Fejzo: Sot për herë të parë ndihem e lirë për të votuar. Vota e anëtarit, jo e kryetarit!

Siç e thanë edhe kandidatët e tjerë sot është një ditë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë Bakllanin, sepse ky proces do të hyjë në histori. E kam thënë në të gjitha deklaratat që kam patur mundësi: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij procesi.

Pikësëpari dua të falenderoj median që është kaq e interesuar për të ndjekur këtë proces, sepse ashtu siç procesi do të jetë transparent, dhe jam e bindur që i gjithë procesi do të zhvillojë më tej votën e lirë të demokracisë.

Sot për herë të parë ndihem në një vend të lirë në vendin e anëtarit, nga kjo portë, e cila është porta më e madhe, atë që quajmë demokraci.

Sot anëtari voton për anëtarin, sot vota është e lirë. Vota e anëtarit, jo e kryetarit. Mendoj se ky process do të realizojë atë që e kam thënë, një kandidat më të mirë.

Nesër ky kandidat që do fitojë, do të jetë gjysma e fitores për 14 majin. Nuk besoj se do të jetë dikush që ta njollosë procesin. Procesi do të jetë i përkryer dhe shpresoj që këtu të dalë më i miri i këtyre zgjedhjeve.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale