EKSTRAKT
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur në foltoren e parlamentit, akuzoi qeverinë Rama si hajdute.
Në fakt Noka shkoi më tej, duke i cilësuar si ‘lubi hajdutë’.
Fjala e Sekretarit te Pergjithshem te PD, Flamur Noka ne parlament:
Zonjë, këtu çfarë flet opozita, si drejtohet ajo, çfarë politike bën ajo, nuk e përcakton as ti, as Belinda, as grupi juaj, atë e përcakton rregullorja e Kuvendit.
Në rast se deputetja drejton gishtin për abuzime, për vjedhje, për arsimin që ka shkuar i fundit vend sipas PISA-s, për shëndetësinë që është vetëm e vjedhur, kjo nuk do të thotë se po kalon etikën.
Etikën e keni thyer ju, etikën e ka thyer vetë kryeministri.
Por t’ju thuash ju hajdutë nuk është fyerje, është gjysma e të vërtetës.
Sepse ju të gjithë jeni lubi, ju jeni të gjithë lubi, jo thjesht hajdutë.