Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
PD me përgjegjshmëri absolute e trajtoi këtë situatë dhe ka vendosur që të përvijojë aksionin e saj. Data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës.
Ne nuk mund të rrimë duar kryq, kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës, kur drejtësia e re bëhet marionetë në duart e Ramës dhe regjimit, kur drejtësia e re vendos padrejtësinë e saj si normë ndaj opozitës, dhe kur drejtësia e re funksionon si organizatë kriminale për të pastruar dosjet e krimit të Ramës, Veliajt dhe pushtetarëve.
Edi Rama me vendimin e burgosjes së nënkryetarit të grupit parlamentar Ervin Salianji kërkon të kërcënojë opozitën se, kush lufton kundër Ramës dhe ministrave të tij, kush denoncon Ramën dhe ministrat e tij, kush denoncon narkotrafikun dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar e pret ky fat.
Atëherë opozita nuk mund të rrijë duarkryq.
Nuk bëhet fjalë për protestë thjeshtë kombëtare; përshkallëzim. E kemi thënë dhe po e them sot, përshkallëzim. Radikalizim.
Nuk do të thotë që të mblidhemi në bulevard, por që do të thotë se do të jemi në terren në të gjitha akset kryesore. Bllokimi i akseve do të jetë një nga idetë që do ti propozohen këshillit kombëtar.
Qytetarët janë sot një hap para opozitës. Ata janë të revoltuar dhe ata kanë nevojë që ne ti kontaktojmë dhe të ju prijmë. Rrugë jonë është pa kthim.
Edi Rama do të rrëzohet dhe ky rregjim do të rrëzohet. Shqipëria nuk mund të pranojë një narkoregjim që kërkon të likujdojë opozitën dhe të rrënojë e shpopullojë Shqipërinë.
Parlamenti pa diskutim.
Aksioni opozita do të jetë edhe në parlament edhe në terren.
Nuk ka më paqe për Edi Ramën dhe regjimin e tij kriminal dhe as për narkodrejtësinë e tij.
Sot mund të ju them vetëm kaq.
Kryesia e vogël e partisë është duke diskutuar detajet dhe do të ja paraqesim këshillit kombëtar.
PD do të jetë në betejë me regjimin. Pra drejtësia e re është marionetë e regjimit dhe do të trajtohet si marionetë e regjimit.
Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi i Procedurës penale përcakton që deputetit nuk mund ti kufizohet liria apo nuk mund të burgoset pa miratimin e Kuvendit.
Narkodrejtësia politike mund të bëjë dhe çmendurira, por detyrimi kushtetues dhe ligjor është të vijë në kuvend. Ne përgjigjem do të ja japim edhe regjimit edhe narkodrejtësisë.