KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në vazhdim të denoncimit të farsës elektorale të 11-Majit, denoncoi me prova përdorimin e prokurimeve publike dhe ngjarjeve për qëllime elektorale. Përdorimi i këtyre fondeve për të ndikuar votën e shqiptarëve i kaloi vlerat e mbi gjysmë miliardi euro, u shpreh kreu demokrat. Gjatë konferencës, kryedemokrati Sali Berisha publikoi fakte të reja përsa i përket farsës elektorale të 11 majit. Në konferencën me gazetarët të zhvilluar sot, Berisha u shpreh se Ervin Demo është një kriminel elektoral dhe se meriton t’i hiqet menjëherë mandati i ‘grabitur’.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Berisha ka vijuar me denoncimet për farsën zgjedhore të 11 majit, ku qeveria e Edi Ramës ka promovuar dhe inauguruar projekte infrastrukturore gjatë periudhës së ndaluar zgjedhore. Në konferencën me gazetarët në selinë blu, me prova dhe fakte, Berisha ka theksuar se ‘promovimet dhe inaugurimet janë një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare’.
Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi ashpër farsën zgjedhore të 11 majit, duke akuzuar drejtues të lartë të qeverisë për përdorim të fondeve publike në funksion elektoral. Ai përmendi një sërë tenderash dhe promovimesh që sipas tij janë bërë për të ndikuar votën e qytetarëve. Berisha cilësoi Emiriana Sakon si ‘kriminele elektorale pa kufi’, ndërsa Berisha tha se e gjithë kjo ndodh me mbështetjen e Edi Ramës.
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Ramën për promovime të shumta të projekteve të njëjta, si rruga Shëngjin–Velipojë dhe parku ‘Dua të luaj’. Po ashtu, përmenden rikonstruksione dhe inaugurime në Berat, Tepelenë, Shkodër, Fier dhe Himarë, të cilat Berisha i quajti manipulim përmes propagandës. Në qendër të kritikave ishte dhe Ervin Demo, për të cilin tha se ka keqpërdorur fondet publike për interesa elektorale. ‘Vetëm Altin Dumani nuk sheh këtë krim, sepse thotë se nuk ka fakte’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar me tone të ashpra qeverinë dhe disa figura të njohura të politikës vendore për veprimet e tyre të fundit. Ai e ka quajtur Pjerin Ndreun një individ të përfshirë në veprime mafioze, ndërsa ka kritikuar projektet dhe tenderët elektoralë që po zhvillohen në shumë bashki, duke i konsideruar ato si përpjekje të pastër për të siguruar vota përmes shpenzimit të parave të taksapaguesve. Në një konferencën për media, Berisha theksoi se në disa zona të vendit po implementohen projekte që, sipas tij, janë më shumë për interesat e individëve të lidhur me qeverinë, dhe jo për zhvillimin e vërtetë të infrastrukturës.
Lideri i opozitës, Sali Berisha është shprehur në konferencën me gazetarët se, kreu i SPAK, Altin Dumani edhe pse ka prova dhe fakte për farsën e 11 majit, nuk i merr ato për bazë pasi e ka të ndaluar të dënojë krime elektorale. Ai u shpreh se, ka shpallur synimin për krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, larg ndikimeve të njëanshme dhe abuzimit me fondet publike. Sipas tij, për sa kohë që shteti dhe partia mbeten të pandara, demokracia shqiptare është e paralizuar nga një regjim autoritar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, akuzoi qeverinë për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit, përmes 4500 aktiviteteve të paligjshme gjatë periudhës zgjedhore. Ai deklaroi se këto veprime përfshijnë tendera, asfaltime dhe investime publike me qëllim blerjen e votës, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Berisha tha se dokumentet janë dorëzuar në SPAK, por u shpreh se prokurori Altin Troplini ‘refuzon t’i shohë’, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në atë që ai e quajti ‘farsë elektorale’.

FJALA E PLOTE:
Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë.
Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 mln euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve.
Pra përveç këtyre, bashkitë e vendit kanë prokuruar tërësisht për qëllime elektorale në total 57 mln euro, nga të cilat rreth 14 mln para xhepi të themi, blerje të përqendruara. 32 mln bashkitë të ndryshme dhe Fondi shqiptar i grabitjes apo plaçkitjes, apo i zhvillimit siç quhet, ka përdorur për qëllime elektorale 10 mln euro.
Standardet e OSBE/ODIHR për ndarjen e shtetit nga partia, përfshirë Dokumenti i Kopenhagenit pika 5/4 dhe Kodi i Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, sanksionojnë të njëjtin parim.
Këtu kemi më poshtë tenderat e bashkive të vendit, të cilat nuk kanë respektuar asnjë ligj, as kushtetutën, por kanë bërë gjithçka që të ndikojnë në elektoratin e tyre në veprimtari kriminale antiligjore dhe për këtë njeriu i dytë më përgjegjës për farsën elektorale Altin Dumani, thotë se nuk kemi të dhëna, fakte dhe prova, sepse për Dumanin ligji është letër e vdekur, dokumentet zyrtare janë letra pa vlerë, mbasi ai është një fanatik i verbër, një avokat i verbër i krimit elektoral të qeverisë dhe bashkëfajtor në farsën elektorale, njëlloj me Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Vazhdojmë …
Me blerje të përqendruara tani.
14.5 mln euro të ndaluara me ligj përdorimi i tyre dhe këto i ligjëron vetëm Altin Troplini, i cili bën mashtrimin publik se thotë nuk kemi prova dhe fakte.
Për atë dokumentet zyrtar dhe aktet në shkelje flagrante të ligjit për interesa të partisë shtet, nuk përbëjnë vepër penale.
Vazhdojmë …
Tenderat elektronik të Fondit shqiptar të grabitjes dhe plaçkitjes, të famozit Agolli që i dha 500 mln lekë djalit të vet për restorantin, për të bërë një manual për kuzhinën, nga kuzhinieri i restorantit të tij.
Këtu janë vlerat në lek, janë përpjekjet pra … poli i festivaleve të industrisë. E kuptoni ju terminologjinë e Lubi Ballukut.
Rast pas rasti janë të rreshtuara abuzimi me tenderat elektronikë për përfitime elektorale nga secili person, duke marrë parasysh para së gjithash, Edi Ramën, kreun e organizatës kriminale, ministrat dhe në krye të tyre Lubi Ballukun, kryetarët e bashkive. Natyrisht në krye të tyre janë Ervin Demo dhe Emiljana Sako, ose Vangjush Dako me pantallona.
Janar 2025, në periudhën e ndaluar që të ndikohet, Edi Rama me 13 janar promovon projektin e Unazës së Durrësit.
Bashkia Durrës projekt me vlerë mbi 50 mln euro.
Me 16 janar Edi Rama promovon spitalin e ri kirurgjikal të QSUT-së. Edhe ky me vlerë rreth 30 mln euro.
Më 20 Janar 2025, Edi Rama promovon ndërtimit të Autostradës, korridori Tiranë-Durrës me vlerë 290 mln euro.
Më 21 Janar 2025, Edi Rama promovon rindërtimin e konviktit të shkollës ‘Prenk Jakova’, Shkodër.
Dhe me 26 Janar 2025 punimet në Urën e Bilçës, propagandë infrastrukturore.
Më 27 Janar 2025, Edi Rama promovon rikonstruksioni i gjimnazit ‘Sulejman Elezi’ në bashkinë Kamëz
Më 28 Janar 2025 Edi Rama promovon rikonstruksioni i shkollës ‘Ndre Mjeda’-Bashkia Shkodër.
Pra të gjithë buxhetin e përdorur shkon dhe e promovon në mënyrë të ndaluar nga ligji për qëllime elektorale.
Tani Lubi Balluku me 27 janar, Edi Rama ndërtimi i segmentit të korridorit 8, Elbasan-Papër-Gryksh.
Me 20 Janar 2025, Edi Rama, Punime zgjerimi rrugës superstradës Tiranë-Durrës.
Lubi Balluku 27 janar 2025, nisja e punimeve për autostradën Elbasan-Rrogozhinë rreth 130 mln euro.
30 janar 2025, Lubi Balluku projekt rehabilitimi rrugësh në Mallakastër.
Famozi Ervin Demo që nuk bëri asgjë gjatë gjithë kohës, përveç fermës, megafermës së kanabisit të Bledi Çuçit që u gjet në Berat me 50 punonjës dhe që natyrisht ky ishte padrinoja i saj, tani në fushatë në shkelje të ligjit është nga më kryesorët.
Më 14 janar promovon ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve.
Me 17 janar promovon punimet rrugore Bilçë-Drobonik, bashkia Berat. Ky është i papërmbajtur, nuk njeh ligj ky njeri.
Ervin Demo, rehabilitimin urban të blloqeve të banimit, Bashkia Berat.
Prezantimi i projektit të brigjeve të lumit Osum, bashkia Berat.
Njëherë promovuan ishullin Kristaq Rama, ishullin e Osumit, ju kujtohet ju apo jo, si ufo. Tani kanë dalë prap, nuk i ndahen brigjeve të lumit.
Me 21 janar 2025, Ervin Demo, ecuria e ndërtimit të urës Bilçë, shikoni këtë urë. Kjo u bë ura e shenjtë.
Belinda, Rama, Ervin Demo, e bëjnë ndërtimin e kësaj ure, ja ura ku është.
Me 22 janar ndërtimi i urës me ndihmën e ushtrisë në Lapardha.
Edhe ushtria politizohet në shkallë ekstreme, merr pjesë në zgjedhje.
Ervin Demo, ky meriton heqjen e menjëhershme të mandatit kallp që ka marrë duke mashtruar qytetarët.
Më 29 janar 2025, pastrimi kullues të Velebishtit.
Me 30 janar infrastrukturë turistike Vodicë-Qafë Dardhë, bashkia Berat.
Ky është një kriminel elektoral që ka për shoqe vetëm Emiriana Sakon.
Vangjush Dako me pantallona, apo Emirjana Sako me 13 Janar 2025, në kundërshtim flagrant me ligjin promovon ndërtimin e dy unazave të qytetit.
E promovoi njëherë Rama tani kjo Emirjana, Gjushi me pantallona.
Me 17 janar paraqitja publike infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës.
Vazhdon kjo nuk ka të ndalur, është e shfrenuar në shkallë ekstreme në raport me ligjin.
20 Janar 2025-Emirjana Sako: Shpallje për përfundimin e punimeve në rrugën ‘Bletaj’ në Rrashbull, Bashkia Durrës
27 Janar 2025-Emiriana Sako: Promovimi i infrastrukturës publike-Shëtitorja e Plazhit, Bashkia Durrës. Për të 15 herë flitet për këtë çështje.
17 Janar 2025-Emiriana Sako: Paraqitje publike-Infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës. E përsërit vazhdimit kjo.
Pjerin Ndreu.
Mund ta quash mafiozi, mund ti japësh çdo mbiemër. Me asgjë nuk mund të përshkruhet veprimtaria kriminale e këtij individi dhe lidhjet e tij të pamohueshme me kanabizimin e qarkut.
Pra këto ishin disa nga aktivitetet ku janë përdorur fondet dhe buxheti i shtetit për të ndikuar në zgjedhje.
Fotografia e fundit, mundësisht fiksojeni pak, para burgosjes së Erion Veliajt.
Edi Rama promovon investimet në Qytetin Studenti dhe me 5 shkurt inauguron shkollë në Kukës.
Më 6 shkurt Edi Rama promovon projektin urban të bashkisë Patos.
Ramaduro inaugurimin e shkollës ‘Bardhyl Pojani’ në Maliq.
Ramaduro promovimi i infrastrukturës së gjimnazit, bashkia Lushnje.
Të gjitha në shkelje flagrante të ligjit.
13 Shkurt 2025-Ramaduro: Promovimi i Autostradës Elbasan–Qafë Thanë (Korridori VIII)
18 Shkurt 2025-Ramaduro: Infrastrukturë rrugore Rruga Kombinat-Ndroq–Plepa
28 Shkurt 2025-Ramaduro: Infrastrukturë spitalore-Spitali Bashkiak i Mirditës. Spitali Bashkiak i Mirditës, imagjinoni tani.
Lubi Balluku
5 Shkurt 2025-Lushnje, Promovim i infrastrukturës rrugore
14 Shkurt 2025-Promovimi i rrugës Kombinat–Ndroq– Plepa
21 Shkurt 2025-Parainaugurimi thotë, parainagurimi i i Tunelit të Murrizit. Krejtësisht një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.
22 Shkurt 2025-Promovimi i rrugës Qafë Qelë–Koman
25 Shkurt 2025-Punimet për furnizimin me ujë në Mamurras
Nuk njeh ligj kjo, është një gjë e papërmbajtur.
Ervin Demo
3 Shkurt 2025- Projekti për ndriçim efikas në qendrën e qytetit, Bashkia Berat
4 Shkurt 2025- Ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën ‘Gaqi Gjika’, Bashkia Berat
5 Shkurt 2025- Faza përfundimtare e rrjetit të furnizimit me ujë në zonën industriale, Bashkia Berat
6 Shkurt 2025- Punime rrugore në aksin Sinjë–Mbjeshovë–Çiflig, Bashkia Berat
I njëjti person që duhet të dorëzojë mandatin për të gjitha këto shkelje ligjore, por natyrisht e mbron avokati i krimit elektoral, Altin Troplini.
7 Shkurt 2025- Rinovim urban i sheshit ‘Jani Vruho’, Bashkia Berat
19 Shkurt 2025-Promovimi i përfundimit të parkut ‘Dua të Luaj’, Bashkia Berat
Më 4 Shkurt 2025, Gjushi me pantallona apo alias Emiriana Sako, hapja e shkollës dhe kopshtit të rikonstruktuar ‘Demokracia’, Bashkia Durrës.
6 Shkurt 2025- Punime publike-Vendosja e kabllove nëntokësore të internetit në zonat urbane, Bashkia Durrës
6 Shkurt 2025 -Asfaltimi i rrugës ‘Hoxhëve’ në Arapaj, Bashkia Durrës.
Imagjinohet se çfarë bëhet me lajme, ndaj dhe dalin të gjitha këto. Ka një seri shkeljesh të tjera.
7 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Paraqitje publike e shembjes së shkollës ‘Met Hasa’, Bashkia Durrës
10 Shkurt 2025-Emirjana Sako: Promovimi i ndërtimit të gjimnazit të ri në Manzë, Bashkia Durrës
22 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Promovimi i shkollës dhe kopshtit të ri ‘Rexhep Mezini’, Bashkia Durrës.
Gjithçka kjo bën si Gjushi me pantallona që është me të gjitha tiparet e Gjushit.
25 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Deklaratë publike e ‘Premtimit të Përmbushur’-Rruga ‘Taraku’, Bashkia Durrës
27 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Promovimi i punimeve rrugore në Shën Vlash-‘Bajram Curri’, Bashkia Durrës
Pjerini
18 Shkurt 2025 -Pjerin Ndreu: Punime publike në rrugën ‘Net Center’, Bashkia Lezhë
25 Shkurt 2025-Pjerin Ndreu: Punime urbane në aksin Ura e Cenit–Shinat, Bashkia Lezhë
Këtu kemi një seri procedurash, tenderash nga ARRSH-ja.
Shkurt 2025-ARRSH: Tender mirëmbajtjeje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)-Tuneli i Llogarasë
Shkurt 2025-Bashkia Cërrik: Tender për infrastrukturë
Shkurt 2025-Bashkia Patos: Shpallje e projektit rrugor
Klos, procedura tenderash. Shpallje masive procedurash në Lezhë, Klos dhe Fier. Shikoni të gjitha pamjet.
Shkurt 2025-Tender rruge në Bashkinë Himarë
Shkurt 2025-Tender rruge në Bashkinë
Himarë: Horë-Vranisht-Vranisht
Vangjeli as njeh komb, as njeh ligj, as njeh kufi. Një tradhëtar i dy kombeve nuk respekton asnjë rregull.
Mars 2025
Edi Rama në krye të krimit elektoral.
9 Mars 2025-Edi Rama: Prezantimi i rrugës së re Shëngjin– Velipojë. Keni parasysh se këtë rrugë, që në fakt është Shengji-Rrjoll, por këta mashtrojnë se segmenti i kësaj rruge Velipojë-Rrjoll është inauguruar që në vitin 2013 dhe këta kanë zbatuar projektin e mbetur dhe kanë 4-fishuar çmimin e ndërtimit të saj. Katër fish.
Kjo rrugë ka kushtuar dy herë më shtrenjt se sa autostrada Osek-Manastir në Kroaci me gjerësi 27 metra.
9 Mars 2025-Edi Rama: Promovimi i projektit të ri të parkut në Berat, edhe ky ‘Dua të Luaj’, e promovoi nja 5 herë Ervin Demo, edhe ky.
10 Mars 2025-Edi Rama: Promovimi i projektit infrastrukturor ‘Rruga e Komanit’ me dëshmi nga qytetarët. Pas Lubisë dhe ky do ta promovojë atë.
Shikoni, kanë bërë gjithçka me propagandën e tyre toksike të ndikojnë tek zgjedhësit.
Prap me 9 mars, Prezantimi i rrugës së re Shëngjin-Velipojë.
Me 15 Mars 2025, dorëzimi i tunelit të Murrizit i cili zgjati 4 vite dhe rruga ka zgjatur fiks 8 vite. Ishte parainagurim tani inaugurim, nga Edi Rama dhe Lubi Balluku.
Edi Rama pastaj me inaugurimit të gjimnazit sportiv ‘Benardina Qerraxhia’ në Durrës.
25 Mars 2025-Edi Rama: Promovimi i shkollës së rindërtuar ‘Avni Rustemi’ në Tepelenë.
26 Mars 2025-Edi Rama: Njoftimi për fillimin e punimeve për projektin e restaurimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës.
Lubi Balluku, rikonstrukstrini i rrugës ‘Çeligrad’ në Fier.
19 mars tunelet dhe urat e korridorit 8. Bashkë me Ramën këtu.
Ervin Demo, ky është një manipulator i papërmbajtur.
3 Mars 2025-Ervin Demo: Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve dhe sistemit të përroit në zonën ‘Gaqi Gjika’, Bashkia Berat
4 Mars 2025-Ervin Demo: Rehabilitimi urban i sheshit ‘Jani Vruho’, Bashkia Berat
6 Mars 2025-Ervin Demo: Përfundimi i urës në Lapardha 2, Bashkia Berat
Ervin Demo vazhdon me përdorimin, abuzimin e madh të parave që të ndikojë votat. Përsëri Ura e Bilçës bëhet ura e shenjtë.
Ervin Demo për herë të 4-të parku ‘Dua të Luaj’, bashkë me Edi Ramën të kishte dalë një herë.
11 Mars 2025-Ervin Demo: Rehabilitimi i rrugës Vodicë–Qafë Dardhë, Bashkia Berat
Me Ramën dhe Ballukun promovojnë rrugën Berat–Ballaban për të 5-tën herë gjatë këtyre viteve.
Emirjana … edhe kjo një kriminele elektorale e klasit të parë.
4 Mars 2025-Emiriana Sako: Inspektim, Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore ‘Aleksandër Moisiu’.
6 Mars 2025-Emiriana Sako: Promovim kulturor, Galeria e Arteve e rikonstruktuar. Që të gjitha këto me paratë e taksë paguesve për të ndikuar votat e qytetarëve.
Promovimi i parkut të ri rekreativ-’Parku Vala’, përsëri nga Gjushi me pantallona. Dhe në fund ndërtimi i shkollës së re dhe të tjerë.
Kjo është e papërmbajtur nuk ka kufi në krimin elektoral. Vetëm një njeri nuk e sheh këtë. Këtë nuk e sheh Altin Troplini që thotë; nuk ka fakte. Nuk ka dokumente thotë.
Ja ku është, Emiriana Sako Inspektim ndërtimi i parkut urban në Spitallë.
Emiriana Sako, promovim publik për fasadë termike në 9 godina në Sukth.
Tendera elektorale në Roskovec
Asaj i ka dalë nami, seç është ajo … vazhdojmë.
Tendera elektorale, Bulqizë, Konispol, Librazhd me miliona, miliona euro në kohën më të ndaluar.
Bashkia Shkodër shpall projekte rrugore në fund të mandatit. Shikoni çfarë ndodh.
Projekt asfaltimi elektoral në lagjen Ali Demi.
Prill 2025
Edi Rama i projekteve të ndërtimit-Bashkia Tiranë. Mbasi mori detyrat e kryetarit të bashkisë, bën lajme me qeverinë dhe me bashkinë.
Promovimi i infrastrukturës madhore të ujitjes-Maliq, Korçë.
Publikim i projektit madhor të infrastrukturës rrugore-Autostrada Tiranë-Durrës, 294 mln euro.
28 Prill 2025, mesazh mobilizues elektoral: Vizitë në punimet e konviktit të studentëve (me mesazhe të drejtpërdrejta për 11 Majin). Përdor punët publike për të rrëmbyer vota.
Lubi Balluku përsëri shkon dhe riinaguron rrugën Kombinat-Ndroq-Plepa.
Me 4 Prill 2025, projekti i Portit Porto Romano. 800 mln euro, imagjinoni se çfarë efekti.
Me 8 prill Nënshkrimi i marrëveshjes për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë me BE-në. 30 mln euro marrëveshja.
Lubi Balluku, fizibiliteti i hekurudhës Durrës–Prishtinë. 1.2 miliardë euro.
Lubi Balluku, inspektim i autostradës Elbasan–Lekaj. Thashë 130 mln euro.
Punime rehabilitimi në Plug, Lushnje. Vizitë në Fier për rehabilitimin e lumit Gjanica.
Kjo është fushata e tyre, me paratë e taksëpaguesve.
Pjerin Ndreu në çdo akt kryen veprime mafioze të ndaluara me ligj.
Aty thotë Nisja e projektit me 1 prill ditën e rrenave, ditën e tij, furnizimit me ujë në Dajç.
Emiriana Sako, Gjushi me pantallona.
Shikoni tani këtu.
11 Prill 2025, promovim-Akademia e Futbollit ‘Dyrrah City’, gjoja që Edi Rama po e ndërton atë me Manchester Cityn dhe në fakt prap atij çfarë qëndrojnë? Qëndrojnë 5 kulla në tokë publike, në 38 mijë metër katrorë tokë publike të kartelit Troplini të firmosura nga Edi Rama pas përfundimit të zgjedhjeve. Dhe këta flasin për akademi.
Rikonstruksion i rrugës ‘Prishtina’ në Nishtullë, Bashkia Durrës. Nuk ka prova thotë Altin Troplini. Si mund të ketë prova kur vetë është bërë anëtar i kartelit.
Rruga ‘Taulantia’, investim të ri rrugor, Arapaj, me 25 prill.
Ervin Demo me 14 prill inauguron ‘Urën e Bilçës’, Bashkia Berat. Njoftim për përfundimin e rrugës Bilçë-Drobonik, Bashkia Berat. Inspektim i shëtitores për këmbësorë Ura e Goricës–Velabisht, Bashkia Berat.
Shiko çpërdor, të gjitha fondet për vota.
Ervin Demo me 17 prill, përditësim mbi ndërtimin e shkollës ‘22 Tetori’. Përfundimin e rrugës Sadovicë, Bashkia Berat. Punime në rrugën malore ‘Qafë Dardhë’, Bashkia Berat
Ervin Demo, mbulimi i aksit Sinjë-Mbjeshovë-Çiflig. Vizitë zyrtare me kryeministrin Rama.
Dëgjoni tani këtu, vizitë zyrtare në republikën e Beratit dhe kryeministri i Beratit Ervin Demo, pret në vizitë zyrtare Ramaduron sepse do të vizitojnë të famshmen Urën e Bilçës. Se këta janë edhe qesharakë deri në fund.
Ervin Demo, ky është kandidat për deputet, ka marrë mandat gjoja. Përfundimi i rrugës Velabisht–Gjoroven dhe Ervin Demo: Rrethrrotullim i ri në kryqëzimin pranë Spitalit Rajonal, Bashkia Berat
Tendera elektorale të denoncuar dhe denoncime nga Partia Demokratike.
Ja ku i kemi
Është denoncuar bashkia e Tiranës nga Jonathan Pano, është denoncuar njësia administrative 3 nga Klevis Balliu.
26 Prill 2025-Vazhgon blerje e votave përmes punëve publike të targetuara-Bashkia Mat.
Ky është një nga kriminelët elektoralë më agresiv. Njeriu që ka thyer çdo rregull, çdo gjë është Agron Malaj.
Ja në Prill 2025, asfaltime gjatë periudhës parazgjedhore, Bashkia
Berat.
Prill 2025-Tender elektoral për punime rrugore parazgjedhore, Bashkia Bulqizë
Bashkia Fier, po kështu.
Shpallje tenderi nga Këshilli i Qarkut Durrës
Asfaltim nga kryqëzimi i Serreqit deri te ‘Plepi’-Bashkia Shkodër. Shikoni çfarë bëjnë, shifni vetë, të gjitha këto vetëm për të rrëmbyer vota.
Tendera elektorale të denoncuar nga PD:
Prill 2025-Rehabilitim asfalti në Thumanë-Bashkia Krujë
Prill 2025-Asfaltim elektoral në fshatin Velagosht-Bashkia Kuçovë
Prill 2025-Asfalt elektoral: Abuzim me punët publike për ndikim në vota në Kamëz
Prill 2025-Asfalt elektoral në Berat: Përdorimi i punimeve rrugore për të ndikuar votuesit
Tendera elektorale të denoncuar nga Partia Demokratike. Këto janë të gjitha faktet, por Altin Troplini këto nuk i sheh dot, dhe bën aktin e rëndë kriminal mashtron shqiptarët dhe thotë nuk kanë sjellë prova.
Shikoni more zotëri provat, ja ku i keni.
Prill 2025-Asfalt elektoral me standarde të dobëta në fshatin Pocest, Bashkia Korçë
Prill 2025-Asfalt elektoral në Krujë gjatë periudhës së fushatës, denoncuar nga kandidatja e opozitës Andia Ulliri.
Prill 2025-Asfalt elektoral disa javë para zgjedhjeve, denoncuar nga kandidatja e opozitës Albana Vokshi.
Prill 2025-Abuzim elektoral përmes tenderëve rrugorë-skema ‘Rrugët e Bardha’ në Lushnje.
Ja urdhër, nuk ka prova thotë ai.
Tendera elektorale të denoncuar nga Partia Demokratike.
Prill 2025-Punime asfaltimi në Bashkinë Kurbin-Abuzim elektoral me infrastrukturën
Prill 2025-Punime asfaltimi në fshatin Juban-Bashkia Shkodër
Prill 2025-Punime asfaltimi në fshatin Rrenc-Bashkia Shkodër
Prill 2025-Dyshime për abuzim elektoral me aktivitetin minerar në fshatin Lis, Bashkia Mat
Prill 2025-Përdorim i asfaltit elektoral në Yzberisht, Bashkia Tiranë
Qarku Fier, me abuzime të mëdha me burimet shtetërore. Ja ku e keni Lubinë që nuk ka kufi në asgjë. E pandalshme.
Tendera elektorale të denoncuar me dokumente nga PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, por që natyrisht Altin Troplini nuk mund ti marrë për bazë se e ka të ndaluar të dënojë krime elektroale.
Prill 2025-Tender për projektin e rrugës Borsh-Fterrë në Bashkinë Himarë
Prill 2025-Tender rikonstruksioni në Konispol (rruga Ninat–Janjar)
Prill 2025-Abuzim me punët publike infrastrukturore për përfitim elektoral nga Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz
Prill 2025-Tender elektoral për projektin e kanalizimeve në Durrës
Prill 2025-Tender për Qendrën e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Poliçan
Prill 2025-Tender nga Operatori i Prokurimit të Qëndruar, objekt i ri në Shkozë, Bashkia Tiranë
Prill 2025-Tender nga OST për Lubi Ballukun, për projektin e transmetimit të energjisë elektrike në Fier
Prill 2025-Abuzim me punët publike infrastrukturore për përfitim elektoral Gjushi me pantallona.
Krim elektoral përmes investimeve publike të paligjshme në Guri Bardhë, Klos. Qarku Dibër.
Maj 2025
Është e rëndësishme që çdo shqiptar ta dijë që u përdorën miliarda e miliarda nga buxheti i shteti vetëm e vetëm për të ndikuar tek vota e shqiptarëve, për partinë e krimit.
Me 3 maj, Emiriana Sako alias Gjushi me pantallona promovon përfundimin e rrugës ‘Perandori Hadrian’ në Spitallë, bashkia Durrës.
Ja ku e keni, për Troplinin thotë nuk ka fakte, Altin Troplini thotë se nuk ekzistojnë faktet.
Tendera elektoralë të denoncuar nga PD.
Maj 2025-Procedurë tenderi e paligjshme gjatë periudhës zgjedhore-Tender i OST në Fier (zona e Ministres Lubi Balluku.
Maj 2025-Asfalt elektoral në Xhafzotaj, nga Lubia e Durrësit apo Gjushi me pantallona, Bashkia Durrës.
Maj 2025-Projekt asfaltimi elektoral i paligjshëm nga TEG drejt Mulletit, Bashkia Tiranë.
Por të gjitha këto nuk janë prova për Altin Troplinin, që është dhe ai pas Edi Ramës, krimineli kryesor në farsën elektorale 11 maj 2025.
6 Maj 2025-Asfalt elektoral në Urën e Farkës, Bashkia Tiranë (vetëm 5 ditë para zgjedhjeve).
6 Maj 2025-Asfalt elektoral gjatë periudhës së fushatës në Xhafzotaj, Bashkia Shijak
6 Maj 2025-Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz-denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
Këto nuk janë prova për Altin Troplinin, kriminel kryesor pas Edi Ramës, në farsën elektorale 11 maj 2025.
Ju i patë vetë këtu, me qindra e qindra prova e dokumente zyrtare të pakundërshtueshme. Dhe një njeri i papërgjegjshëm, i inkriminuar gjer në palcë merr përsipër të mashtrojë publikisht shqiptarët dhe të thotë se paditë nuk kanë patur prova.
7 Maj 2025-Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz-denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
7 Maj 2025-Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz-denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
5-10 Maj 2025-Punime të paligjshme asfalti dhe abuzim me funksionin publik për përfitim elektoral-Bashkia Belsh
8 Maj 2025-Krim elektoral dhe investim i paligjshëm rrugor në Dovolan, Bashkia Dibër.
10 maj, nesër ishin zgjedhjet.
Emiriana Sako me 10 Maj 2025, asfalt elektoral në Arapaj, Bashkia Durrës. E sheh gjithë bota si krim elektoral, por Altin Troplini nuk e konsideron të tillë.
10 Maj 2025-Asfalt elektoral i shtruar në Bashkinë Durrës
10 Maj 2025-Punime asfaltimi elektoral në Ardenicë, Kolonjë (Lushnjë). Lubi Balluku, por edhe këtë nuk e sheh dot Altin Troplini.
10 Maj 2025, në kohën e pushimit, paqes elektorale, në Elbasan asfalt elektoral nga Nesti Angoni alias Mazniku.
Kriminel elektoral, i sheh të gjithë, por nuk e sheh Altin Troplini për faktin se ai e njeh si Nesti Angoni dhe e dyta nuk mund të njohë krimin elektoral.
Kjo ishte një ekspoze e zgjatur.
10 Maj 2025-Dita e heshtjes zgjedhore: Punime në vazhdim për asfalt elektoral në Priskë, Bashkia Tiranë
Maj 2025-Dita e heshtjes zgjedhore: Punime asfaltimi elektoral në Priskë, Bashkia Tiranë
Maj–Qershor 2025-Asfalt elektoral dhe ndërtime të paligjshme të lejuara në këmbim të votave në Tapizë (Krujë) dhe Kënetë (Durrës)
Kjo është lista e dhjetëra denoncimeve të bëra nga PD ndaj të cilave institucionet zyrtare nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim. Ishte tek KQZ-ja.
Kurse këto janë në Skapin e partisë, që të gjitha me dhjetëra me dokumentet që ju patë, por të gjitha këto Altin Troplini i shpall si mungesë provash dhe dokumentesh.
Ju siç e shifni, dhe shqiptarët e mësuan, se për të manipuluar farsën elektorale të 11 majit 2025, narkoshteti, narkoqeveria përdori qindra e qindra, mos dhe miliardë euro në tendera, prokurorime rrugës, objektesh të përditshme për të ndikuar zgjedhësit.
Ne zgjodhëm këto nga lista e 4500 aktiviteteve të ndaluara të zhvilluara në 4 muajt e periudhës elektorale që sipas nenit 91 pika 3 e Kodit Zgjedhor nuk mund të zhvilloheshin se janë të paligjshme.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Marsi Korreshi, SYRI TV: Shumë prej prej këtyre denoncimeve janë bërë në KQZ dhe në SPAK. E thatë dhe ju, KQZ për shumicën e rasteve ose i ka rrëzuar ose ka vënë gjoba të papërfillshme, ndërsa SPAK thuajse nuk ka marrë në konsideratë asnjë prej denoncimeve. Çfarë duhet bërë politikisht dhe ligjërisht që në zgjedhjet e ardhshme të ndalet fenomeni i përdorimit të burimeve dhe parave publike nga qeveria që është një prej shqetësimeve kryesore dhe të raportit të OSBE-ODIHR.
Sali Berisha: Përsa kohë që shteti dhe partia do të jenë një, ky është standardi i këtij regjimi, i kësaj diktature autoritare. U përket shqiptarëve, do jenë shqiptarët dhe opozita ata të cilët para se të votojnë do të ju tregojnë vendin, do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhje dhe nuk do mund të përdorë një qindarkë të vetme për të ndikuar në mënyrë të pandershme, të njëanshme tek zgjedhësit shqiptarë.
Një qindarkë të vetme nga taksat e tyre.
Kjo është e vetmja zgjidhje.
Anisa Kadesha, RTSH: Në dijeninë tuaj a kanë qenë përfitues të fondeve publike, subjekte të tjera zgjedhore, e kam fjalën ato që ju i keni cilësuar si opozitë e opozitës.
Sali Berisha: Këto kanë një analizë të dytë, kjo është shumë e drejtë. Kjo analizë do bëhet në rrafshin e procedurës. Por këtu, analiza jonë që paraqitëm këtu është vetë fakti i zhvillimit të këtij aktiviteti të ndaluar me qëllim për të ndikuar tek zgjedhësit në mënyra të ndryshme.
Unë po të sjell asfaltin, unë po të shtrojë zhavorrin, po rikonstruktoj këtë, po bëj atë, të gjitha në kohë të ndaluar me ligj.
Absolutisht ju garantoj se këto janë përdorur vetëm për të blerë vota. Fituesit e këtyre tenderave kanë patur misionin tjetër që një pjesë të këtyre fondeve të ua japin partisë së krimit, kandidatëve të saj, strukturave të saj.
Nuk ka dyshim këtu. Por ne jemi marrë me këtë rast, vetëm me faktin se këto janë të ndaluara me ligj.
Faleminderit!


