Flamur Noka: Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare me Skapin e Partisë përdorën sërish korrupsionin e tyre për të mposhtur Sali Berishën. Por përsëri ata dështuan …

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM I PD, FLAMUR NOKA, NË TAKIM ME KRYETARET E DEGEVE

Të dashur miq,

E penguan sot Sali Berishën të shkonte të bënte detyrën, të përfaqësonte në Kuvend qindra mijëra shqiptarët që i besojnë dhe votojnë Partinë Demokratike. E penguan sepse Sali Berisha u kujton, me fjalë dhe rezistencë, se si partia e Rilindjes dhe Skapi i partisë kanë lënë të lirë me qindra kriminelë, vrasës dhe korruptues dhe te korruptuar qe kane vjedh dhe vjedhin çdo dite taksat e tuaja, taksat e shqiptareve…

SKAPI i partisë, pa asnjë argumentim, ndalon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar opozite, që të jetë përfaqësuesi i zgjedhësve të vet. Ndërkohë, Ilir Beqjen shumë prej jush mund ta keni ndeshur këto ditë nëpër rrugët e bllokut, si shenjë e turpit të cilin Skapi e ha me bukë.

E pengojnë edhe opozitën reale të Shqipërisë që të marrë vendin që i takon me ligj në Komisionin e Reformës zgjedhore.

Na penguan dhe po na pengojnë që të bëjmë detyrën për të cilën jemi dërguar në atë parlament.

Rama dhe banda e tij e pushtetit po na pengojnë të bëjmë detyrën, por asgjë nuk na ndal në misionin tonë. As Sali Berishën, as Partinë Demokratike, as opozitën, as shqiptarët.

Dhe…Ta kenë të qartë këtë: ne nuk na pengojnë dot dhe as na bëjnë të dorëzohemi.

Mblidhemi prej 20 ditësh pa ndërprerje, pavarësisht shiut apo të ftohtit te ‘Rruga e Shpresës’, për t’i thënë Doktor Berishës se nuk është vetëm. Për ti thënë Edi Ramës se kur të mbërrijë ora e përballjes së tij me vetminë do të jetë qyq i vetëm, me katër muret e trasha të vilës në Surrel, para se ta marrin për ta cuar mes katër mureve të ftohta të qelisë.

Zonja dhe zotërinj.

Në të gjithë karrierën e tij Sali Berisha është njohur si i pakorruptueshëm.

Antikorrupsioni i Sali Berishës ka qenë dhe njeri nga faktorët kryesor të sukseseve të qeverisjes së tij. Pas daljes në opozitë Sali Berisha denoncoj me shumë se të gjithë politikanët e tjerë të marrë së bashku aferat personale familjare dhe qeveritare korruptive të Edi Ramës dhe ministrave dhe zyrtarëve të tij.

Lufta ndaj Sali Berishës është lufta e sistemit korruptiv të Edi Ramës kundër antikorrupsionit të Sali Berishës, betejës së tij pa kompromis kundër këtij i fenomeni që po shkatërron Shqipërinë.

Edi Rama me të gjitha levat e tij kontrolloj vite e vite të tëra aktet dhe vendimet e Sali Berishës kryeministër dhe qeveritarëve të tij, por nuk gjeti asnjë provë, asnjë fakt apo dokument që të implikoj atë. Pas kësaj Edi Rama duke përdor korrupsionin transnacionale me armikun e demokracisë shqiptare George Soros dhe duke korruptuar McGonigal etj., e arriti të shpalle ‘non grata’ si të korruptuar Sali Berishën, por prej tre vitesh nuk u paraqit asnjë fakt, asnjë provë apo dokument çka dëshmoj edhe një herë se Sali Berisha është ai që ka qenë gjithmonë, i pakorruptueshëm nga askush dhe nga asgjë.

Pikërisht se u faktua i tillë dhe me akuzat false ai jo vetëm që nuk u rrëzua, por u rikthye përsëri në krye të PD për të shpëtuar Partinë Demokratike nga korrupsioni Rama-Basha..

Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare me Skapin e Partisë përdoren sërish korrupsionin e tyre për të mposhtur Sali Berishën. Por përsëri ata dështuan …

Dosja e klubit Partizani është piramida më e turpshme e mashtrimit dhe falsifikimeve të cilën Edi Rama dhe armiqtë e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare dështuan me turpin më të madhe.

Sali Berisha po shkatërron dhe do të shkatërroj projektin e Edi Ramës dhe mafies se George Sorosit për një Shqipëri të zbrazur nga shqiptarët dhe të banuar nga fantazmat e projektit të tij të Shoqërive të hapura.

Të dashur shqiptarë,

Këta duan t’i ulin qepenin Shqipërisë dhe të krijojnë në tokat e saj të bekuara projektin antishqiptar të Shoqërisë së Hapur, Ballkanit të Hapur dhe çdo hapje tjetër që shqiptarët i zeron, që nuk i merr parasysh.

Strategjia Soros-Rama ka synime kobzeza, konsolidimin në Shqipëri te diktaturës krimit drogës majtisto -globaliste ku Edi Rama e ruan pushtetin në aleancë me krimin, drogën dhe te gjitha poshtërsitë njerëzore.

Emërimi i opozitës ka qene dhe është pjesë e këtij plani të zi. Caktimi i një marionete në krye të një opozite false qetëson Sorosin dhe planin e tij, dhe gëzon Ramën, i cili asnjë betejë me këtë opozitë nuk do të fitonte me garë të ndershme.

Makthet e Edi Ramës nuk mund të bëhen projekti për zhbërjen e Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë ..

Sondazhet e Edi Ramës dhe medias së tij të shitblerë, janë fake sepse është Edi Rama që po i detyron shqiptarët të votojnë me këmbë, duke ikur. Shqiptarët ia kanë dhënë përgjigjen çdo sondazhi: Shqipëria e Rilindjes është e pajetueshme. Nuk ka vend në të për fëmijët tanë.

Kjo është beteja finale mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ne të gjithë duhet të zgjedhim mes projektit për një Shqipëri normale, dhe projektit për një Shqipëri të boshatisur nga autoktonët dhe të vizituar nga të huajt.

Për një Shqipëri ku mund të investojnë të gjithë, apo per një vend ku cdo gjë shkon në duart e ‘investitorëve strategjikë’ të Rilindjes qe jo rastësisht janë ose qeveritare ose krerë te mafias lokale apo rajonale. Për një Shqipëri ku bëhen zgjedhje të lira, apo për një Shqipëri ku qendrat e votimit, komisionet, kutitë, barutin e presionit dhe bojën e procesverbalit e kanë në dorë bandat.

Ju ftoj edhe njëherë të mos dorëzoheni, ti besoni projektit për një Shqipëri normale të Sali Berishës dhe PD, ku çdo shqiptar është aksioner, përkundër një Shqipërie që luhet përditë në Bingon e Surrelit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale