FJALA E KANDITATIT TË KOALICIONIT BASHKË FITOJMË PËR BASHKINË VORË
Të dashur vëllezër dhe motra,
të dashur opozitar dhe demokrat,
të dashur qytetarë të Vorës,
I nderuar zoti Kryetar i Partisë Demokratike, Prof.dr Sali Berisha
Sot është një ditë e gëzuar për Vorën dhe njërzit e saj. Sot si asnjëherë në këto katër vite ndihet shpresa dhe fryma e ndryshimit. Ditëve të këqija për Vorën po u vjen fundit, dhe kjo falë jush, falë rezistëncës dhe dëshirës tuaj për ndryshim.
Të dashur qytetarë të Vorës, ndihem i nderuar që Partia Demokratike, forumet e saj dhe aletaët tanë të koalicionit Bashkë Fitojmë. më besuan dhe më dhanë mbështetje për tëDrejtuar Bashkinë e Vorës. I gjithë ky besim do të jetë njëmotivim dhe një përgjegjësi e madhe për mua . Do të bëjë tëpamundurën të jem në lartësinë e duhur dhe tja u kthejëmbrapsht këtë besim, me punë e përkushtim, ashtu sic e meritojnë njërzit e ndershëm dhe punëtor të Vorës.
Vora dhe njërzit e saj, në katër vitet e qeverisjes së Rilindjes janëlënë totalisht në harresë. Njërzit e saj janë trajtuar si njërëz sëdorës së dytë. Prandaj shumë prej tyre sot ,ose janë larguar, ose jetojnë në varfërinë që ka mbjell Rilindja këtu. Si ka mundësi,që një qyetet vetëm 10 kilomentra larg Tiranës, kryeqytetit tëShqipërisë, të duket si një cep i humbur i saj? Si ka mundësi, qëporta hyrëse e kryeqytetit të vuajë sot mjerimin dhe varfërinë? Si ka mundësi, që Vora e cila ndodhet midis Tiranës dhe Durrësit, në mes të shkëmbimeve tregtare më të mëdhaja të Shqipërisë, tëjetë sot një Bashki e falimentuar?
Përgjigjia është vetëm një ! Kriminalizimi dhe korrupsioni. Nëkatër vitet e fundit Rilindja ka ndryshuar 5 krybashkiak duke e kthyer Vorën në simbolin e kriminit të pushtetit lokal të Edi Ramës. Vora nuk e meriton një poshtërim të tillë. Shikoni se cfarë po bëjnë me banorët e Bërxullës. Po i rrëmbejnë tokat për interesat e oligarkëve të lidhur me qeverinë. Po ja dëmshpërblejnë me një cmim qesharak duke u tallur me mundin dhe djersën e tyre. Dhe ky që kanë sot si Kryetar Bashkie, nëvend që të bëhej zëri i qytetarëve dhe mbronte interesat e tyre, është bërë palë me qeverinë në këtë krim që po kryejnë atje. Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Përkundrazi! Partia Demokratike është ajo parti e cila ka investuar më shumë se askush tjetër nëkëtë zonë. Në rrugë, në infrastrukturë e cdo gjë tjetër. Por ama, ne kemi respektuar vlerën e pronës, i kemi dhënë hakun cdo qytetari me vlerën e tregut duke respektuar pronën private dhe sakrificën e cdo qytetari.
Të dashur qytetar, përpara disa ditësh këtu erdhi Erion Veliaj për të prezantuar kandidatin e Rilindjes. A thua se Veliaj e ndriti nëTiranë e tani po vjen të rregullojë Vorën ! Modeli që ai do tësjellë këtu, është modeli i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. As nuk ju nxi faqja as I mbuloi turpi për atë cka I kanë bërë qytetarëve të Vorës në katër vitet e fundit. Qeverisje e cila është bazuar totalisht në zhvatjen e taksave tuaja. Vora është në këtë gjendje ku është sot, jo se ska mundësi zhvillimi, jo ske ska mundesi urbanizimi. I ka të gjitha mundësitë për mireqenie ekonomike dhe një jetë cilësorë. I ka të gjitha kapacitetet njëzorë dhe ekonomike. Vora është në këtë gjendje vetëm e vetëm se taksat e qytetarëve kanë shkuar në xhepat e pushtetareve. Ju siguroj se të gjithë ata që kanë kanë vjedhur qoftë edhe një qindarkë nga taksat tuaja, kushdo qofshin, do tëshkojnë përpara drejtësisë. Ne së bashku do ti kthejëm ligjshëmërinë dhe dinjitetin Bashkisë dhe njërzve të Vorës. Ata nuk mund tju gënjejnë më edhe për katër vite të tjera. Jam I bindur se ju do ta refuzoni një model të tillë. Përgjigja Juaj në 14 Maj do të jetë spektakolare duke refuzuar modelin e krimit dhe korrupsionit. Vora nuk e meriton një model të tillë. Ju nuk e meritoni një model të tillë. Këtë unë e ndjej sot këtu me ju.
Të dashur vëllezër dhe motra. Në 15 Maj fillon një periudhë e repër Bashkinë Vorë . Ne së bashku do tja heqim nga duart bashkinë krimit dhe to tja kthejmë atë qytetarëve. Në 15 Maj Bashkia Vorë kthehet në punë për ti shërbyer qytetarëve dhe për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo do të bëhet e mundur nga bashkimi i të gjithë demokratëve, të cilët në Vorë treguan maturinë dhe përgjegjësinë për tu bashkuar më shumë se kurrë, duke vënë në plan të parë interesat e përbashkëta dhe jo interesat individuale. . Prandaj gjej rasti ti falenderojë të gjithë. Koha kur demokratët ishin pa përfaqësues në pushtetin lokal ka marrë fund. Koha kur demorkat ishin pas anjë kryetar bashkie ka marrë fund. Në 15 Maj ata do përfaqësohen denjësisht dhe do tëjenë motori I zhvillimit dhe filimit të largimit të qeverisë së Edi Ramës. Dhe kjo periudhe e re politike do të fillojë nga Vora.
Të nderuar qytetarë të Vorës. Gjatë ktyre ditëve kam takuar shumë njërëz, kam parë nga afër cdo territor të Bashkisë Vorë. Dhe ajo që kam kuptuar është fakti se këtu ka njërëz tëmrekullueshëm, njërëz punetor që e duan këtë vënd dhe duan ta zhvillojnë atë. Thjesht ata janë penguar në katër vitet e fundit. Nuk janë lejuar të punojnë dhe jetojnë me dinjitet, nuk I janëkrijuar mundësi punësimi për të mbajtur familjen e tyre sepse qeveria qendrore dhe lokale kanë qenë inekzistente për ta. Vora ka të gjitha mundësitë për të qene një zonë me zhvillim ekonomik dhe mirëqënie. Ka burimet natyrore dhe kapital njërzor, është në një zonë gjeografike të favorshme. Ka cdo gjë për të qenë një bashki e urbanizuar dhe e zhvilluar. Në ditët ne vijim, bashkë me stafin tim, unë do takoj cdo njëri, cdo familje për ti paraqitur planin dhe programim tim për një Bashki me infrastrukturë moderne dhe mundësi ekonomike për të gjithë. Ne së bashku do tja dalim.
Së bashku do të fitojmë!!!!