DEKLARATA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË SHËNDETËSISË NË PD, ILIR ALIMEHMETI:
Skandali i radhës në ‘shëndetësinë e vdekjes’ të Edi Ramës, jo më i rëndi në përmasa financiare, por më anti-njerëzori në etikë dhe moral, është futur me të drejtë në qendër të debatit publik në Shqipëri.
Partia Demokratike, eksponentët dhe ekspertët e saj, e kanë denoncuar në vijimësi dhe prej vitesh e muajsh, intensivisht dhe me alarm gjendjen te Onkologjiku dhe në të gjithë sistemin.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në fund të vitit të shkuar, me anë të një raporti zbuloi një panoramë dramatike te Spitali Onkologjik.
Nëpërmjet një auditi të thelluar KLSH hasi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një listë rekomandimesh.
Në raport konkudohej se:
Për periudhën në auditim (2020-2022) Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk disponon:
-Raporte monitorimi dhe vlerësimi në përfundim të Programit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit në Shqipëri 2011-2020;
-Raporte monitorimi, vlerësimi për ecurinë e kancerit për vitet 2021-2022;
-Regjistri Kombëtar i Kancerit nuk ka të dhëna në kohë reale të rasteve të reja për ecurinë e sëmundjeve tumorale si dhe mortalitetin e shkaktuar nga kanceri.
-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka ndryshuar dhe miratuar:
a. Rregulloren për përcaktimin e kritereve dhe normave shëndetësore për të sëmurët paliativ pranë institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale;
b-Protokollet klinike të cilat janë prej vitit 2014, ndonëse lista e barnave esencialë që përdoren në kujdesin paliativ është pasuruar”.
Gjatë periudhës së auditimit nga KLSH rezultoi se aparati që bën kimioterapinë, ka qenë i prishur duke lënë pa shërbim 200 pacientë në vit. Plot 600 gra nuk janë trajtuar për tumoret gjatë periudhës që kjo pajisje ka qenë e prishur.
Sipas KLSH, por edhe sipas denoncimeve të ekspertëve dhe eksponentëve të PD në vijimësi nuk kemi të bëjmë me një pajisje të prishur, por me një skemë. Ekipi administrativ dhe mjekësor i Onkologjikut, me qëllim dhe dashkakeqësi mizore, e lënë pajisjen të prishur që pacientët të shkojnë te privatët me të cilët ata kanë lidhje.
Kjo skemë sipas raportit i tejkalon mjekët dhe zyrtarët e vegjël të Onkologjikut. Kjo skemë është zemra e sistemit shëndetësor të ngritur nga Rama dhe ministrat e tij Manstirliu, Beqaj, e së fundi Koçiu.
Çka e bën edhe me çnjerëzore, korruptive dhe vulgare skemën është se, sipas KLSH por edhe Prokurorisë, pajisja e re e kimioterapisë ishte blerë në vitin 2023, por rrinte në kuti dhe nuk instalohej.
Të dashur qytetarë,
Kjo është shëndetësia që Edi Rama e ofroi falas në vitin 2013. Një dështim spektakolar për të dhe qeverinë e tij dhe një katastrofë për qytetarët shqiptarë, të cilëve jo vetëm keqtrajtohen si pacientë, por edhe nëpërkëmben si njerëz, u përqeshet dinjiteti njerëzor.
Duhet të ngremë kokë dhe dorë ndaj kësaj kaste mizore. Të ikësh nuk është zgjidhje.
Të ngrihemi për shëndetin, për taksat tona të vjedhura, për dinjitetin njerëzor.
Më 11 korrik të bëhemi bashkë kundër këtij ‘sistemi të vdekjes’!