Homazhet për Arben Tafajn/ Berisha: Mirënjohje të thellë për një qytetar dhe qeveritar shembullor të Tiranës

EKSTRAKT

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kryer homazhe në nderim të Arben Tafaj, i cili humbi jetën ditën e djeshme.

Berisha u shpreh për Tafajn, si ai ishte një njeri që ia kushtoi jetën vlerave kësaj qytetarie të Tiranës.

‘Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj’, tha kreut i PD-së, Sali Berisha për mediat.

FJALA E PLOTE:

Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor.

Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.

Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.

I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj.

Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale