Inceneratorët/Berisha: Rama në këtë aferë është shumëfishi i Ahmetaj. Në 2015 Rama dhe Agaçi ishin në zyrën e Lefter Kokës për të falsifikuar dokumentin

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT

EKSTRAKT

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se në vend që mazhoranca të ulë kokën prej turpit prej arratisjes së Ahmetajt, shprehin krenari sikur të ketë bërë diçka të mirë.

Berisha u shpreh nga Parlamenti, duke numëruar një për një vjedhjet e bëra nga qeveria Rama. Berisha tha se vjedhjet e tmerrshme që janë bërë nëpërmjet inceneratorëve mbajnë si kryesorin, vulën dhe firmën e Edi Ramës.

Berisha u shpreh në Kuvend se, Rama i shkoi në zyrë Kokës për të detyruar zv.ministrat të firmosnin.

Në një replikë të bërë me Spiropalin, Berisha i tha se emri i burrit të saj qendron si këshilltar i Zotos dhe gjendet në çdo sirtar, ndërsa paralajmëroi Manjën se do dënohet për krimet që ka bërë dhe se së shpejti t’i bëjnë edhe atij një vend te të dënuarit.

FJALA E PLOTË

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Ky Parlament sot mblidhet në shenjën e turpit historik. Mblidhet, kur shqiptarët dhe bota kanë mësuar se njeriu i dytë më i rëndësishëm i qeverisjes, Arben Ahmetaj është larguar, arratisur nga vendi i tij si një hajdut i damkosur, si një njeri që ka vjedhur, ka shfrytëzuar pushtetin për të vjedhur qytetarët e tij.

Megjithatë, mazhoranca në vend që të ulë kokën, të përdorë ndjesë, të kërkojë zgjidhje me largimin e kësaj qeverie, përkundrazi shpreh krenari, duartrokitje, rrahje gjoksi.

E gjitha kjo nuk bëhet për Arben Ahmetajn. E gjitha kjo bëhet, sepse Edi Rama në këtë aferë, duhet ta kemi të qartë është shumëfishi i Arben Ahmetajt.

Të dashur qytetarë!

Sot dokumente me dhjetëra e qindra të cilat u paraqitën në Komisionin Hetimor Parlamentar, u paraqitën nga media dhe gazetarë të shumtë. Për këtë çështje kanë faktuar katërcipërisht se kemi të bëjë me një vjedhje të tmerrshme.

Nga buxheti i shtetit janë marrë qindra milionë dollarë, euro për të ndërtuar tri djegësa të cilët do të mjaftonin për Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni dhe figuron vetëm një vjetërsirë në Elbasan që tre muaj punon dhe tre muaj nuk punon. Dy djegësat e tjerë nuk janë kurrëkund.

Paratë tuaja kanë shkuar, por djegësat nuk ekzistojnë. Nuk ekzistojnë se ato para janë vjedhur nga Arbenë Ahmetër në proporcion. Natyrisht, vjedhjen më të madhe e ka bërë Edi Rama që ka qenë njeriu më i angazhuar.

Ju duhet ta dini pak, se më datën 15 shkurt të vitit 2015, jo Lefter Koka që i takonte si mnistër të shkonte në zyrë të kryeministrit, por Edi Rama dhe Engjëll Agaçi zbresin në zyrën e Lefter Kokës për të falsifikuar dokumentin. Në atë zyrë kishte pesë zv.ministra të quajtur anëtarë të Komitetit të Emergjencave që i kishte shpallur për të vjedhur Edi Rama.

 Për hir të së vërtetës, dy prej tyre nuk e firmosën. Ylli Manjani, dhe mos gaboj Arben Isaj, nuk pranuan të firmosin me gjithë presionin që iu bëri Edi Rama me Agaçin.

Edi Rama për të krijuar terrenin për këtë vjedhje të madhe mori çdo vendim fals, por mbi të gjitha ai krijoi kuadrin antiligjor mbi të cilin u bazua e tërë kjo vjedhje.

Ky kuadër qendron me firmën e tij në kundërshtim me rekomandimin e Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike që është me ligj dhe Kushtetutë autoriteti përgjegjës ligjor në fushën e prokurimeve. Në kundërshtim me atë Edi Rama firmosi t’i jepej në thonjza Zotos, se Zoto nuk është asgjë tjetër, veçse agjenti i Edi Ramës, t’i jepej me negociatë të mbyllur tenderi i Elbasanit.

Edi Rama hapi rrugën të dashur qytetarë. Krijoi mekanizmin e vjedhjes, dhe tenderi pa asnjë pjesëmarrje iu dha atij që deshi Edi Rama me Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën e me rradhë.

Edi Rama është përgjegjës kryesor, sepse dora e tij e zezë qendron prapa prokurimit të djegësit të Fierit me një çmim të dyfishtë me të Elbasanit.

Qytetarë dhe qytetare!

Djegësi i Fierit dhe Elbasanit janë thjesht strikt investim publik. Janë paratë tuaja të vjedhura nga qeveritarët për të blerë djegësat, në një kohë kur në ligj në frymë dhe në germ, ato detyrime duhet t’i bënin Bashkitë e Fierit dhe Elbasanit. Po pse nuk iu dhanë bashkive të Fierit dhe të Elbasanit të bënin tenderat?

Sepse duke ia dhënë firmës së tyre Zoto, tenderi i Elbasanit u mbyll me 9, apo 10 milionë euro, dhe 10 milionë euro tepruan në xhepat e Ramës dhe ministrave të tij.

Kurse me tenderin e Fierit, nuk iu dha Bashkisë së Fierit të bënte tenderin, iu dha përsëri Zotos, por tani iu dha dyfishi dhe oreksi vjen duke ngrënë. Nuk mbetën më 10 milionë euro në xhepat e Ramës dhe qeveritarëve, por mbetën 23 milinë euro.

Po si mund t’i dilni zot ju kështu? A e dini juve që ju ndjekin edhe familjarë, rrethi juaj dhe nuk ju pajtohen kurrë me këto qendrime? A e dini ju këtë gjë, apo jo?

Ç’bëri pastaj Edi Rama? Pse hesht Edi Rama, njeriu më kryesor? Sepse oreksi vjen prap me me të ngrënë. Vodhën këtu 20, tjetrin e bënë 40 e ca, tani duhen 120. 120 e gjetën mekanizmin në koncension.

A e dini ju që Erion Veliaj ka falsifikuar, ka firmosur për Këshillin Bashkiak dhe Këshillin e Qarkut të Tiranës? Ka firmosur për vetëm 5 bashki, në një kohë kur të katërta kanë qenë kundër. Dhe këtë e ka bërë totalisht me miratimin e Edi Ramës. Arben Ahmetaj nuk e ka firmosur, por nuk del kurrë jashtë përgjegjësisë, se për një zyrtar ligji është veprim dhe mosveprim. Aq më tepër ai e dinte që po shkelej me dy këmbë, por Edi Rama diktonte dhe natyrisht ndante copa.

Pra, tani pas 6 viteve të kontraktimit të djegësit të Tiranës, nuk ekziston asnjë objekt i ndërtuar. Zero objekte, në një kohë kur janë dhënë në mbi 100 milionë euro. Kanë përfunduar të gjitha në xhepat e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe çetës së tyre të hajdutëve.

Asnjë aferë nuk ka përfishirë, juve do iu djegin flakët. Ja, uathem unë këtu, mbajeni mend. Do t’u djegin flakët e djegësave që nuk u ndërtuan.

Është e vështirë të gjesh njërin prej jush që nuk ka.

Tani lexoja: Zoto paska qenë këshilltari i Salarjanit, si quhet ai, bashkëshorti i Elisës, këshilltar. Nuk ka vend që nuk gjendet në sirtar, ja ku e kam vendimin këtu. Dil, dil lexoje pak.

Nuk ka vend në çdo sirtar tuajin që të hapni ju del Zoto, ju del Mërtiri. Dhe ty Ulusi do të të dalë diku, po nuk ka se si. Nuk mund të jesh përjashtim ti. Atje je ti, krim elektoral, atje e ke absolutisht ti, do të dënohesh deri në ditët e fundit të jetës, ke për ta parë.

Jo, jo ke për ta parë, u thuaj të të bëjnë një vend gati atje, se atje do shkosh ti.

Pra, këta janë të gjithë të implikuar. Dhe këta në vend se të mbrojnë të paktën ata që nuk janë të implikuar, mbrojnë Edi Ramën.

Ku është ai sot?

Si mund të pranoni që të mund të mos jetë këtu sot. Ia mbathi edhe ai, ia mbathi. Ai tjetri u arratis, edhe ky diku tjetër fshihet tani. Pra, e kuptoni ju që me mungesën e tij ai nxin. Afera shkon në 720 milionë euro, dhe nuk dorëhiqeni. Dhe Prokuroria nuk guxon të konfiskojë veprat e krimit nga presioni juaj.

Mbaroi koha, po vjedhjet tuaja nuk mbarojnë kurrë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale