Hasan Cani: Qeveria e Ramës po “kafshon” miliona metër katrorë Zona të Mbrojtura për betonizim në interes të investitorëve strategjikë. SPAK asnjë hetim!

DEKLARATË PËR MEDIA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË PYEJEVE DHE KULLOTAVE NË PD, HASAN CANI

Të nderuar qytetarë,
Ka vite që qeveria shqiptare nuk ndalet në shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura, e vetmja pasuri natyrore me vlera Kombëtare dhe Ndërkombetare mbetur ende pa u rrënuar. Me VKM nr.172 të 27 shkurtit 2019, qeveria ndau sipërfaqe të tëra në ZM në llokma për interesin e Investitorëve Strategjik. Me pas këtyre sipërfaqeve, me VKM, iu hoq statusi i ZM dhe janë në gjendjes të lirë për tu betonizuar. Bëhet fjalë për 13 762 000 m2.
Shpallja ZM të këtyre siperfaqeve është bërë me studime të ekspertëve me te mire, në zbatim te 7 Konventave Nderkombetare te ratifikuara ne Parlament. Ato mbrohen dhe menaxhohen nga një bazë ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto siperfaqe, për shkak të vlerës që bartin, janë në pjeset me strategjike te ZM.
Këto ndryshimet te statusit janë bërë pa marrë parsysh kufizimet dhe detyrimet e Konventave dhe Bazës Ligjore.
Para 3 vitesh PD ka dërguar në SPAK disa kallëzime penale për kafshim të Zonave të Mbrojtura Mjedisore si psh:
(1) Parku Kombëtar i Dajtit që u kthye në guroren e Gjoka Konstruksion,
(2) Monumenti i Mjedisit “Uji i Ftohtë” në Tepelenë u përdor për hotel në dhunim ligji.
Ndërkaq Zonat e Mbrojtura Mjedisore kanë vijuar të kafshohen, që nga Grykederdhja e Bunes deri ne Kepin e Stillos (pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit). Ky park po kafshohet me ndertim te 600 vilave për xhepin e Edi Ramës, siç po ndodh edhe në Gjirin e Manastirit nga vëllai i Gjiknurit.
Duke mos u mjaftuar me kaq qeveria ka ndërmarrë një nismë për ndryshimin e ligjit të ZM duke mos u konsultuar me askënd. Qellimi kryesor eshte shkatërrimi përfundimtar i kësaj pasurie natyrore për qëllime përfitimi.
SPAK nuk ka nisur asnjë hetim.
PD dënon ashpër dhe është kundër cënimit të Zonave të Mbrojtura, pasi bëhet për interesa te korruptive e për asgjë tjetër. Tjetërsimi i pasurive publike kombëtare në favor të ndërtuesve të oborrit të pushtetit të Edi Ramës është një krim për të cilin do të përgjigjet si kryeministri ashtu dhe ndërtuesit e tij.
Partia Demokratike kërkon:

  • Kthimin e Statusit Mbrojtës të këtyre zonave, që mbartin jo vetëm vlera kombetare, por dhe nderkombetare.
  • Hetimin e ndryshimeve dhe studimeve te bera per ndyshimin e statusit.
  • Hetimin e fondeve dhe tenderave qe behen ne ZM që çdo vit kapin vlera marramendëse.

NDRYSHIMI I SIPËRFAQES DHE KATEGORISË SË ZONAVE TË MBROJTURA
Nr. Emërtimi i ZM ishte ndryshuar Sipërfaqja e hequr nga ZM ha
sip.ha Kateg sip. mbetur kat
1 Ek.Nat. “Pishë Poro–Nartë” RNM (PM) 21238 IV 16124.61 V 5551.7
5 Ek.Nat.Butrint PK 9424.4 II 8622.2 802.2
7 Mali i Dajtit PK 29384.18 II 28561.85 822.33
8 Lurë_Mali i Dejës PK 20242.78 II 19288.88 953.9
13 Ek.Nat. Prespa 27750 II 27613.05 136.95
2 Ek.Nat.Korab_Koritnik PN 55550.2 IV 53850 IV 1700.2
3 Ek.Nat. Liqeni i Ulzës 4206 IV/1 4205.15 IV 0.85
8 Ek.Nat.Balloll RNM 330 IV 323.3 IV 6.7
16 Ek.Nat. “Kune–Vain–Tale dhe Patok – Fushëkuqe – Ishëm” RNM 9393.91 IV 8092.3 IV 1301.61
17 Ek.Nat/ligatinor “Liqeni i Shkodrës” RNM 26535 IV 24049.75 IV 2485.25
TOTALI I HEQUR 13761,69

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale