Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
‘Barometri i Ballkanit 2024’ i ka dhënë një tjetër goditje gënjeshtrave me përqendrim të lartë të qeverisë.
Sipas anketimit në fjalë, Shqipëria ka numrin më të lartë të të papunëve në rajon. Ndër 1000 të pyetur, 20% ishin të papunë, niveli më i lartë rajonal dhe me diferencë të madhe nga vendet e tjera.
Mesatarja rajonale e papunësisë ndër të anketuarit ishte 11%. Nivel më të ulët të papunësisë ka Kosova me 4%, ndjekur nga Serbia me 7%, Mali i me Zi 9%, Maqedonia e Veriut me 13% dhe Bosnja 11%.
Anketa ka zbuluar se përveç papunësisë, Shqipëria ka edhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit me 15%, për rrjedhojë edhe përqindjen më të ulët të të punësuarve me pagë.
Në 1000 persona të pyetur në vendin tonë, 39% e tyre ishin të punësuar me pagë, Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.
Edhe atë pak mbarësi relative të ekonomisë, Shqipëria e ka falë nismës private, më saktë biznesit të vogël, jo punëve të krijuara dhe hapura nga qeveria.
Siç tashmë e dini, kur Serbia merr nga Italia një fabrikë të prodhimit të Fiat-it, Edi Rama merr nga fqinji ynë përtej Adriatikut, dy kampe të përpunimit të refugjatëve.
Nën ‘qeverinë Rama’ asnjë kompani e huaj e madhe nuk ka zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes.
Ky është realiteti. Kronikat rozë që shihni në kanalet e pastrimit të ujërave të zeza qeveritare janë reklamë që paguhet.