Farsa elektorale/ Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë certifikuar plotësisht nga raporti i OSBE-ODIHR

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha deklaroi sot se thelbi i raportit të OSBE-ODIHR është se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, por vetëm farsë elektorale dhe se opozita është në një proces të mbrojtjes së votës.

Berisha i bëri komentet në një takim me mediat i shoqëruar nga ekipi që evidentoi të gjitha shkeljet dhe parregullsitë zgjedhore të farsës së 14 majit.  Ai u shpreh se të githa të vërtetat e PD për farsën elektorale të 14 majit janë të certifikuara te raporti i OSBE-ODIHR.

Berisha e konsideroi tentativën e Ramës në Parlament për t’i caktuar opozitës përfaqësuesin që ai do vetë në komisionin e reformës zgjedhore si atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.

Berisha i konsideroi protestat e fuqishme si thelbin e qëndrimit opozitar në përballjen me Ramën.

Për Berishën vota e kontrolluar është votë e vdekur, nuk është votë e lirë.

Ai konsideroi si, misionin më të madh të opozitës garatmin e votës në zgjedhjet e vitit 2025. Berisha u shpreh se e etmja etejë që Basha bëri në vitin 2021 ishte ajo për të qeverisur me Ramën.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë pushtetin lokal, pasi ky bojkot do të nënkuptonte zhdukjen e pluralizmit.

Në lidhje me votëbesimin në krye të PD, Berisha kujtoi se statuti i PD përcakton se votëbesimi bëhet nga Kuvendi Kombëtar, por se ai tha se është i hapur edhe për opsionin e votëbesmit nga anëtarësia.

FJALA E PLOTË

Jemi sot këtu për të njohur mediat dhe publikun shqiptar me vlerësimet, konstatimet kryesore të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 14 majit, misionit të OSBE-ODIHR.

Duke shprehur vlerësimin tim për punën profesionale dhe analizën e procesit zgjedhor nga kz mison i kryesuar nga znj.Glover.

Do t’u lë fjalën bashkëpunëtorëve të mi të cilët janë edhe autorë të librit të zi ‘Farsa Elektorale’, por që kanë studiuar me shumë interes raportin e OSBE-ODIHR.

PYETJE-PËRGJGJE

Enesti Bajrmamemaj, A2 CNN: Si do t’i bindi qytetarët dhe ndërkombëtarët që raporti juaj është i vërtetë dhe ata të njohin këtë raport për të kundërshtuar zgjedhjet që janë bërë në 14 maj?

2- Do të ketë një analizë për shkaqet e humbjes në 14 maj, apo do mjaftoheni vetëm me justifikimin që qeveria ka qenë ajo që ndikoi negativisht në rezultatin e fundit?

Berisha: Së pari, me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte të cilat me kënaqësi konstatojmë se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euro-atlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE.

Ne vlerësojmë se çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe të dënimit të kriminelëve elektoralë janë pasqyruar në raportin e OSBE-ODIHR.

Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun.

Pë sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj.

Mariglen Kume, MCN Tv: Sa herë që dilni në konferenca për të denoncuar krimet zgjedhore më kujtohen edhe konferencat para zgjedhjeve që thoshit kur ju pyesnit se çfarë do të bënit. Do t’i presim dorën të gjithëve atyre që do të tentojnë të vjedhin zgjedhjet. Në këtë kontekst nuk u bë kjo që t’u pritej dora figurativisht, por mendoni se ka qenë roli më i madh i blerjes, ka qenë ndikimi në rezultatin, apo nuk u krijua një frymë për shkak të situatës në të cilën ndodhej opozita?

Berisha: Ne jemi zotuar para shqiptarëve se do mbrojmë votën.

Mbrojtja e votës është një proces. Ne kemi pasur parasysh qëndrimin tonë, që votën nuk e mbrojmë me armë ne, por ky raport ndërkombëtar, i cili pasqyron një për një çështjet më themelore të këtij libri të zi, kushtuar farsës elektorale të 14 majit, në 690 faqe të tij, dhe ju garantoj se do ketë një vëllim tjetër, për disa gjëra tjera që do ua bëjmë të ditur më vonë, por janë të gjithë për mbrojtjen e votës.

Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton vërtetimin e dhunimit të saj.

Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton gjetjen e rrugëve për garantimin e votës së lirë.

Pra, në këtë kontekst, ne jemi në përputhje me atë çfarë kemi deklaruar.

Duart e tyre janë prerë, janë në këtë raport. Duart e zeza janë në këtë raport dhe vazhdon beteja.

-Ndërkohë që ju prezantoni këtë raport, një ditë më para në parlament nuk u bënë ndryshime në komisionin e reformëz zgjedhore pavarësisht ndryshimeve Pra, nuk kemi asnjë reflektim të themi. Çfarë do të bëni ju për të penguar këtë në qoftë se e konsideroni?

Berisha: Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë.

Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.

Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që do ai.

Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit.

Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet.

Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do i mbrojmë ato.

Mundet më shpejt se sa mendoj, mundet jo, por rrugë tjetër unë nuk dit.

Osman Stafa, News 24: Z.Berisha ju e keni përsëritur disa herë kohët e fundit se me Ramën zgjedhje nuk ka. Pas zgjedhjeve të vitit 2021 u bë një betejë atëherë për masakrën elektorale që u quajt nga PD. Në 2023 është një libër që po publikohet. PD po e tregon veten pra, ose nuk po gjen format dhe mënyrat që sipas jush të shkohet të bëhen zgjedhje të drejta dhe të pranohen nga ju. Në vitin 2025 z.Berisha, keni një plan konkret që pas këtyre zgjedhjeve të mos publikoni një vëllim të dytë të librit të zi. A do të shkoni në zgjedhje teksa thoni që me Ramën nuk ka zgjedhje?

Berisha: Osman, në 2021 nuk u bë ansjeë betejë. Për atë që u shpall masakra elektorale. E vetmja betejë që u bë, u bë projekti për të qeverisur së bashku.

E vërteta ta them në mënyrë absolute.

E vetmja betejë, ishte, meqenëse e doni, kundër Sali Berishës dhe për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij, Lul Brava.

Kjo ishte beteja. Jo, nuk u bë betejë, jam dëshmitar i kësaj.

Ne bëmë këtë si një detyrim ndaj të gjithë zgjedhësve, sepse do ishte hipokrizi dhe e pafalshme që të mbulosh humbjen elektorale me të pavërteta dhe deklarata politike.

Do të ishte një tradhti ndaj votës së lirë dhe pluralizmit.

Ne qëndruam dhe kemi argumentuar sot se vota e shqiptarëve, sipas këtij raporti, u kontrollua në të katër anët e vendit.

Dhe i nderuar zotëri, vota e kontrolluar është votë e vdekur.

Vota e kontrolluar nuk është votë e lirë. Votues të kontrolluar, më fal ta korrigjoj.

Detyra më e rëndë dhe më rëndësishme, misioni më i madh i opozitës është të garantojë 2025-ën.

Votë të lirë për shqiptarët dhe me Edi Ramën nuk ka votë të lirë.

600 mijë qytetarë shqiptarë, me të gjithë këto faktorë që numërohen në këtë raport, nuk u mposhtën, nuk iu nënshtruan diktatit të qeverisë, por votuan kundër saj.

Opozita do punojë fort me këta 600 mijë idealistë që të luftojmë dhe sakrifikojmë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Kjo është përgjigja.

Protesta midis tjerash, padiskutim!

– Pra ju keni publikuar një libër me 600 që thoni që vërtetohet masakra që është bërë, farsa që është bërë në zgjedhjet e 14 majit. Z.Berisha nga ana tjetër edhe pse ju thoni që është një vjedhje mekanizëm, krim, shtet, prap në institucionet që ka fituar vjedhja, farsa, etj., pjesëtarët që përbëjnë PD në këshillat bashkiakë i kanë njohur. Pra në një farsë a nuk është morale që në momentin që ti nuk e njeh dhe të mos e njoh zyrtarisht?

Berisha: Ka një ndryshim këtu. Thashë edhe njëherë. Këto që janë sanksionuar këtu, sanksionohen në këtë raport ndërkombëtar. Sanksionohen në mënyrën më të qartë.

Pse ne nuk bojktotojmë?

Bojkot do të thotë rikthim i monizmit në qeverinë vendore. Ne nuk rikthejmë monizmin, përkundrazi do përpiqemi që këshillat tona të shndërrohen në një zë të fuqishëm për qytetarët aty ku janë, këshilltarët tanë.

– Z.Berisha, votëbesimi juaj do të kryhet me anëtarësinë apo me Kuvendin Kombëtar apo me Këshillin Kombëtar të PD?

Berisha: Vlerësimi i kryetarit të PD, votëbesimi sipas statutit, kërkoj edhe njëherë ndjesë se e kam bërë sqarimin, unë e dija që gjithmonë është në anëtarësi, por më thonë që e paska Kuvendi. Të stipuluar Kuvendi. Kështu që, do bëhet siç thotë statuti.

Ç’ka unë jam i gatshëm edhe më anëtarësinë, në qoftë se vendos Kuvendi. Por natyrisht do respektohet statuti. Nuk ka asnjë lloj hezitimi.

– Z.Berisha në aq sa i hodha unë sy librit të zi të zgjedhjeve që jam e sigurt që do përdoret edhe për referenca, studime të sistemit politik, por qoftë edhe të proceseve zgjedhore. Shikoj që përshembull, në njesinë administrative numër 7, e shikoj që mungon. Ndërkohë në qarkun e Tiranës shikoj që edhe Kavaja mungon edhe pse ka fituar PD më 14 maj. Por shikoj, Memaliaj ka fituar PD dhe e keni cituar. Nuk keni gjetur raste në Kavajë përshembull, edhe pse ka fituar PD bashkinë, ndërkohë që në subjekt partiak nuk u mblodhën ato vota, ndërkohë që në Memaliaj fitoi PD, jeni referuar për rastet, por në njesinë nr 7 në Tiranë të cilët shpeshherë ju keni patur.

Berisha: E drejtë pyetja. Kjo fakton vërtetësinë e dokumentacionit në këtë libër. Këtu janë përfshirë të gjitha ato të cilat kanë dërguar degët e PD, Z.Bylykbashi, Z.Kaso, Znj.Vokshi, Z.Gent Strazimiri.

Kanë bërë sintezë pastaj jo vetëm të këtyre, por edhe të fenomeneve të përgjithshme, të cilat kanë interesuar të gjithë procesin zgjedhor. Por ajo që thoni ju, konstatimi juaj është i drejtë.

Këtu janë pasqyruar vetëm konstatimet e faktuara të degëve të PD. Siç i kanë të vërtetuara.

Dhe një gjë duhet t’u informoj.

Çdo dokument i këtij libri, ose po 100 përqind iu është dërguar të dy misioneve vëzhguese. Iu është dërguar misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR dhe misionit të vëzhgimit të KE. Pra, ka qenë një komunikim konstant me ta.

Edhe një moment, ky raport dhe libri i zi faktojnë se kabineti qeveritar është një organizatë kriminale. Jo vetëm për vjedhjet e parave, jo vetëm për lidhjet me bandat, por edhe për krimin e organizuar elektoral.

Është një organizatë kriminale, e përjashtuar nga ligji, sepse SKAP-i i partisë, kishte dosjen me të gjithë dokumentet dhe nuk bëri asnjë veprim ndaj Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës, Taulant Ballës, etj.

Ndaj edhe, kjo e bën edhe më dramatike situatën.

Ermal Rizaj, Syri Tv: Duke parë provat që ju keni mbledhur, raportin e OSBE-ODIHR, por edhe atë se çfarë ndodhi e mbrëmjes së djeshme ku nuk u votua çështja e ndryshimit të përbërjes së komisionit të reformës elektorale. A keni përgatitur ju draftet në qoftë se do miratohet përbërja e komisionit që është propozuar nga ana e Z.Bardhi, pra draftet për t’u ulur në këtë tryezë. Pra ato idetë e para. Dhe në qoftë se nuk pranohet lista me anëtarët zëvendësues që u propozua disa ditë më parë në Kuvend, do të lejoni që këto reforma elektorale ta bëjnë Lulzim Basha me Edi Ramën si në vitin 2020?

Berisha: Ne nuk do të njohim një akt që përjashton opozitën.

Ne nuk mund të njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama.

Por përgjegjësia do bjerë mbi ata që e çojnë vendin drejt destabilizimit.

Nuk ka shqiptar, në 600 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër qeverisë, nuk janë as 10 që mund të pranojnë se përfaqësuesin e tyre ta caktojë Edi Rama. Nuk ka ndodhur kurrë.

Ai e bën këtë, por ne do bëjmë gjithçka të përballet me pasojat që krijon me një akt të tillë.

Fundjavë të mbarë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale