Flamur Noka: Zemra e Sali Berishës rreh me Kavajën për një tjetër 26 mars për të rrëzuar këtë herë diktaturën e regjimit të Edi Ramës

Gjatë takimit me demokratët e Kavajës, sekretari i Përgjithshëm i PD-së i ka përshëndetur ata në emër të kryetarit Sali Berisha.

Noka tha se, duhet një tjetër 26 mars për të rrëzuar diktaturën e regjimit të Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

26 marsi nuk është ditë e veçantë vetëm për Kavajën, por çdo shqiptar është dita kur rinia, intelektualët, populli i Kavajës mori kthesën e madhe e cila e orientoi gjithë Shqipërinë në rrugën drejt demokracisë dhe përmbysjes së regjimit.

26 marsi është dita kur Kavaja i dha leksion mbarë Shqipërisë.

Është dita kur kurajoja, energjia njerëzore bënë të mundur nisjen e ndryshimit të madh dhe të shumë pritur për çdo shqiptar.

Është dita që shënoi fillimin e rënies së diktatorit dhe diktaturës.

Ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërisë sepse Kavaja ishte e para që përqafoi ndryshimin dhe që unanimisht kërkoi që Sali Berisha të ishte deputeti i tyre.

Në pamundësi për të qenë fizikisht, më lejoni që të ju përcjell një mirënjohje të pakufishme nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për qytetarët dhe demokratët e Kavajës, për atë që keni bërë ju në këto 33 vite duke e mbajtur, votuar e mbështetur si deputet dhe përfaqësues tuaj.

Sot Sali Berisha e kishte të pamundur të ishte mes jush sepse drejtësia politike e regjimit nuk ja dha këtë rast, e arrestoi.

Por Sali Berisha nuk mbyllet brenda mureve, sepse zemra e tij rreh këtu në Kavajë.

Mendja e tij është me Kavajën që aspiron përsëri një 26 mars të dytë për të rrëzuar regjimin, jo më regjim komunist që ishte ai që përmbysët, por një regjim mafioz që është ky i Edi Ramës.

Drejtësia e re politike ka mbetur vetëm të kandidojë si parti politike sepse asgjë tjetër nuk po bën. I ka mbetur të kandidojë si parti politike kundër PD-së dhe opozitës.

Kjo pra është drejtësia politike për faqe të zezë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale