Inceneratori i Tiranës/ Belind Këlliçi: Prokurorët Prençi dhe Kraja, kanë fshehur akte shumë të rëndësishme, mbrojtën Erion Veliajn dhe Edi Ramën

DEKLARATA E PLOTË E ANËTARIT TE KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Në përpilimin e këtij informacioni janë marre për baze 3 vendime:

1- Vendimi i GJKKO i dates 28.07.2023 për vendosjen e masës se sekuestros për Inceneratorin e Tiranes. (Arben Kraja, Dritan Prençi)

2- Vendimi i GJKKO i datës 07.12.2023 për vendosjen e masave te arrestit për Komisionin e Vlerësimit te Koncesionit dhe disa shtetas te tjerë, (Dritan Prençi)

3- Relacioni i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetaj i datës 07.07.2023 (Altin Dumani)

Ne date 07.12.2023 gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur Masat e Arrestit për shtetasit Lefter Koka, Alqi Bllako,Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Alba Thoma, Klodian Zoto, Mirel Mertiri etj. Ne vendim janë te pasqyruar ne mënyre kronologjike provat dhe faktet e mbledhura deri me tani nga prokurori i çështjes.

Nga analizimi i fakteve te paraqitur pranë GJKKO shihet fare qarte se Dritan Prençi dhe Arben Kraja (i dorëhequr) kane fshehur akte shume te rëndësishme dhe nuk kane kryer hetime te thelluara pasi ne shkelje flagrante te ligjit janë bere mburoje për Edi Ramen dhe Erion Veliajn.

Konstatimet tona:

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave fillojnë ne faqen 3 te vendimit te datës 07.12.2023 dhe janë copy paste me vendimin e datës 28.07.2023

Por nëse analizojmë vendimin e Arben Ahmetaj konstatohet se Erion Veliaj për këtë projekt nuk ka komunikuar vetëm me Ministrinë e Mjedisit por i është drejtuar dhe Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë, citojmë vendimin (A.A) faqe 108:

Me shkresën nr. 2657 protokolluar date 28.01.2016 Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj, i është adresuar Ministrit te Financave Shkëlqim Cani.

Me shkresën nr. 1366/1 prot date 04.02.20216 te Ministrisë se Financave, konkretisht Ministri Shkëlqim Cani, i është drejtuar kryetarit te Bashkise Tirane, shtetasit Erion Veliaj ku i thotë se kërkesa e tij për koncesionin e mbetjeve nuk është e bazuar ne ligj.

Ne faqen 110 te relacionit për Arben Ahmetaj Prokurori Dumani rendit se:

Me shkresën nr. 8100 protokolluar date 11.03.2016 Kryetari i Bashkise Tirane, shtetasi Erion Veliaj i ka dërguar Ministrit te Financave Arben Ahmetaj, shkresën me lende “Përmirësimi i Menaxhimit te Mbetjeve Urbane për qytetin e Tiranes”.

Me shkresën nr. 3787/1 protokolluar date 12.04.2016 te nënshkruar nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, drejtuar kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj, parashtron nder te tjera se kërkesa per miratimin e mbështetjes buxhetore nuk është paraqitur ne zbatim te nenit 19 pika 3 e VKM nr.575/2013 dhe nuk është e shoqëruar me draft kontrate dhe pasqyrat financiare për dy vitet e mëparshme te AK-se.

…Ne përmbajtjen e studimit te fizibilitetit…nuk rezulton te ketë një argumentim te qarte ne lidhje me analizën e bere për arritjen ne konkluzion qe koncesioni/PPP është procedure me e favorshme se prokurimi publik…

Njëkohësisht kërkojmë qe këtë propozim Bashkia e Tiranes te marre domosdoshmërisht edhe opinionet e Ministrise se Mjedisit, Ministrisë se Zhvillimit urban dhe Ministrise se Transportit dhe Infrastrukturës, te cilat duhet ti përcjelle zyrtarisht bashke me propozimin e ripunuar.

Ne raportin e vitit 2019 te KLSH, për auditimin e Ministrisë se Financave, raport i cili është administruar nga SPAK, thuhet shprehimisht: Angazhimi për dakordesine duhet te përfshije marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent per miratimin e buxhetit, ndërkohe qe aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit te Bashkise, qe ka për kompetence vetëm propozimin e buxhetit ne Këshill.

Shënim:

Shihet qarte se dosja hetimore e Dritan Prençit ka mangësi ne paraqitjen e fakteve pasi Erion Veliaj për këtë afere ka kryer disa komunikime te tjera shkresore dhe me Ministrinë e Financave gjate kohës qe drejtohej nga Shkëlqim Cani, e cila i ka kërkuar qe Bashkia Tirane te qartësoje mire kërkesat e ligjit 125/2013 i ndryshuar dhe akteve nen ligjore dhe i ka ripërsëritur këto kërkesa Copy Paste kur ministër behet Arben Ahmetaj i cili i jep një përgjigje me shteruese se dosja është me mangësi te thella dhe se Bashkia e Tiranes nuk ka asnjë argument qe PPP është përzgjedhja e duhur dhe perse ky koncesion duhet te ketë mbështetje buxhetore nga qeveria.

Nga prokurori Prençi nuk është kryer asnjë marrje ne pyetje te punonjësve te Ministrisë se Financave dhe as është hetuar komunikimi me shtetasin Spiro Brumbulli ku jane ndryshuar sasitë e mbetjeve ne studimin e kryer nga IFC.

Nuk janë marre ne pyetje punonjësit e Bashkise Tirane qe kane konceptuar këto shkresa dhe as Erion Veliaj për te sqaruar rolin e tij si propozues fillimisht e me pas si bashkë firmosës ne miratimin e koncesionit ne gusht te vitit 2017, pa miratim e detyrueshëm ligjor nga Këshilli Bashkiak Tirane.

Bazuar ne deklarimet qe ka zbardhur Prokurori Prenci shihet fare qarte qe kryer një vepër shume te rende penale pasi ka fshehur te dhëna si për shtetasin Taulant Tusha por ka fshehur dhe pjese te deklarimeve te shtetases Sidita Temali.

Këto prova dhe fakte gjenden ne vendimin e Arben Ahmetaj te datës 07.07.2023 dërguar Kuvendit.

Citojmë vendimin ne faqen 129 deklarimin e dhënë përpara prokurorit Dumani:

Shtetasja Sidita Kopliku (Temali), anëtare e komisionit për zhvillimin e procedurës koncensionare te Tiranes, si përfaqësuese e Atrako, ne deklarimin e saj me date 07.07.2023, ka deklaruar se ka pasur presione nga titullarja e Institucionit, Agjencisë se Trajtimit te Koncesioneve, konkretisht shtetasja Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej qe procedura koncensionare per Tiranen te finalizohej me sukses.

Ne deklarimin e dhënë përpara prokurorit Prençi (pa date) shtetasja Sidita Temali deklaron se ka kërkuar ne çdo takim te komisionit qe kjo procedure te merrte miratimin e Këshillit Bashkiak Tirane. Ka bere observacion për kundërshtitë e saj, ka kërkuar informacion te detajuar për studimin e fizibilitetit si dhe ka deklaruar qe për te lexuar kontratën i është dhënë 30 minuta kohe, kontrata është firmosur jashtë orarit zyrtar sipas saj.

Ne asnjë moment prokurori Prençi nuk ka përmendur presionin qe i është ushtruar kësaj punonjëse nga titullarja dhe as nuk është pyetur Rovena Beqiraj ne lidhje me këto akuza.

As nuk janë pyetur anëtaret e tjerë te komisionit ne lidhje me kërkesat e zonjës Temali.

Por rasti me flagrant qe tregon për shkeljet ligjore te kryera nga Prokurori Prençi është ai i një email midis Taulant Tushës dhe Klodian Zoto.

Ky komunikim është fshehur nga dosja hetimore e Inceneratorit te Tiranes nga ky prokuror por gjendet ne dosjen e përpiluar nga Dumani për Arben Ahmetaj.

Ne faqen 133 te vendimit Ahmetaj citojmë:

Me date 17.05.2018 ne orën 16.30 shtetasja Jonida Halili i ka përcjelle email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email është përcjelle nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto me date 21.05.2018 ora 10.12. Bashkëlidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i Financimit te landillit te sharrës”

Shihet qarte se flasim për kohen kur Erion Veliaj kishte firmosur tashme Aneks Kontratën dhe planin e financimit te projektit ne vitin 2018.

Por ky komunikim I dale nga akti i ekspertimit te kryer ne kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto është fshehur nga Prokurori Dritan Prençi e për këtë nuk ka kryer asnjë procedure verifikimi apo hetimi dhe nuk e ka pyetur Taulant Tushën për këto komunikime njësoj si te gjithë anëtaret e tjerë.

Taulant Tusha nuk është pyetur as për te ardhurat e paplanifikuara te mbetjeve inerte, nuk është pyetur as për provat dhe faktet qe Partia Demokratike (Grupi i Eksperteve) i ka dorëzuar pranë kësaj Prokurorie ne lidhje me marrëveshjet e firmosura nga ky shtetas pikërisht për menaxhimin e mbetjeve inerte.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale