Gjin Gjoni në Lezhë: Rama në pikën më të dobët, PD ripërtërihet për t’i dhënë fund keqqeverisjes

FJALA E DEPUTETIT GJIN GJONI NË FOLTOREN E RIPËRTËRITJES, LEZHË

Të dashur demokratë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës. Të nderuar deputetë të qarkut të Lezhës, zonja Hoti, zoti Piroli dhe, njëkohësisht, kolegët që na nderojnë sot, zoti Ndoja, zoti Hoti dhe zoti Luku.

Të nderuar kryetarë të Partisë Demokratike të Lezhës, zonja Donika Ndoj, kryetari i Partisë Demokratike të Kurbinit, zoti Shkoza, dhe kryetari i Mirditës, zoti Caka.

Sot, në emër të kryetarit të Bashkisë së Mirditës, zotit Mëlyshi, ju kërkoj ndjesë. Për shkak të një fatkeqësie familjare nuk është prezent dhe është rrugës duke ardhur në këtë takim.

I nderuar drejtues i departamentit të Brain Gain, zoti Kopliku, të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i nderuar profesor doktor Sali Berisha, lider historik dhe kryetar i Partisë Demokratike, mirë se erdhe në foltoren e rithemelimit të qarkut Lezhë.

Të dashur miq dhe demokratë,

Në radhë të parë dua t’ju falënderoj për mundësinë që më jepet para jush, për pjesëmarrjen, por edhe për kontributin e gjithësecilit në këtë sallë, por edhe atyre që nuk janë prezent, që vazhdoni të kontribuoni dhe t’i besoni te Partia Demokratike, duke e bërë këtë qark fitues në zgjedhjet e fundit dhe duke e ngjyrosur blu, dhe në momentet më të vështira.

Dhe kështu, falë jush, do të bëjmë akoma më blu në zgjedhjet lokale dhe në këtë bashkëudhëtim të gjithë së bashku.

Kjo është rrjedhojë e shpirtit demokrat që ju përfaqësoni, por dhe kurajos dhe e forcës që gjeni brenda jush për t’u përballur me këtë të keqe kaq të madhe që ka mbërthyer këtë vend, qeverinë kriminale të Edi Ramës.

Partia Demokratike gjatë kësaj periudhe ka kaluar dhe po kalon nëpër faza të reja dhe të nevojshme, si domosdoshmëri e kohës dhe zhvillimit dinamik. Nga rithemelimi te ripartritja. Faza këto që nuk përjashtojnë, por përkundrazi, komplementojnë njëra-tjetrën.

Ripartritja e Partisë Demokratike, si garanci për ripartritjen e vendit, nuk është një rotacion i thjeshtë emrash, por një transformim i thellë për ta kthyer këtë në një vendimmarrje për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh jo vetëm në PD-në e Lezhës, edhe në Kurbin, edhe në Mirditë.

Sjellja e figurave të reja në drejtim, por edhe rifreskimi i strukturave, rifreskimi i kryesive, sekretariateve dhe departamenteve me figura të reja, me gra dhe të rinj që po tregojnë një hapje dhe vitalizim të partisë në këtë qark, por ky proces kërkon të mos ndalet.

Duke inkurajuar edhe rininë, intelektualët, të bëhen pjesëmarrës aktivë të këtyre ndryshimeve.

Pa dyshim, i bëj thirrje… i bëj thirrje çdo demokrati që të rivlerësojë kontributet e tyre ndër vite në PD dhe të lënë mënjanë pakënaqësitë, qejfmbetjet momentale dhe të bëhen pjesë e këtij ndryshimi.

Partia Demokratike ka hapësirë për të gjithë. Partia Demokratike është shtëpia e jonë.

Është e rëndësishme të theksoj dhe nuk duhet t’i anashkalojmë edhe ata që kanë qenë themeluesit e Partisë Demokratike, qëndrestarët, njerëzit që kanë sakrifikuar pamasë, duke mos marrë asgjë në këmbim nga PD-ja, ata që kanë mbajtur shpirtin gjallë dhe palcën e kësaj partie, por pa harruar gjithmonë shtresën e persekutuar dhe ish-pronarët.

Një ndërthurje, një ndërthurje e këtyre dy brezave, jo vetëm që do të na bëjë më konkurrues, më të fortë PD-në përballë sfidave të reja që kemi, zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshmet të parakohshme, që duken në horizont, të themi të drejtën, pasi Rama është në kuotat më të ulëta dhe më i dobët se kurrë në këto 14 vjet qeverisje, falë edhe Partisë Demokratike.

Çështja e dytë që do të trajtoja është ndalimi i shpopullimit dhe kthimi i vëmendjes te rinia dhe te diaspora.

Dhe PD-ja, por edhe opozita ka një plan konkret për të ndaluar këtë ikje masive të trurit dhe për të kthyer fuqinë intelektuale në fuqi ekonomike të diasporës dhe në motor të pandalshëm zhvillimi.

Sipas të dhënave të fundit, qarku i Lezhës… qarku i Lezhës ka pësuar një rënie demografike dramatike, prej minus 26%, vetëm krahasuar me vitet e fundit për shkak të emigrimit.

Dhe shpalosja e programit për rininë dhe diasporën i PD-së, për rritjen e nivelit të përfaqësimit qoftë në këshillat bashkiakë të Lezhës, të Kurbinit, të Mirditës, të të rinjve nga Forumi Rinor, por edhe nga Brain Gain, por edhe përfaqësimi i diasporës me 15%, do t’ju japë një zë direkt në vendimmarrjen e tyre në të ardhmen e afërt.

Secili prej nesh është i vetëdijshëm për kontrastin e sotëm midis keqmenaxhimit korruptiv dhe skandaleve qeveritare dhe programit të zhvillimit… zhvillimor të Partisë Demokratike.

Secili prej nesh në këtë sallë, por edhe ata që na ndjekin, janë të vetëdijshëm për nivelin e korrupsionit qeveritar dhe qeverisjen skandaloze dhe kriminale nga mazhoranca aktuale.

Por, ndryshe nga këta që janë në pushtet, ne si PD, të ardhurat tuaja dhe taksat nuk do t’i çojmë për propagandë, për tendera korruptivë dhe kriminalë apo për majmjen e organizatave kriminale, investitorët strategjikë dhe rrethin e ngushtë familjar të Ramës, por për sigurinë e jetës, për shëndetësi bashkëkohore, arsim europian, rrugë me standarde, rritje rrogash e pensionesh, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe transparent, dhe jo për një ekonomi jo transparente, jo konkurruese dhe kriminale.

Dhe, e fundit, PD-ja e ka parësore, imediate dhe shumë të rëndësishme që zgjedhësit nuk janë numra në listat e patronazhistëve, që po bëjnë dhe do të bëjmë… dhe po bëjmë dhe do bëjmë gjithçka që dinjiteti dhe liria e votës të mbizotërojë mbi arrogancën dhe presionin e administratës shtetërore dhe pushtetit, përfshirë dhe krimin në rrugës, ndaj çdo demokrati, njerëzit pa parti dhe socialistët e ndershëm, në mënyrë që vlerat e demokracisë të rikthehen përsëri.

Unë e di që tani është momenti që të gjithë kemi ardhur për profesor doktor Sali Berishën, kështu që unë po e mbyll.

Zoti i bekoftë demokratët kudo që ndodhen, zoti i bekoftë popullin e Lezhës, Kurbinit, Mirditës! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!

Faleminderit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale