Homazhet/ Noka: Rruga e vetme është ajo që na ka mësuar dhe na ka lënë amanet Azem Hajdari, të organizohemi, të ngrihemi, të rrëzojmë narko-regjimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, bashkë me drejtues të tjerë demokratë dhe familjarë, sot kanë përkujtuar Azem Hajdarin, tribunin e demokracisë.

Pas vënies së kurorave me lule në monumentin e ngritur në vendin ku u vra Azem Hajdari, në një prononcim për mediat, Noka është shprehur se, sot është më e qartë se kurrë, se rruga e vetme është ajo që na ka mësuar dhe na ka lënë amanet Azem Hajdari, të organizohemi, të ngrihemi, të rrëzojmë narko-regjimin.

Prononcimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Kjo është një ditë ku ne nderojmë, kujtojmë, Azem Hajdarin, këtë tribun liberator që i priu me guxim dhe kurajo protestave studentore për të përmbysur regjimin më gjakatar që ka njohur historia e Shqipërisë.

Sot pas 28 vitesh, Azem Hajdari për çdo demokrat, për çdo shqiptar që i thotë lirisë liri dhe demokracisë demokraci është frymëzim. Më shumë se kurrë është motiv, është motiv për t’u përballur me një regjim që tashmë është regjimi i krimit dhe i korrupsionit, me narko-regjimin e Edi Ramës.

Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin. Ndaj në këtë ditë, krahas nderimit dhe mirënjohjes që Partia Demokratike ka për këtë tribun liberator, ne i bëjmë apel çdo shqiptari.

Kjo ditë duhet të jetë dita që simbolizon betejën, kryengritjen, duhet të jetë apel për çdo shqiptar. Të mbështesim çdo protestë, të ngrihemi të gjithë.

Narko-regjimi sot përveçse ka futur Shqipërinë në varfëri, përveçse po vjedh dhe po rrënon gjithçka, përveçse po shpopullon, ai ka një synim antikombëtar, ta shkatërrojë Shqipërinë.

Ndaj rruga e vetme është ajo që na ka mësuar dhe na ka lënë amanet Azem Hajdari, të organizohemi, të ngrihemi, të rrëzojmë narko-regjimin.

Faleminderit.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale