin dhe firmos amnistira për kryehajdutë siç bën Altin Dumani.

Më thoni ju mua, çfarë drejtësie është kjo?

Të dashur miq, a e morët ju vesh ish-sigurimsi i shtetit, Arben Rakipi, një bandit që e shndërron Shkollën e Magjistraturës në shkollë private të partisë së krimit.

Ky bandit, ky kriminel që pasurohet në kundërshtim flagrant me çdo ligj, për të futur ekstremistët e fondacionit Qemal Stafa, prishi provimet dhe nga 73, shtoi 53 të tjerë, sikur ta kishte shkollën pronë të të atit të tij dhe jo shkollë për drejtësinë shqiptare.

Me këtë rast, dua t’u them partnerëve, zotërinj a mund të më thoni ju mua se Shkolla e Magjistraturës ka funksionuar ndonjëherë në ekzistencën e saj, siç funksionoi në këtë kohë, pas reformës, pas antireformës që shkatërroi sistemin e drejtësisë.

Zotërinj, mos u servirni shqiptarëve korrupsionin për reformë.

Zotëronj, mos u servirni shqiptarëve padejtësinë për drejtësi.

Sepse do keni dështim, dështim dhe vetëm dështim.

E them këtë sepse reagohet për çdo gjë ndaj këtij sistemi, sikur nuk është i shqiptarëve.

Reagohet për gjtihçka, po urdhëroni, ja ku e keni Shkollën e Magjistraturës, standardin më kriminal që ka parë Shqipëria në 32 vite.

Shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Shqiptarë, të marrim fatin në duart tona.

Askush nuk mund të tallet me ne.

Askush nuk mund të na shesë ne Rakipëra e Dumanër, Kraja dhe Gjika si specialistë apo si të

vërtetë.

Ata mund të jenë kukulla, skllevër në duart e krimit që zbatojnë urdhra, por shqiptarët nuk do i pranojnë kurrë.

Beteja nuk ka të ndalur.

Rroftë fitorja.

Ditën e martë, në ora 11.30, të gjithë te bashkia.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale