Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha përpara demokratëve të Pukës se ishte zgjedhur pikërisht ky qytet për të mbajtur këtë takim më 22 marsin e fitores së parë të demokratëve.
“Sot për demokratët dhe shqiptarët është një ditë e shënuar. 22 marsi është dita e fitores së demokracisë në Shqipëri.
22 marsi është dita e përmbysjes së regjimeve, është dita e përmbysjes së diktaturave, ndaj ne zgjodhëm pikërisht 22 marsin për të ardhur në Pukë.
Ju ishit të parët që ngritët tiparin e bashkimit të demokratëve.
Sot e kemi mision përballjen me këtë të keqe. Misioni është ta ndalim Edi Ramën. Dhe ne do e ndalim. Ne do i vëmë fre Edi Ramës, do i vëmë fre shpopullimit.
Ne do bëjmë gjithçka që Shqipërinë ta kthejmë në normalitet. Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë një vend i begatë, që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre.
Të kthehet shpresa te Shqipëria dhe shqiptarët dhe së bashku të udhëtojmë atje ku e kemi vendin, drejt Europës, si dinjitozë dhe jo si refugjatë,” deklaroi Noka.