Genta Vangjeli: Drejtori Rajonal i Kujdesit Shëndetësor, Arben Asllani, përfitures tenderash nga bashkia e Elbasanit

Më 26 Shkurt 2024, Bashkia Elbasan shpalli njoftimin për dhënien me qira të sipërfaqes 33 ha në fshatin ‘Labinot’ për 10 vite. Qëllimi i dhënies në përdorim: Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.

Më 2 Prill 2024 Bashkia Elbasan pat shpallur njoftimin paraprak për këtë procedurë konkurruese ku njoftonte si fitues Operatorin ekonomik të vetëm pjesëmarrës ‘ENERGYOLBEN’ sh.p.k’.

Së pari, ‘ENERGYOLBEN’ është në pronësi të kompanisë ELTEX shpk e cila ka pronar Arben Asllanin me të vëllanë.

Arben Asllani më herët ka qenë drejtues i Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Drejtorinë Rajonale të OSHEE dhe Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës Elbasan. Në vitin 2023 u emërua Drejtor i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat.

Së dyti, Arben Asllani, edhe pse me detyrë drejtues i institucioneve shtetërore është investuar personalisht lidhur me ndërtimin e HEC OLBEN për të cilin, në cilësinë e përfaqësuesit të ELTEX shpk ka paraqitur kërkesë pra Agjencisë së Mjedisit për të cilin është hartuar edhe VNM përkatëse.

Ndërkohë KLSh në raportin e auditimit për bashkinë Gramsh 2023, ka gjetur shkelje lidhur me kompaninë e z. Asllani duke evidentuar keqadministrim të sipërfaqeve të fondit pyjor dhe moszbatim të kuadrit rregullator të fushës.

Sipas KLSh Shoqëria ‘Eltex’ me administrator ligjor Oltion Asllani, më 13 shkurt 2020, ka lidhur kontratë ‘Për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor publik’ me Bashkinë Gramsh për ndërtimin dhe operimin e HEC Olben me afat 10-vjecar dhe nuk ka kryer pagesat sipas kushteve të kontratës të mësipërme.

ELTEX është përfitues i 109,787,713 lekëve për rimbursim TVSH  përfshirë edhe një pagesë prej 6 milion lekësh si kthim shume për pjesëmarrje në ankand Magazina 146 Elbasan.

Drejtorët e Edi Ramës sigurisht përdorin pozitën shtetërore duke e shfrytëzuar për përfitime personale, por pyetja është: a do ta lejojë SPAK Gledian Llatjan të lidhë kontratë me kompaninë e Drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të Qarkut Elbasan, Korçë dhe Berat?

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale