Kryetari i Grupit Parlamentar të PD -së Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me demokratët e Kavajës.
Në përkujtim edhe të 26 marsit 1990, demonstratës së parë antikomuniste, Bardhi tha se kjo dite duhet të shërbeje si një moment ku qytetarët e ndershëm në gjithë Shqipërinë, të bëhen bashkë, të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 12 vjeçare të Edi Ramës dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë.
‘Edhe pas 33 vitesh, Kavaja i dha leksion Partisë Demokratike, dhe na tregoi të gjithëve se cila është rruga qe duhet te ndjekim drejt 2025. Une nuk do te shpall fitoren sot këtu, por kam bindjen se po te bëjmë ate qe betë ju në Kavajë, që nuk u nënshtruat, reaguat, u përballët, kishit alternativën dhe ekipin e duhur, duke treguar vlera, ne do të mund të realizojmë atë qe se realizuam dot ne vitin 2021. Te garantojmë fundin e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe garantimin e rotacionit që ka nevojë Shqipëria.
Kavaja ne vitet e fundit tha Gazment Bardhi, ishte leksion i qëndresës dhe shembullit se si mundet e keqja.
‘Në 14 maji të një viti më parë, ju kishit morali, ndërsa përballë kishit antimoralin, siç është Kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj. Dhatë leksionin e qëndresës por edhe leksionin se vetëm të bashkuar mund të fitojmë.
Bardhi, tha se nuk do të flas për keqqeverisjen e Ramës, sepse janë qytetaret ata që shumë më shumë se deputetë po e vuajnë atë.
‘Nuk kam ndërmend tu flas ju se sa keq qeveris Edi Rama. Sepse ju jeni ata që me shumë se ne e vuani keqqeverisjen. Madje në vitet e fundit ne ua kemi shtuar vuajtjen me gabimet tona. Prandaj ne ju detyrohemi një ndjesë të sinqertë dhe krahas kësaj kemi për detyrë të krijojmë rrugën se si Partia Demokratike, do duhet të kthehet në pushtet’.
Gazment Bardhi, nënkryetar dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, tha gjatë një takimi me demokratët në Kavajë, tha se ajo që është përgjegjësi e jona, është që qytetarët të mos i zhgënjejmë.
Bardhi tha se më 26 mars të 1990, qytetarët e Kavajës, treguan kurajo e guxim dhe i çuan një mesazh çdo familjeje të ndershme shqiptare që duhet të reagojnë.