Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E KRYESISË SË PD

Mblidhemi sot në një moment, të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas, antishqiptare, antidemokratike, antikombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Kur një vend që i detyrohet më shumë se një vend tjetër SHBA-së, Shqipëria, kur një vend anëtar i NATO, merr përsipër, i korrupton, vendit udhëheqës të Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, SHBA-së, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë, dhe këtë e bën, ky njeri është Edi Rama.

Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë, por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm për nga rëndësia në sigurinë e SHBA-së dhe të vendeve të lira, do të thotë kryen një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdo lloj limiti, linje.

Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta të Charles McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik, që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës, është një krim i përmasave makabër.

Është një veprim i barabartë, me një grusht shteti, kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin.

Është një veprim i cili përveç aktit që bën ndaj vendit mik, përdor për të instaluar monizmin dhe fake opozitën në Shqipëri.

McGonigal është në një hetim të gjithanshëm në SHBA. U përket autoriteteve amerikane të qartësojnë gjer më një lidhjet e tij, agjenturore apo korruptive me Shestakovin, Fokin, del sot në skenë një tjetër, me Deripaskën dhe të tjerë. Por një gjë është e sigurtë, lidhjet e tij me Edi Ramën janë më të turpshmet në historinë e këtij vendi.

Ti lejojë vetes Shqipëria të korruptojë një qenie të dobët, që nuk duhej të ishte kurrë aty ku ishte ai dhe të mos njoftonte që në rastin e parë, partnerin dhe aleatin tonë strategjik, është bashkëpunim në një krim të shëmtuar kundër SHBA, Shqipërisë, NATO-s dhe kundër çdo vendi të lirë.

McGonigal dhe Mark Rossini, bashkëpunëtor dhe ortak i tij, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese, antishqiptare për llogari të Edi Ramës. Qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare.

Nga viti 2014 rezulton se Mark Rossini, një person që unë kurrë nuk e kisha dëgjuar, bënte akuza ndaj meje si kukull e Putin dhe i përsëriste këto në vitin 2019 në televizionin e Ben Blushit dhe Edi Ramës. McGonigal nuk është dorëjashtë në çdo gjë që ka ndodhur për asgjësimin e opozitës shqiptare.

Por ajo që është publikuar, ka që janë publikuar dhe ka të tjera që nuk janë publikuar, por janë në dosje.

Ajo ç’ka është publikuar është e sigurtë  se në datën 4 janar të vitit 2018, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit Agron Neza, i dha atij informacione për kompaninë lobiste të PD-së.

Ajo çka është e vërtetuar se, po ky ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Sigurimit të Shtetit, i dha atij përsëri informacione të reja për lobimin e kësaj kompanie në datën 16 janar të vitit 2018, dhe se këto informacione biznesmenit të lidhur si mishi me thoin, me McGonigal dhe ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit Agron Neza, ja dha direkt zyra e kryeministrit Edi Rama.

Pra del e qartë se fuqia e institucionit me të fuqishëm të fushës në SHBA, u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.

McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera, për licenca. Ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Me 225 mijë dollarë thuhet në dokument, 500 mijë të tjera nga një bankë e Qipros, por edhe miliona të tjera, thuhet gjerësisht.

Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin dhe të tjerë të shpallur ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit. Gjithë këto zhvillime dëshmojnë se mafia në pushtet, mafia në pushtet përbën pushtetin më të rrezikshëm. Mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për vetë SHBA-të. Mafia e Tiranës në pushtet është pra një rrezik madhor, jo vetëm për shqiptarët, por një rrezik madhor edhe për SHBA-në siç fakton rasti McGonigal.

Ju garantoj ju se McGonigal, jo në atë nivel të inteligjencës, por në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA.

Rasti McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik. Nuk është përpjekur veç McGonigal si lobist kundër për shkatërrimin e PD-së dhe opozitës. Forcës politike më pro perëndimore dhe antiruse në Shqipëri. Kjo është e vërteta e kësaj partie.

Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptas me të gjithë imoralitetin, me të gjithë abuzivitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë, dhe për të njëjtat motive korruptive, mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, normë, moral, standard.

Kam denoncuar para jush, para qytetarëve, kudo, që kjo mafie e rrezikshme përdor të gjitha format e korrupsionit. Përdor korrupsionin monetar, korrupsionin politik, korrupsionin erotik dhe çdo formë tjetër korrupsioni. Ky është laboratori, ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit të zyrtarëve, ku shkon gjer tek ai që ishte në lartësi dhe nivele që nuk mund të imagjinohej.

Pse i them këto, i them këto sepse rasti McGonigal, ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar se si mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për ti varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata, për ti shndërruar të pashpresë. Imagjinoni ju, se çfarë efekti toksik kanë patur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rossinit, në mbështetje të Edi Ramës, në mahni të ministrave të tij, të sukseseve imagjinare, absolutisht që të gjitha të paguara.

Imagjinoni ju çfarë drame është luajtur në këtë vend me shkatërrimin e drejtësisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së.

Skapi të cilin, ose për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra, qindra deklarata është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Askush nuk e ka diskredituar atë përveç vetes së tij. Do ju jap një shembull, vetëm nga dita e sotme. Deputeti Gazment Bardhoi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka patur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej. Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo. Aq sa kishte. Për skapin e partisë, pavarësisht se në të katër anët e botës ulërinjë sirenat e korrupsionit, të krimit nuk ndodh asgjë, dhe i kërkon aktpadinë. Nuk mund të fillojë hetim.

Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor, sepse një shqiptar aty duhej ti thoshte vetes; dale, ky faqezi bëri këtë akt. Ky dokument i Gjykatës Amerikane kërkon këto, e këto. E sigurisht që aty pjesa dërrmuese e hetimeve është në Shqipëri. Çfarë e pengonte skapin të njoftonte sot se ka filluar hetimin dhe të thërriste me radhë.

A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje më McGonigal, nuk ekzistonin për ta, si e ka atë parrullën, e nesërmja na pret.

Shikoni si përpiqen ta kalojnë skandalin e shekullit, i cili ju them unë, dëmton në mënyrë palcore imazhin e shqiptarit në SHBA. Mos harrojmë se ai është kryeministër. Amerikanët janë të tronditur nga kjo ngjarje, nuk e njohin atë siç e njohim ne. Për ata ai është kryeministri i Shqipërisë, që fut thikë prapa shpine, e korrupton, turpëron të jemi të hapur, vendin e madh duke shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të padenjë për vendin që mbante.

Për PD-në, skandali McGonigal , Rama-McGonigal përbën një akt ndër më të rëndët në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas largimit të ambasdës së SHBA në vitin ’46 nga Enver Hoxha dhe do të mbetet në memorie jo për pak kohë. Unë mendoj se çdo shqiptar ka një detyrim madhor ti japë Edi Ramës përgjigjen e merituar.

Ti japë Edi Ramës përgjigjen e merituar para së gjithash sepse ai, kontaktoi një vrasës me pagesë për ekzekutimin e PD-së dhe pluralizmit politik në Shqipëri, dhe ai është kapur tani nga drejtësia amerikane.

Ti japë një përgjigje të merituar Edi Ramës dhe përfundimtare si një armik i egër i aleatit tonë kryesor. Si një njeri i pabesë që, ose shfryu urrejtjen e etërve të tij kundër SHBA-së, ose verbëria e pushtetit është kaq ekstreme sa e bën atë të aftë për çdo veprim për të qëndruar në pushtet.

Çdo shqiptar, ka ardhur koha të flasë, ti dalë zot Shqipërisë. Të largojmë një minutë e më parë këtë kalbësirë nga pushteti, i cili në çdo anë që ta shikosh, në çdo faqe që ta kthesh, del i zi dhe më i zi.

Jemi mbledhur së bashku dhe kemi denoncuar vjedhjen e votës nga ana e Edi Ramës, instalimin e monizmit me anë të vjedhjes së votës nga ana e Edi Ramës. Dhe nuk ka akt më antidemokratik.

Kemi denoncuar këto muaj, skandale pas skandali. Por bota e qytetëruar është çuditur me një lloj tolerance ndaj këtyre skandaleve. Nuk ka vend që nuk do të përmbyste një organizatë kriminale si ajo e djegësave. Nuk ka vend që nuk do të përmbyste një organizatë kriminale si e portit të Durrësit. Por jo vetëm kaq, por edhe e 500 mijë eurove të Rozetës, të 122 miliardë lekëve të denoncuar nga KLSH-ja.

Por të gjitha këto përsëri ishin të brendshme. Kurse ky është një skandal ndërkombëtar i përmasave të papara. Ndaj dhe mendoj që ne duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve në një përgjigje përfundimtare të merituar; Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon çdo ditë mbi liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve, me një njeri që vjedh çdo ditë fondet, pasuritë publike të tyre, me një njeri i cili arrin në përmasa makbethiane të rekrutojë për qëllime të karriges, pushtetit të tij, për të shkatërruar opozitën, pluralizmin një nga njerëzit më të rëndësishëm të kësaj toke në fushën e sigurisë.

Nuk e di a i keni parë apo jo, por analiza e medieve sociale e nxjerr atë njeriun më të nxirë në Shqipëri, Europë dhe kudo, pas Putinit dhe Llukashenkos, dhe unë i përshëndes shqiptarët. Kanë realizuar thellë se çfarë, meriton çdo epitet, por nuk po prish gojën, çfarë njeriu kanë si shef ekzekutivi, çfarë turpi, se çfarë është i aftë të bëjë kryeministri i tyre.

Them dhe njëherë, këto janë vetëm ato që kanë dalë në sipërfaqe. Por afera McGonigal është shumë më e zezë, ajo do të hetohet deri në fund.

Ne jemi politikanë, ne as nuk merremi se ku firmosi dhe çfarë firmosi, se kush e rekrutoi, dhe kush nuk e rekrutoi. Jo ne jemi politikanë. Por si politikanë ne nuk mund të mos themi se Edi Rama gjatë këtyre dy viteve, apo mbi një vit konflikti, agresioni barbar i Rusisë kundër Ukrainës është sjellë absolutisht si agjent influent.

Deklarata e tij në samitet të NATO, në Këshillin e Europës dhe kudo se është gabim ti kërkosh Vuçicit të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Fjalët e tjera se duhet ta lemë Serbinë në prapavijë të agresorit barbar rus. Deklarata e tij se Europa e ka gabim që ja kërkon dhe më mirë të pranojë të mos i respektojë se sa ti respektojë.

Deklarata e tij në Davos, cinike deri në pafytyrësi. Tha se keni zëvendësuar mallin e pistë rus me mallra më të pistë të të tjerëve, për gazin e kishte fjalën. Kjo është deklarata e servirur direkt, nuk ka rëndësi se kush, por është absolutisht një deklaratë në mbrojtje të Kremlinit.

Të krahasosh ti gazin e Katarit, apo Brunait, vërtetë ato nuk janë regjime më demokratike, por ata nuk janë regjime që po bëjnë kasaphanë në vende të tjera. Ata nuk po pushtojnë të tjerët dhe ta quash ti gazin e tyre më të pistë se gazin rus, ky e bën në shërbim të Putin këtë.

E them këtë se shqiptarët duhet ta dinë se nuk janë të rastësishme, ndonëse në fakt dalin  prova dhe sot se njerëzit më të afërt në aferën e Edi Ramës, këshilltarët e tij janë të lidhur shumë ngushtë me kompani apo persona të shërbimeve të tjera.

Dorjan Duçka këshilltari më kryesor i Edi Ramës merr dëshmitarët nga Shqipëria dhe i çon në Uashington kundër PD-së. Të tjerët marrin Vangushin apo Tomën dhe i çojnë në Vjenë, kush e merr vesh kush ka qenë aty, se të dy kanë afera edhe me vrasje edhe me këto dhe nuk merret vesh se kush janë.

Me një fjalë, në çdo rresht të asaj aktpadie është një akt kriminal mafioz. Ndaj dhe ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihemi në protesta të fuqishme. Asnjë shqiptar që është sot në Shqipëri dhe kudo që ndodhet në botë, shqiptar i vërtetë. Asnjë shqiptar që ka jetuar në këtë vend që kur është shpallur paravarësia nuk meriton kurrë një kryeministër si ky, që nuk ka asnjë parim, as flamur, as nder, as ideal, asgjë prej gjëje përveç interesit të tij të ngushtë të karriges së tij.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale