Financimi rus i Bashës/ Berisha: PD nuk ka në arkën e saj asnjë qindarkë të hyrë, apo të dalë.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA ME KOMISIONIN E AUDITIT NË KONFERENCËN PËR MEDIA

Mirëdita!

Sali Berisha: Prej kohësh, me të drejtë keni pritur Raportin e Auditit për problemin e akuzave ndaj PD, se ka pranuar financime ruse. U vonua ky raport, por tani është i plotë. Auditë të pavarur, kanë paraqitur një raport serioz, pasi kanë analizuar të gjithë veprimtairnë financiare, buxhetore të PD.

Për konkluzonet, znj.Ledina Mandija kryetare e komisionit, ua paraqet ju ato.

PYETJE-PËRGJIGJE

Enkel Xhangoli, Klan News: Ju tashmë keni një raport me të dhënat për sa i përket lobimit. Ju si PD, do ia dorëzoni drejtësisë këtë raport, dhe të kërkoni një hapje çështjeje për z.Basha, edhe njëherë?

Berisha: Pyetje e drejtë. Normalisht, ajo nuk duhet të ndodhë, sepse raporti ynë nuk ka asnjë element të ri, krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama. Ne nuk kemi gjë të re, ne kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj të financave të saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga BINIATTA TRADE, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka. Ky është konkluzioni i raportit tonë, çka do të thotë se gjithcka është veprim personal i Edi Ramës.

Këtë e ka ditur prokuroria, siic e thotë raporti. E ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen, dhe mori peng Bashën. Kjo është e vërteta.

 Ka një zhvillim. Zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nik Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka, ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD.

Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në ‘Opinion’, se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka, janë të njohura këto.

A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme!

Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë organeve të prokurorisë. Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjitha provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. Sepse Prokuroria e Shqipërisë e ka hetuar Lulzim Bashën për larje parash, e cila ka qenë një dosje e mirëfilltë, por ia ka mbyllur Edi Rama. Motivi ekziston. Të dhënat e reja kanë dalë, jo nga ne, se ne nuk kemi ç’është e vërteta. Në këtë raport, nuk ka gjëra të reja, i ka raoporti i Prokurorisë këto që kanë gjetur auditët me punën e tyre shumë serioze, të cilët unë gjej rastin ti falënderoj me shumë mirënjohje.

A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ju e kuptoni vetë që ai është në kontroll të plotë, total të Edi Ramës. Ai është organi më i kapur që ekziston në Europë sot.

Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, ju deklaroni dhe raporti po ashtu, që PD nuk është e lidhur me financimet ruse. PD ka qenë e drejtuar nga Lulzim Basha, ju po thoni se gjatë drejtimit të Bashës, PD si subjekt nuk ka asnjë lidhje me financimet ruse?

Berisha: Kjo që thua ti, është njësoj sikur të më pyesësh mua nëse ka të bëjë PS me Sarajet e Edi Ramës në Surrel. PS do kishte të bënte me Sarajet e Edi Ramës në Surrel, nqs paratë e ndërtimit të tyre, do kishin hyrë dhe dalë nga arka e PS. Po çfarë ka të bëjë PD, kur kryetari si tipi i Edi Ramës përdor para me origjinë të dyshimtë të, të paqartë, për të ndërtuar vilën e tij.

Lulzim Basha, nuk ka marrë paratë që i kanë shkuar Nik Muzit dhe kompanisë tjetër, njëherë 25 mijë, njëherë, dy herë nga 50 mijë, janë para me origjinë të pastër. Transaksione që kanë kaluar nga llogari të PD, kanë zero lidhje me financime ruse. Për 500 mijë euro që BINIATTA TRADE, një kompani e kontrolluar nga inteligjenca ruse, i ka paguar Nik Muzinit, ato janë ose shpërblim i zbulimeve ruse, personalisht për Lulzim Bahsën, ose burim tjetër që është përzgjedhur një kompani e zbulimeve ruse. Ato nuk mund t’i dimë, por çfarë dimë ne?

BINIATTA TRADE nukka marrë asnjë qindarkë nga arka, llogaritë bankare të PD. Dhe asnjë qindarkë, nqs ato ta supozojmë 500 mijë euro që ka paguar BINIATTA TRADE, Nik  Muzin, nga ato asnjë qindarkë nuk ka hyrë dhe dalë nga llogaritë e PD. Pra, është akt personal i Lulzim Bashës, siç është ndërtimi i Sarajeve të Surrelit, akt personal i Edi Ramës.

Nuk mban përgjegjësi PD, për Sarajet e ndërtuara pa asnjë faturë. Qartë, larje parash!

–  Z.Berisha, akuzat tuaja kanë qenë që z.Rama ka mbyllur dosjen që lidhte z.Basha me financimet ruse. Ju e keni marrë këtë dosje, dhe grupi i auditit gjithashtu, dhe nga ajo që çfarë dëgjova është që nuk ka në dosje z.Basha me financimet ruse. Atëherë, si është bërë mbyllja e kësaj dosje nga Edi Rama?

Berisha: Shumë thjeshtë. Z.Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nik Muzin. Është Nik Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i kam nga PDSH, është ai. Edi Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se nga këto para, 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.

Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi ka qenë njeriu që është marrë në mënyrën më intensive me mbylljen e dosjes, dhe ju e dini si u mbyll dosja.

Dosja u mbajt deri në ditën e 30-të nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen. Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Thuhet se ai mori një shpërblim madhor për këtë akt antiligjor që bëri, sepse ai ishte i detyruar ta dërgonte çështjen në Gjykatë të Lartë.

Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe pastja e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.

– Z.Berisha, ju keni deklaruar se është Kryeministri Rama në tërësi që ka ndikuar në vendimin tuaj për t’u shpallur nga SHBA NON GRATA. Më pas është Kryeministri Rama, i cili ka ndërhyrë në çështjen McGonigal, për të kapur edhe ish-kryetarin e PD, po ashtu edhe në kapjen e Enkelejd Alibeaj, i cili dje nxorri rreth 20 kandidatë për zgjedhjet lokale. A mendoni ju se kjo situata e Z.Rama nga grupi tjetër që ju deklaroni, do ishte në favor të tijin të nxirrte 61 kandidatë, dhe jo vetëm 20?

Berisha: Unë kam deklaruar ato që kanë deklaruar mediat amerikane dhe shqiptare. Për herë të parë unë, emrin e McGonigal e kam mësuar, kur ka dalë skandali. Kur është bërë aktakuza nga Drejtësia Amerikane kundër tij. Dolën të dhëna të tjera, shumë të qarta. Njerëz më të afërt të kryeministrit kishin deklaruar se Lou Bladel, të cilin e ka sjellë në Shqipëri McGonigal, i cili firmosi një kontratë 360 mijë euro me Edi Ramën, është marrë me dosjen e Opozitës. Marko Rosini, edhe ai një bashkëpunëtor dhe ortak i McGonigal ka një seri deklaratash politike kundër meje.

Një gazetar gjerman nga Nju Jorku ka raportuar se, dokumentat e Drejtësisë së SHBA, dhe hetimet të gazetarëve amerikanë kanë treguar se McGonigal është marrë me manipulimin e dosjes së Berishës. Unë nuk i kamditur këto. Unë kam akuzuar Soros-in, kam paditur në gjykatë Sekretarin e Shtetit për shpifje, deri këtu ky ka qenë qendrimi im.

DASH bërni një deklaratë shumë të qartë, burimet tona jan OJF, si Delina Fico me shoqe, të kontrolluara nga Soros, artikujt e gazetave të kontrolluara nga Soros BIRN, etj., dhe raporte të fshehta të Edi Ramës.

Pra, nuk kisha unë arsye të akuzoja askkënd tjetër, unë e mora transparent. Por, duke qenë se mashtrimi po bëhej gjithnjë e më evindent, Yuri Kim u bë zëdhënëse. Ishte ajo që e deklaroi për herë të parë FBI, çka më lë mua të kutpoj se ajo ka bashkëpunuar intensivisht me ekipin mafizon McGonigal, Marko Rossini, dhe Lou Bladel, dhe Edi Ramën në këtë aferë unë nuk e kisha përmendur, më përpara atë, asnjëherë.

Por fakti që, që ajo hesht si fija e barit, në një heshtje që do të mbahet mend edhe 100 vjet të tjera në historinë e diplomacisë, e akuzon atë shumë rëndë për ëtë çështje.

Edi Rama vazhdoi skenarin, pasi nuk realizuan qëllimet e tyre me Sali Berishën, sepse demokratët reaguan. Demokratët nuk pranuan manipulimin dhe mashtrimin për të vërtetën. Ata janë njerëzit më pro amerikanë, por këtë nuk mund ta pranonin, se këtë nuk e pranon vetë Amerika. Edi Rama vazhdoi me Lul Bravën dhe Enkelejd Alibeajn betejën e tij kundër pluralizmit. Kjo që ju shihni, çfarë është?

Është përpjekja e dëshpëruar e një njeriu që ka marrë fund në mënyrë absolute, që nuk ka asnjë të ardhme, që e pret fati i McGonigal, pa asnjë diskutim, për të shkelmuar pluralizmin në Shqipëri.

Pluralizmi do të ringrihet, rivendoset. Monizmin e vendosi Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën, me braktisjen që i bëri zgjedhjeve lokale, për të mbajtur peng monizmin, për të garantuar fitore, si ajo që nuk mund t’i vijë më kurrë, përdor vegla si Alibeaj. Peng i veprave kriminale të vëllaut të vet, të cilat ai i ka fshehur. Enkelejd Alibeaj i ka fshehur, Edi Rama ia di dhe e komandon atë. Por, asnjë demokrat nuk ka as edhe më të voglin detyrim ndaj Alibravës dhe vëllaut të tij, rrëmbyes dhe pengmarrës i armatosur.

Kjo është loja me krimin dhe lidhjet e krimit të Edi Ramës. Pluralizmi do të vendoset fuqishëm dhe Edi Rama ka marrë fund në rrafshin e të ardhmes politike, ka zero të ardhme.

Danjela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, mqs iu pëlqen t’i referoheni si pengje z.Basha dhe z.Alibeaj, po Roland Bejko që ditën e djeshme ka shpallur kandidaturën nën siglën e PD zyrtare për Bashkinë e Tiranës, është peng për ju?

Berisha: Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ata janë thjesht vegla mjerane që i përdor Lulzim Basha dhe Edi Rama kundër pluralizmit.

PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje. Koha provoi në mënyrë profetike përcaktimet, rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri. Këto i kanë kuptuar të gjithë.

Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur. Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale