Gjyqi ndaj McGonigal/ Berisha: Dokumenti është fatal për Ramën, thuhet se ka zbulime të reja

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Gjatë konferencës së përjavshme të mbajtur me gazetarët në seli, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, raporti për farsën elektorale është i përfunduar, dhe se ai do të paraqitet javën tjetër. Sipas tij, kjo farsë elektorale nga PD nuk do të njihet kurrë.

Në lidhje me procesin e McGonigal, Kryedemokrati u shpreh se, ka zhvillime të rëndësishme. Berisha tha se, dokumenti është fatal për Ramën, dhe thuhet se ka zbulime të reja.

Në një pyetje të drejtuar nga gazetarët në panel në lidhje për sistemin në Shqipëri, Berisha theksoi se, opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri. Sipas Berishës, opozita ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët.

Në lidhje me skandali Gjici, Berisha tha se, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin, mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Në këtë rast po kërkohet që Safeti të dalë viktima, dhe Almën si agresore.

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një gazetari, ku tha se, më 4 korrik Bill Klinton viziton Shqipërinë. Berisha tha se, ai vjen si një hero kombëtar për rolin historik që ka luajtur në çlirimin e Kosovës. “Kurdo që të vijë është i mirëpritur”, tha Berisha.

FJALA E PLOTË

Fjalët dhe bisedat e mia me ju është: farsa elektorale.

Dua të ju informoj ju se raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Në fillim të javës që vjen ai do të paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar, ndërkohë që është paraqitur dhe do të vazhdojë të paraqitet para  opinionit publik ndërkombëtar.

Ky raport i bazuar në qindra e mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale, pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e majit 2023, ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria dhe ku shqiptarët votuan në një presion kurrë në këto 32 vite. Ndaj dhe duke qenë në përfundim të këtij raporti, ai do të paraqitet javën që vjen para jush, si një ekspoze tërësore dhe pastaj ka një projekt që do të paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha.

Qëllimi është një dhe vetëm një; ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre. Natyrisht vetëkuptohet që ato, rezultate false PD nuk mund të njohë kurrë.

Këto ishin në lidhje me temën e zakonshme të përditshme.

Tani ka disa zhvillime të tjera të rëndësishme nga procesi McGonigal.

Pjesërisht, unë ju njoha ju në një prononcim për mediat, por thelbësisht dua të theksoj tani, se ky dokument publik informon se ka zbulime të reja, dhe me 26 korrik të 2023, palët thotë dokumenti, dmth të akuzuarit dhe mbrojtja do të mund të njihen, të shqyrtojnë zbulimet e reja.

Sikur ka dhe një shprehje fatale për Edi Ramën, sepse thotë: qeveria po vazhdon të sjellë zbulime. Kur themi qeveria, është fjala për prokurorin  në këtë rast, sepse prokurori është degë e Ministrisë së Drejtësisë në sistemin amerikan.

Qeveria po vazhdon të sjellë zbulime. Ato tregojnë se mund të jetë e interesuar për një vendim për përfshirje të të gjitha çështjeve në 1, në rastin e të akuzuarit, në gjykatën federale të Nju Jorkut. Pra këto zbulime tregojnë se qeveria duket e interesuar për ta përfshirë çështjen McGonigal në Uashington, të Edi Ramës, me atë të agjenturës  ruse në Nju Jork.

Pse u ndala në këtë moment. U ndala sepse ju keni konstatuar disa veprime të pakontrolluara të papërgjegjshme të Edi Ramës në mënyrë që të krijojë me çdo kusht, para datës 26 korrik për rrethana lehtësuese. Por e vërteta është se koha po punon për rrethana rënduese, qartësisht. Sepse vetë fakti që kërkohet shkrirja e dosjeve në një, mbi bazën e zbulimeve të reja, ne i themi fakte, këta i thonë zbulime, tregon se Edi Rama ka dalë shumë, apo po del gjithnjë e më shumë i implikuar.

Këtë problem doja të sjellja para publikut, sepse para disa ditësh, kur unë bëra prononcimin, ditën e martë, unë nuk arrita ta zbërthej këtë dokument siç duhet, veçanërisht për zbulimet e reja.

Tani mbetem i hapur për pyetjet tuaja:

PYETJE-PËRGJIGJE

Ermal Rizaj, Syri Tv: Sa i takon dokumentit për çështjen McGonigal, është një dokument dokument që ju mund ta bëni publik për qytetarët?

Berisha: Po, po, publik. Po, padiskutim, nuk është sekret. Ata që ma kanë dërguar e kanë publik këtë. Gjendet në faqen e Gjykatës, ose të Ministrisë së Drejtësisë.

– T’ua shpërndanin edhe mediave shqiptare.

Berisha: T’ua dërgoj? Po, po. Ua dërgojmë.

– Ju deklaruat se para datës 26 korrik Rama po ndërmerr hapa për rrethana lehtësuese. Çfarë po bën Rama sipas jush, z.Berisha?

Berisha: E gjithë veprimtaria e tij e jashtme është tani, se si e si të paraqitet i rëndësishëm në një kohë kur ka absolutisht zero rëndësi në çështjen dialogun Prishtinë-Beograd. Për të mos thënë veprime të tjera nga MEK, tejkalime të tmerrshme ndaj refugjatëve që ndodhen në Shqipëri, në strehën e shqiptarëve. Akte që shkel në mënyrë flagrante Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Pra, mundet që në këtë rast, në marrëveshjet që janë bërë ose po bëhen me Teheranin, pala iraniane të ketë paditur palën shqiptare, por kjo nuk do të thotë që pala shqiptare të arrijë në marrëzi, dhe të paraqesë si akuzë në gjykatë shpallje lufte. E kuptoni ju, apo jo? Shpallje lufte, thotë akuza e parë, ndaj MEK-ut. Po si, qenka shpallje lufte në një kohë kur, Irani vet hackeron jo një, por disa vende të lira, dhe nuk ka një konventë që ta konsiderojë shpallje lufte, përveç Edi Ramës. A mund të formulohet kjo akuzë, më thoni ju mua? Shpallje lufte! Se i thonë ajatollahët, pra shpallje lufte nga Manza, se mund të kenë bërë ndonjë hackerim. Çfarë do të thotë ajo? Hackerimet janë një lloj mosbindje civile, se në fund të fundit këta janë shtetas iranianë, në fund të fundit këtajanë rezistentë. Këta po luftojnë një regjim autokratik, nga më autokratikët në botë.

– Duke iu referuar edhe asaj se çfarë deklarojnë edhe analiztët që janë pro mazhorancës, ku hedhin idenë se z.Rama i intereson që të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, duke ndryshuar kodin zgjedhor, por edhe duke ndryshuar çështjen e kompetencave të Presidencës. Është e gatshme opozita për një marrëveshje, për një hap të tillë?

Berisha: Opozita është e gatshme për betejë njëherë në radhë të parë, po përgatitet për betejë, që të jemi realistë. Opozita është pas një farse elektorale dhe ka mision rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve, një.

E dyta, opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri. Mos harro, se ky njeri që po flet këtu, në vitin 1992 ka pasur kompetenca ekzekutive dhe është shprehur që në atë kohë kundër dhe është gjithnjë kundër. Unë jam për Republikë Parlamentare. Kurrë opozita nuk mund të marrë pjesë në një akt të tillë.

Për sa i përket ndryshimeve në kodin elektoral, se kjo kërkon ndryshime në Kushtetutë. Në kodin elektoral jam shprehur dhe shprehem se jam plotësisht dakord me vendosjen e nenit për votimin e detyruar të qytetarëve. E kanë disa vende të lira, dhe ato që e kanë vendosur, kanë pasur vetëm mirësi nga kjo, sepse ka shmangur blerjen e të drejtës së votës. Jo votës, por të drejtën e blerjes së votës, që është pothuajse gjysma e problemit. E kanë vendosur demokraci tashmë të konsoliduara me shumë sukses si Australia, dhe e kanë vendosur vetëm për këtë arsye, se edhe atje bëhej kërdia me blerjen e votës nga oligarkët, sipas miqve të mi që më kanë sqaruar

Jam dakord plotësisht dhe e kam ngritur para disa vitesh në qoftë se ju kujtohet për uljen e moshës për të drejtën e votimit në 16 vjeç. Kam bërë fushatë për këtë në vitin 2013. Jam i hapur plotësisht për proporcional të pastër, për lista të hapura. Proporcionali i pastër nuk mund të injorohet. Ka, e them që tani që ka disa inkonvenienca, sepse rrezikon të pasurit dhe të fortët të përfitojnë, por sërish si e drejtë në qoftë se ti pranon sistemin universal të votimit, ajo është e drejtë. Ajo bazohet në këtë të drejtë.

Danjela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, unë do doja t’i rikthehesha pak skandalit Gjici, pasi përgjatë këtyre ditëve disa media kanë publikuar një audiopërgjim të supozuar, po themi, ku flet ose protagonistja, porositësi i videos dhe Alma K. Në audiopërgjimin e pretenduar thuhet se: mund të shkosh të takosh Saliun, pra shko tako Saliun, pra një fjali: shko tako Saliun. Do doja një koment lidhur me këtë z.Berisha, lidhur me këto audiopërgjime të pretenduara, mbase edhe një sqarim, pasi edhe ju jeni në mesin e politikanëve që janë publikuar po themi foto me protagonsiten e videos së skandalit në zyrën tuaj. Kur e keni takuar Alma K., dhe a ka patur edhe takime të tjera?

Berisha: Tani. Së pari njëherë, unë e kuptoj atë interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante.

Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, ju më thonit na thuaj raste, ja ku është rasti, korrupsion erotik. Autorja e shpjegon në këtë mënyrë.

Varianti i dytë, po unë prova nuk kam, thonë se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë prap dokumente dhe fakte nuk kam. Por, ka një gjë interesante.

Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë. Kush po e bën këtë, se jam marrë me analizën. Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit të qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin. Mirëpo, ndodhi që filmi u dha, dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu këtyre. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Ssaliu.Pra, e kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit.

Tani, lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili që vjen tek unë është i autorizuar të bëjë publike bisedat me mua, unë vet jo. Erdhe në zyrë, bisedove, unë nuk bëj publike, se ke ardhur në zyrë. Po deshe, bëji vet, dil e thuaji të gjitha. Nuk merr njeri porosi nga unë që këtë thuaje, këtë mos e thuaj. Unë jam transparent.

Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë më ky që është në detyrë, por të paktën pesë herë do kishte lënë detyrën. Po unë jam Sali Berisha, nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë, e di. Për të mos përmendur të tjerë.

– Z.Berisha, kur jemi tek gjykatat dhe tek rasti McGonigal, a jeni i gatshëm, ose a keni ndonjë informacion për të ndarë me publikun se çfarë është duke ndodhur me çështjen tuaj në Gjykatën Korrektuese të Parisit?

Pyetja e dytë lidhet me atë që ju thatë pak më parë, pra ju do t’i jepni votat e deputetëve tuaj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nismë që ka nisur një ditë më parë?

Berisha: Për Gjykatën e Parisit mund t’ju them se çështja është në kasacion, kasacioni niveli më i lartë i Francës. Por shnset, duke qenë se në të drejtën franceze nxirret si pretekst se unë nuk jam qytetar i një vendi anëtar të BE, dhe se Sekretari Blinken ka imunitet, dhe nuk është në juridiksionin e gjykatave franceze, shanset e mia për të parë një rezultat në favor, pra nuk është se nuk e hedhin poshtë shpifjen, por kanë problem me gjykimin, se shpifja nuk hidhet poshtë.

Ka probleme me kompetencën, dhe unë tani pres vendimin, pastaj do të konsultohem prap me specialistët e mi ligjorë për hapat e mëtejshme. Këto tri çështje në i votojmë. Votojmë detyrimin për të votuar. Votojmë uljen e moshës për të votuar 16 vjeç. Votojmë hapjen e  listave. Këto janë normal.

Jolldiz Mitro, Tv Klan: Z.Berisha: Kryeminstri Rama gjatë ditës së sotme ka preantuar reformën e Kadastrës. A keni ju një koment lidhur me këtë nismë të fundit të qeverisë, ndonëse kreu i ekzekutivit është shprehur që pret dorëheqje masive në kadastër?

Berisha: Është hap tjetër, de fakto drejt shtetërimit të tokave. Hap tjetër, pasi ka vendos në një regjim pothuaj shtetërimi, jo të hapur po të fshehtë me korporatën e investimeve strategjike, që është yndyra e tokës shqiptare ajo, brigjet janë, pjesa nga Velipoja në Kepin e Stillës, të cilat shteti sipas ligjit që ka bërë mund t’i marrë kur të dojë, si t’i dojë dhe mund t’ia japë kujt të dojë.

Tani ky po bën hapin tjetër dhe po ecën në këtë mënyrë. Ky po rivendos pushtetin e vet mbi tokën, po lëkund themelet e pronësisë.

Osman Stafa, News 24: Z.Berisha është një lajm i cili po qarkullon në media që ish-Presidenti i SHBA, Bill Klinton në 4 korrik viziton Shqipërinë. A e prisni një takim me të?

Berisha: Kurdo që të vijë në Shqipëri, ai vjen si një hero kombëtar në kuptimin e rolit të tij historik që ai ka luajtur në çlirimin e Kosovës. Ai është i gdhendur në memorien e këtij kombi si një nga miqtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Unë në emër të Partisë Demokratike i uroj mirëseardhjen!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale