Ilirjana Kuçana: Zgjedhjet në universitete po manipulohen si çdo proces zgjedhor në Shqipëri nga tentakulat e kësaj qeverie

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana:

Sot zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitete.

Një proces i bazuar në ligj, i cili parashikon zhvillimin periodik të tyre çdo katër vite.

Por, nga informacionet qe kemi ky proces po tenton te manipulohet si te gjitha proceset zgjedhore ne Shqipëri.

Tentakulat e kësaj qeverie që kanë kapur çdo institucion nuk po  qëndrojnë larg as universiteteve.

Me një qëllim të qartë, duke cenuar e tjetërsuar votën e intelektualëve, lektorëve dhe vetë studentëve, dhe duke tentuar të paracaktojnë rezultatin e këtij procesi, për ta pasur nen kontroll ne te ardhmen.

Pavarësisht se situata nuk është e panjohur për Ministrinë e Arsimit, nga kjo e fundit nuk është marrë asnjë masë për të siguruar një proces transparent dhe të besueshëm.

Krejt e kundërta ky institucion po dëshmon se është bashkëpunëtor në këtë përpjekje të radhës, për t’i vënë në shërbim të interesave dhe përfitimeve personale edhe universitetet.

Në demokraci pushtetet janë të ndara.

Këtë e di mirë kushdo që është bërë pjesë e këtij krimi zgjedhor, me një synim të qartë për të marrë nën kontroll këto institucione kaq të rëndësishme në mbarë vendin.

Vota e çdo pedagogu dhe studenti nuk duhet të preket!

Pedagogët dhe studentët duhet të votojnë të qetë, pa presione politike dhe me besimin se vullneti i tyre nuk do të tjetërsohet.

Larg duart nga universitetet!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale