FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Nga konferenca e përjavshme e zhvilluar sot në selinë e PD me gazetarët, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, farsa e 14 majit 2023 kishte fenomene që nuk ishin parë ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve.
Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se, Edi Rama për herë të parë në histori dërgoi zarfin me 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë. “Zarfi është ikona, simboli zi i blerjes së këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në konferencë.
Berisha tha se, një qeveri nuk ka asnjë vështirësi për të blerë zgjedhjet, duke mos përdorur paratë e pista, por paratë e buxhetit të shtetit.
Gjithashtu, Berisha tha se, vrasësi i grave Dan Hutra, mblodhi vota për Rakip Sulin, dhe një rruge në Kamzë do t’i vihej emri i tij.
Berisha tha se, pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Lideri i opozitës, Sali Berisha shtoi se: “Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në histori kjo batërdi zgjedhore, këto janë krime monstruoze elektorale!”
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, koalicioni “Bashkë Fitojmë” shpëtoi opozitarizmin në vend. Sipas Berishës, Rama bëri gjithçka që në Shqipëri të emërohej opozitë ajo që dëshironte vet ai, dhe shtoi se bashkëpunimi me Ilir Metën ka sjellë fitoren në 2011.
Kryedemokrati u shpreh se, do të ketë edhe protesta të qendrueshme, por përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votes. Berisha tha se, PD do të qendrojë e drejtë dhe e vërtetë përpara shqiptarëve.
FJALA E PLOTË
Ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 4 majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32 vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri.
Kështu për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, kushtetuta e zgjedhjeve dhe ligji i tyre, shpallen publikisht dhe zyrtarisht që në fillim të fushatës nga Edi Rama, kinezëri partiake, çfarë do të thotë se nuk ekzistojnë për të. Prandaj edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, që në fillim të fushatës dhe numërim të votës së fundit, kushtetuta dhe kodi zgjedhor u zëvendësuan në qindra mijëra raste nga Edi Rama, ministrat, patronazhistët, aktivistët, zyrtarët dhe të gjitha institucionet me vullnetin e tyre për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim zgjedhjet.
2. Në prag të fushatës elektorale si kurrë më parë, shtrohet banket nga kryeministri për 61 komisariateve të 61 bashkive, për të dëshmuar qartë se policia e shtetit gjatë fushatës do të ishte në krahun e partisë së tij.
3. Në këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë më parë, në kundërshtim flagrant me ligjin, Edi Rama dhe vartësit e tij caktuan kryetarin e koalicionit opozitar dhe për asnjë arsye ligjore nuk pranuan kryetarin e këtij koalicioni të zgjedhur në përputhje me ligjin, vetëm e vetëm që të dëmtojnë sa më shumë elektoralisht këtë koalicion mbasi ata kishin frikë dhe tmerr nga Sali Berisha dhe emri i tij.
4. Pas shpalljes së kodit zgjedhor, kinezëri, Edi Rama për herë të parë në historinë e vendit, dërgoi në mes të fushatës elektorale zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në mbarë Shqipërinë.
5. Për herë të parë pas shpalljes së Kodit një kinezëri, Edi Rama rriti rrogat e dhjetëra mijëra punonjësve në mes të fushatës elektorale.
6. Është hera e parë në 32 vite që arrestohet në prag të ditës së votimit, kandidati i opozitës së një bashkie të dhënë.
7. Është hera e parë në 32 vite që 1.3 milionë zgjedhësve u ndryshohet qendra e votimit, pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim flagrant me ligjin.
8. Hera e parë pas 22 vitesh, komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 ose 7 me 0 për qeverinë.
9. Si kurrë më parë, administrata publike dhe ajo e enteve shtetërore u shndërrua në një polici të vërtetë politike elektorale. Zyrtarë të saj të të gjitha niveleve zëvendësuan ligjor të votimit, me sistemin pushtues të qendrave të votimit dhe numërimit të votave. Ata terrorizuan dhjetëra mijëra qytetarë, nënpunës dhe biznese në mbarë vendin. Ata në dhunim flagrant të qendrave të votimit, pushtuan ato dhe i vendosën nën kontrollin antiligjor këto qendra dhe zgjedhësit që votuan nën presionin e tyre.
Këto ishin speficikat të papara, përveç se 2-3 në raste të caktuara në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.
Unë në vrazhdën e denoncimit të farsës së tmerrshme elektorale të 14 majit, do të ju sjell një rast këtu, do të ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza. Zoti Berisha dua të ju vej në dijeni të një fakti kriminal dhe çnjerëzor për masakrën elektorale në Kamëz.
Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra që kreu masakrën e 1 marsit të këtij viti, duke vrarë 3 gra dhe plagosur 3 të tjera, ishte i punësuar në ujësjellësin e Kamzës që në tetor të vitit 2022, në këmbim të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.
Vrasësi i grave, natën vidhte banesa në Paskuqan dhe Kamëz, ndërsa ditën mblidhje vota për Rakip Sulin dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Operacioni kriminal për blerjen e zgjedhjeve me çdo mjet në Kamëz, ka nisur që 1 vit më parë, kur Edi Rama konfirmoi Rakip Sulin pa zhurmë.
Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli dhe drejtori i Ujësjellësit Gentian Murataj, që është nga Kukësi, nga e njëjtazonë me Dan Hutrën, kanë zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të Kamzës për mbledhjen e votave për Rakip Sulin.
Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin një rruge në lagje, emrin e kriminelit Dan Hutra, që i kishte siguruar Rakip Sulit një listë me qindra votues.
Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës, por unë i kam bërë një foto, thotë qytetari digjital. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton kryebanditi i Zall Herrit, Arben Maloku, në dy anët e bulevardit Blu, me lejen e Rakip Sulit. Se kush është Arben Maloku dhe çfarë masakre ka bërë ai me votat e Zall Herrit, tani ështe e njohur dhe denoncuar gjatë fushatës.
Zoti Berisha. Jam në dijeni dhe dëshmitar i krimeve të tjera elektorale në Kamzë. Jam gati të dëshmojë për këto krime para Skapit, Spakut dhe OSBE-ODIHR, nëse me garantohet jeta ime dhe e familjes time. Dhe unë i them nëse mund të më dërgosh kopjen e propozimit për Dan Hutrën.
Kjo është e kryetarit të Këshillit Kamëz që quhet Hysen Koldashi, në të cilën vendosi thotë,-është projekt-propozim-vendosjen e emrit Dan Hutra të rrugës sipas fragmentit të hatrës bashkëngjitur këtij vendimi. Çdo vendim i mëparshëm që bie ndesh me këtë vendim, shfuqizohet. Ngarkohet drejtoria e shërbimeve publike për ndjekjen dhe zhvillimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas konfirmimit të prefektit të qarkut të Tiranës.
Ju lutem thotë të ruhet burimi, pasi këta mund të më heqin qafe.
Këta janë të gjithë si Dan Hutra. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi të madh kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim, 80 mijë euro ja kishte dhënë vetëm Mariana Gurakuqit që deshti ti priste qafën me 1 mars, por shpëtoi se nuk ju hap thika. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes.
Këto ishin, sipas këtij qytetari dhe burimeve, por ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor.
Kërkoj një durim nga qytetarët sepse janë procese që duan kohë, nuk janë procese që kryhen përnjëherë. Kërkojnë analiza të shumëllojta, por e vërteta siç kemi premtuar do të dalë 1 për 1. Mund të fshihen episode, momente, por nuk fshihet dot kurrë strumbullari i manipulimit monstruoz të këtyre zgjedhjeve nga qeveria e Edi Ramës. Këtu fola për blerjen e hapur zyrtare. Nuk u ndala tek blerja nën dorë. Blerja nën dorë ka ekzistuar, por kurrë nuk ka ekzistuar në këto përmasa si kësaj here në të cilën, partia e Doshit rritet jo me 244, sa kisha thënë, por përfundimit me 310% krahasuar me vitin 2011, dhe me 224 % krahasuar me vitin 2021.
Tani, thashë dhe njëherë, dora dorës në këtë proces ne do të ju njohim ju me manipulime monstruoze të Edi Ramës, Çuçit, Veliajt dhe të tjerëve, të procesit elektoral.
PYETJE-PËRGJIGJE
Osman Stafa, Neës24: Ju keni deklaruar gjatë këtyre ditëve se janë hedhur miliona euro nga PS-ja për blerë votat e shqiptarëve. Po nga ana tjetër, a justifikohet ky veprim i qytetarëve në momentin kur vetë politika në 32 vite është sjellë pamoral me qytetarët. I referohem këtu marrëdhënies tuaj me Ilir Metën. Ka qenë fytyra e korrupsionit fillimisht, më pas u bë partneri juaj në qeveri. Më pas u bë përsëri i keq, pas 2013, tani është përsëri i mirë. Të njëjtën gjë keni pasur dhe me Lulzim Bashën, që pas vendimit që mori për përjashtimin tuaj u bë i keq. Të njëjtën marrëdhënie ka pasur Lulzim Basha me LSI, të njëjtën marrëdhënie ka pasur edhe Edi Rama me Ilir Metën. Pra përgjatë këtyre 32 viteve ju nuk keni qenë të sinqertë me qytetarët, për të mbajtur një autoritet të caktuar, por keni parë interesat tuaja, pra të gjitha palët për të qeverisur. Dhe në këtë mënyrë, qytetarët sot a janë të justifikuar sot kur e shesin atë votën, duke parë se nga politika gjatë këtyre 32 viteve kanë parë diçka jo të moralshme.
Berisha: Osman, asnjë lidhje nuk kanë këto dukuri njëra me tjetrën. Njëra është marrëveshje politike, tjetra është krim elektoral, është krim monstruoz elektoral dhe askush nuk mund ti lidhë këto njëra me tjetrën. Marrëveshjet politike në historinë e Shqipërisë dhe botës, bëhen mes aleatëve, armiqve etj. Nuk kanë asnjë lidhje me krimin elektoral. Por meqë jemi këtu, nëse don të bësh një krahasim, unë të ftoj të bësh një krahasim. Në vitin 2005, gjer në vitin 2013, janë zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Duhet ta pranojmë, paraardhësi im dorëzoi pushtetin, pranoi rotacionin, dorëzoi partinë. Besoj se kjo ju shërben. Krahasohen jo të pakrahasueshmet, por ato që duhet të krahasohen. Erdhën zgjedhjet e vitit 2007. Edi Rama u ngrit me forcën më të madhe, nuk marr pjesë në zgjedhje për shkak të certifikatave të cilat për koincidencë autoriteti lëshues i tyre, 85% i lëshonin bashkitë socialiste.
Dhe certifikatat kishin të njëjtat garanci si monedhat, me një firmë austriake që i prodhonim.
U bë një pamflet, absolutisht nëse do të shkruhej në një spitali psikiatrik, nuk mund të shkruhej ndryshe, se Edi Rama nuk donte të merrte pjesë në votime për certifikatat. Pasi u shkruajt ky trakt u bënë zgjedhje bënë zgjedhjet. Zgjedhjet kishin 100 anomali, por ai raport ka një frazë, të cilën unë e quaj frazë e artë. Megjithëse zgjedhjet u bënë për fërtele, thotë se qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Ajo ishte për mua e tëra. Pra edhe pse zgjedhjet u bënë fërtele, pasi asnjë njeri nuk mund të zbatonte traktin që firmosëm me Edi Ramën, por nuk hynte në zgjedhje ndryshe dhe në fund ata njerëz që vëzhguan zgjedhjet dhe ishin shumë, konkluduan se qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve. Kaq.
Vijnë zgjedhjet e vitit 2009. Nëse doni për të ndihmuar vendin dhe shoqërinë, vijnë zgjedhjet e 2009 dhe është e shkruar e zezë mbi të bardhë nga Audrey Glover, se këto zgjedhje përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR, që në krye. Janë të vetmet zgjedhje për të cilat është shkruar kjo. Vijnë zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kryeministri humbi zgjedhjet, dorëzoi në mënyrën më të rregullt pushtetin. Është kështu apo jo. Nuk ke asnjë fakt se u blenë vota apo u shitën vota.
Tani, fillon procesi nga viti 2015 gjer më sot. Procesi zgjedhor nga viti 2015 gjer më sot, krijoi një industri gjigante të blerjes së votës, e cila këtë vit shpërtheu me blerjen zyrtare publike të saj.
U bë edhe në vitin 2021 me paratë për tërmetin, por paratë për tërmetin kishin një pseudomotiv, dëmet e tërmetit. Kurse zarfi në mes të fushatës për 683 mijë qytetarëve votues, nuk ka ndodhur kurrë. Vijmë prapë tek qeveria. Rritja rrogash në fushatë elektorale nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk mund të ndodhë, sepse e ndalon Karta e Kopenhagenit, e ndalon Kodi i Venecias, e ndalon Kodi Zgjedhor i Shqipërisë.
Por ai u shpall kinezëri. Nuk ka ndodhur kurrë në atë periudhë që po flisja, që kryeministri të bëjë fushatë dhe të thotë, po votuat ata, nuk keni para. Po votuat ata nuk ju jap një groshë, nuk keni bashkëpunim, siç ka ndodhur në këtë fushatë. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në të gjithë këtë batërdi zgjedhore që të pushtohen nga administrata qendrat e votimit dhe të shkelet ligji me qindra e mijëra herë. Nuk ka ndodhur kurrë gjatë asaj periudhe që të ndryshohet qendra e votimit 1.3 milionë zgjedhësve, nuk ka ndodhur.
Mund të vazhdoj sa të duash me ketë listë. Kështu që nuk kanë asnjë lidhje ato që thoni ju, ato janë marrëveshje, të cilat ekzistojnë në Shqipëri dhe kudo, mes miqve, armiqve, aleatëve, jo aleatëve etj. Nuk janë asgjë tjetër, ato janë marrëveshje. Kurse këto janë krime monstruoze elektorale!
– Ju z.Berisha keni hedhur mjaft akuza ndaj Edi Ramës se ka punuar kundër interesave të Kosovës porsa i përket raporteve të tij me Aleksandër Vuçiç. Po e juaja si mund të quhet z.Berisha, ku në Himarë, në një tokë shqiptare kandidohet një person i cili e cilëson veten grek, ka djegur flamurin shqiptar dhe ka akuza konkrete se është pjesë e grupit terrorist që vitin 1994 ka vrarë dy ushtarë shqiptarë në territorin shqiptar.
Berisha: Gjithçka duhet të bazohet në të vërtetat. Është e vërtetë se ato kanë qenë akuza, por është e vërtetë se gjykata e ka çliruar nga të gjitha ato akuza.
Nuk kam parasysh se ka djegur flamurin të jem i sinqertë me ty, por të vijmë tek thelbi, që Fredi Beleri thotë jam greke, bën mirë që thotë se është grek, dhe unë them se ne jemi një vend i lirë dhe çdo njeri duhet të ketë të drejtën të tregojë identitetin e tij kombëtar. Nuk mund të jemi ndryshe ne, por nuk mund ti bëjmë ne. Po më kujton një gjë.
Një nga momentet më shumë që më ka mbetur në mendje, ishte një debat në parlament mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës. U përplasën për një problem, dhe Edi Rama ju vërsul atij me një urrejtje të papërmbajtur si grek. Dhe unë u ngrita e thashë se ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij, nuk mund ta fyesh atë për origjinën. Po pse ja bëri, sepse ky e kishte patur në koalicion kush e di sa herë Vangjel Dulen dhe tani do ta fyente me atë që është krenar, Vangjel Dule është grek krenar. Dhe ca ti them unë, mos je grek krenar. Jo mo do ti them unë, ji krenar me identitetin tënd.
Tani vijmë pak më tutje, a bazohet një demokraci në kushtetutë. Në përputhje me atë kushtetutë për një qytetar, pavarësisht nga etnia e tij nuk ka asnjë kufizim etnik për të marrë çdo funksion në këtë vend, por ç’është e vërteta edhe në vendet e tjera demokratike.
Edhe në vendin, demokracinë më të madhe të botës, Barack Obama u bë president. Edhe në Rumani, një president Lohan, i përkiste një pakice. Pra ne nuk mund të ngrihemi me këto teza, por një gjë të them: montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më kriminale në këtë mes. Sepse të marrësh për dëshmi një nënë me 4 fëmijë në 2 të natës, po cilado qe krimi i saj, kushtetuta të detyron të presësh orën 6 të mëngjesit.
Dhe kaq monstruoz ishte krimi sa të shkelje kushtetutën dhe të merrje për provë një njeri që thoshte se në mënyrë absolute nuk kam asnjë lidhje me këtë që akuzohen. Të marrësh ti zërat që i rregullon Ardi Veliu sipas qejfit, ka teknika tani, ka aparate. Mund të tregoj tani unë ty zëra këtu, të cilat thua ti 100% është i Sali Berishës.
Ka marrë fund kjo teknikë. Kjo është historiku i patriotit. Por të pranosh për patriot një qenie antikombëtare si Edi Rama që po shkatërron kombin. Nuk ka patur Shqipëria armik më të egër në të gjithë pushtimet e saj, për largimin e shqiptarëve, se Edi Rama. Ky është armiku numër 1.