FRPD lançon “Shkollën Politike” më 8 Dhjetor/ Xhaferri: Jemi në vijë të parë të rezistencës për mbrojtjen e demokracisë!

Në nderim të 8 dhjetorit, ditës së rinisë, Kreu i FRPD Besart Xhaferri ka lançuar sot Shkollën Politike të FRPD, një eksperiencë ndryshe që do zgjasë 5 muaj dhe synon trajnimin e të rinjve nga ekspertë të mirë të kësaj force politike.
Të pranishëm në aktivitet ishin, kreu i PD, Sali Berisha, Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Adam Lovassy, ish drejtues të FRPD ndër vite dhe drejtues të PD.

Kreu i FRPD Besart Xhaferri shigjetoi Kryeministrin Edi Rama, që sipas tij me Kongresin e PS kërkon të vjedhë këtë datë, por sipas Xhaferrit do ishte sikur krimineli të festonte ditën e dënimit
Xhaferri shtoi se demokracia është në rrezik dhe se të rinjtë e FRPD do të jenë në vijën e parë të rezistencës.
Teksa vlerësoi praninë e Ambasadorit Hungarez në takim, Xhaferri theksoi se vetëm një forcë politike si PD do ta çojë para integrimin në BE, duke argumentuar se këtë e kë dëshmuar me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Nato dhe arritje të tjera gjatë qeverisjes 2005-2013.


Fjala e plotë e kreut të FRPD
“Faleminderit që keni ardhur sot në 8 dhjetor, ditën e rinisë, një ditë historike pasi 33 vite më parë, disa studentë guximtarë nisën atë që ne shijojmë sot lirinë, një liri që është e brishtë, duhet mbrojtur, ndaj ky është misioni i FRPD. Ky forum nuk ishte krijuar në 8 dhjetor, por zanafillat e FRPD janë në ato zhvillime sepse heronjtë e demokracisë ishin pikërisht studentët e të rinjtë. 8 dhjetori është një datë e shënuar për ne, por për fat të keq siç bën çdo regjim, sot mund të jetë thyer rekordi sepse krimineli feston datën e dënimit, sepse pasardhësit e PPSH që sot është Partia Socialiste vendosën që kongresin e tyre ta bëjnë në këtë datë. Nuk ka asnjë problem, ndoshta kjo datë i bën të reflektojnë pak dhe të kuptojnë se mund të rrëzohen shumë kollaj, që janë një kështjellë prej rëre që duhet një valë pakëz më e madhe për ta zhdukur, por në të njëjtën kohë është një datë reflektimi për ne të rinjtë për të kuptuar në çfarë gjendje është Shqipëria. Sot duhej të ishte një ditë feste për të përkujtuar ata të rinj që me Azem Hajdarin në krye i dolën ballë një pushteti të egër. 8 dhjetori është një datë ku duhet ti vëmë vetes objektiva të reja se si duhet të përgatitemi për ti bërë ballë këtij pushteti. Sot lançojmë shkollën politike të FRPD, një format ndryshe nga më parë kur funksiononte Akademia Politike, të cilën Belindi e ka konceptuar dhe mbajtur çdo vit, ka qënë tre ditë dhe përkonte me 8 dhjetorin, ditën e rinisë. Ajo çfarë kemi dëshirë sot që bashku ne Arianin të njoftojmë se shkolla politike do zgjasë 5 muaj. Do nisë në janar do mbarojë në maj, do ketë 20 module dhe për herë të parë trajnuesit do jenë ekspertët më të mirë të PD, shumë prej tyre pjesë e kupolës së forcës sonë politike. Disa prej tyre i kemi këtu, teksa në javët në vijim do shpalosim modulet që nisin me historikun e FRPD dhe PD, tek komunikimi dhe debati politik dhe reforma zgjedhore, si të jesh një komisioner zgjedhor, marketingu politik dhe lidhja me partitë simotra. Kemi kënaqësinë të kemi dhe Ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë zotin, Adam Lovasy, që ka shprehur dëshirën për të na treguar se çfarë janë institucionet e BE, standardet e BE që Shqipëria duhet të arrijë. Dhe këtë me mirë se PD që ka arritur të vetmet gjera si anëtarisimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe statusi i vendit kandidat, nuk mund ta bëjë asnjë forcë politike”

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale