Erion Veliaj i ndihmuar nga media-me-pagesë, me trille e sajesa, nuk e ndan nga goja hapjen e fushatës së koalicionit “bashkëfitojmë”.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Erion Veliaj i ndihmuar nga media-me-pagesë, me trille e sajesa, që nga e shtuna nuk e ndan nga goja hapjen e fushatës së koalicionit “bashkëfitojmë”. Ne i kuptojmë rrënjet e zemërimit të tij, me stadiumin e mbushur plot dhe entuziazmin e pashoq, që mundohet ta mbulojë me video e fotomontazhe, siç kuptojmë edhe shifrat që ai shpik për kostot e një eventi që ka kushtuar sa tre-katër pisha të fushatës së tij ‘një milion pemë’.

Erion Veliaj e rrit me 10 herë koston e manifestimit popullor të së shtunës, ku opozita paraqiti kandidatët e saj, dhe këtë e bën me lehtësi, sepse është e njëjti stil që përsërit prej 10 vitesh.
Koalicioni “bashkëfitojmë” i ka të dokumentuara me fatura legale të gjitha kostot dhe mban përgjegjësi për to. Ne, sigurisht nuk mbajmë përgjegjësi për një gënjeshtar, i cili ngaqë nuk takon dot më shumë se 10 punonjës të bashkisë në një vend, i duken 20 mijë vetët e stadiumit si 200 mijë dollarë.
Kjo, ngaqë ai, kur sheh njerëz i barazon me shifra në euro apo dollarë, kur sheh takime entuziaste e zë frika për humbjen më 14 maj.
Erioni nuk ka ndryshuar, të vetmet që lëvizin janë shifrat e tij. Ngaqë blen vetë një pishë për disa mijëra dollarë, nuk e kupton se si 20 mijë njerëz mund të mblidhen pa dollarë në stadium. Nuk e kupton se hapja e fushatës mund të bëhet me shumë punë dhe pak kosto.

Erioni i pishës, nuk është i vetmi i alarmuar nga Arena e tejmbushur të shtunën.
Me të njëjtën gjuhë ka reaguar edhe pengu I Edi Ramës, Alibasha i vulës.
Të njëjtën pyetjem fjalë për fjale bën edhe ai: ku i marrin paratë? Të njëjtën shumë përsërit dhe ai: 200 mijë dollarë.
Një gjë mund t’ja themi me siguri pengut të Edi Ramës, Alibashës dhe qylaxhinjve të tjerë politikë, që bëjnë si kandidatë, politikanë apo liderë: nuk i marrim te Rama!
Partia Demokratike, opozita e vëertë, koalicioni “bashkëfitojmë” nuk janë patericë e pushtetit dhe as peng i tij.
Kjo i fut në panik, si pushtetin ashtu edhe alibashët dhe alipazarët që, me sa duket konsultohen edhe për gjuhën që do të përdorin ndaj kundërshtarit opozitar.
T’ju rrojë aleanca e së keqes!
Bashkimi ynë drejt fitores i ka llogaritë e hapura vetëm me ata 20 mijë vetë që ishin në stadium dhe me qindra mijra të tjerë nëpër Shqipëri.
Në duart e tyre është ndryshimi që do të ndodhë më 14 maj.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale