Flamur Noka: Në ditën e hapjes së negociatave, Kuvendi kthehet në burg të sigurisë së lartë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke folur tek Parlamenti, u shpreh se ky institucion është kthyer në një burg të sigurisë së lartë pikërisht në ditën kur hapen negociatat me BE-në.

“Ky është një burg i sigurisë së lartë.

Ditën që hapen negociatat, ky parlament kthehet në një burg të sigurisë së lartë.

Kreu i narkosit ka ngujuar zonjën 5 milionë dollarë në parlament.

Miss 5 milionë dollarë e ka kthyer parlamentin në një burg të sigurisë së lartë ku nuk lejohen takimet.

Ja, ky është parlamenti i vendit që hapi negociatat,” tha sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka për mediat tek parlamenti.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale