FJALA E EKSPERTIT TË IT, LUKA LAMAJ NË TAKIMIN ME TEMË: ‘E ARDHMJA DIGJITALE E SHQIPËRISË- MUNDËSITË E TEKNOLOGJISË BLOCKCHAIN’
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, zoti Berisha, e nderuara zonja Denisa, faleminderit shumë për ftesën. Të nderuar drejtues, anëtarë dhe të Partisë Demokratike, po ashtu dhe qytetarë shqiptarë. Është një nder shumë i madh që jam sot me ju këtu dhe dua të falënderoj zotin Berisha kryesisht për këtë, për thirrjen e kësaj tryeze dhe Departamentit të Inteligjencës Artificiale, sepse vetë fakti që Partia Demokratike ka një departament të tillë, tregon për fokusin që Partia Demokratike ka ndaj teknologjisë. Unë sot nuk dua t’ju mbaj shumë, do kisha më shumë qejf t’i lija këto prezantimet e gjata dhe të merresha më shumë me pyetje që do keni, por do jap atë thelbin e bisedës dhe dua t’ju jap një vizion timin, sado modest që është, sesi mendoj unë bazuar dhe në shumë studime të Joint Research Centre të Komisionit Europian dhe Bankës Botërore, për përdorimin e teknologjisë dhe sidomos përdorimin e teknologjisë së blockchain-it në shërbime qeveritare. Dhe madje unë kam bërë dhe një plan diku te 94 faqe me shumë pika që pas mbledhjes në qoftë se dikush do ta lexojë, ne do ta publikojmë shumë shpejt atë. Dhe e kemi quajtur Digital Albania 3.0, Shqipëria Digjitale 3. Sepse ka filluar në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, është bërë, ka evoluar për keq për mendimin tim, gjatë kohës së qeverisjes socialiste, dhe mendoj që ky plan që kam krijuar do jetë për Shqipërinë e re, për Shqipërinë e së ardhmes, jo shumë të largët në fakt, sepse teknologjia po evoluon shumë shpejt dhe po ndryshon po aq sa shpejt.
Unë kam qenë gjithmonë fans i filozofisë së Shopenhauerit dhe një nga në bazë të asaj është një shprehje shumë e famshme e tij që ata që shohin të padukshmen mund të bëjnë të pamundurën. Kam ikur nga Shqipëria në moshën 18 vjeçare, sot jam 26 vjeç dhe gjatë udhëtimit tim në Kanada kam krijuar një kompani të inteligjencës artificiale më përpara, pata një sukses të vogël atje në fushën e mjekësisë dhe kur u ktheva në Shqipëri vetëm kjo ka ndodhur katër vite më përpara kisha një vizion për ta dixhitalizuar sistemin shëndetësor shqiptar në atë kohë nëpërmjet futjes së inteligjencës artificiale në kartelat elektronike, i kartelat që quhen apo në anglisht Electronic Health Records. Nuk pata mbështetje për të qenë realist dhe më ka mbetur gjithmonë në mendje ajo eksperiencë që pata në këtë prizëm. Sot jam katër vite më mbrapa, vij prapë për të bërë një propozim dhe shpresoj që këto propozime do kenë më shumë mbështetje. Jam, siç tha dhe Denisa, unë jam CEO i kompanisë Almada 360 Holding, që është një kompani holding me bazë në Dubai. Kemi një partneritet me familjen sunduese të Dubait, me familjen Al Maktoum dhe kemi disa pika dhe disa fokuse që po bëjmë në qytetin e Dubait për t’i kthyer të gjitha shërbimet qeveritare që ata kanë në blockchain dhe me ndihmën e inteligjencës artificiale. 50% e transaksioneve në qytetin e Dubait janë të gjitha kalojnë nga sistemi i blockchain-it. Ne për momentin po fokusohemi që të bëjmë 50% tjetër dhe duke pasur disa projekte pilote me policinë e Dubait dhe me spitalet e Dubait, për momentin ky është një nga fokuset tona më të mëdha. Dhe gjithashtu jemi në bisedime për të sjellë modelin e Emirateve në disa shtete të botës. Disa bisedime paraprake kemi pasur me shtetin e Gabonit, shtetin e Senegalit, shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe e pashë të arsyeshme që të propozonim diçka për Shqipërinë. Çfarë ekziston sot në Shqipëri është një bazë, siç thashë, është bërë keq dhe qytetari fatkeqësisht ka humbur besimin tek fjala klishe që po përdoret sot, dixhitalizimi. E ka humbur komplet besimin. Prandaj një nga fokuset që mendoj që Partia Demokratike duhet të ketë si parti opozitare është ta rifitojë besimin tek qytetarët shqiptarë duke sjellë projekte, ligje dhe këshilla apo konsultime të vërteta në bazë. Dhe patjetër pyetja që ngrihet është, ok, kjo është bërë keq, por si duhet ta ndryshojmë? Si mund ta zgjidhim? Sepse të gjithë mund të flasim për problemet, mund të flasim gjithë ditën, ka shumë probleme, por si mund t’i zgjidhim këto probleme? Unë kam parashtruar tri pika kryesore të gjitha këto në 34 faqeve dhe pika e parë që unë vërtet mendoj që shteti shqiptar do të bëjë.
Një benefit madh sepse e kam diskutuar dhe me shumë ekspertë, sidomos ekspertë ekonomiku, nuk jam ekonomist, por e kam diskutuar që shtetet e vogla si Shqipëria nuk kanë shumë forcë për të konkuruar në një arenë globale ekonomike. Por duke marrë shembuj në shtete si Estonia, Emiratet, Izraeli që kanë në bazë të tyre teknologjinë, është një shanc i vogël që të konkurosh dhe me gjigandët edhe me perandoritë. Vetëm teknologjia mund ta japi këtë si industri, këtë mënyrë. Pika e parë që do propozoja ishte që Shqipëria dhe sistemet ekzistuese dixhitale shqiptare të futeshin të gjitha në sistemin e blockchain-it. Sepse kjo bën të mundur minimizimin e burokracisë, rritjen e efiçencës së shërbimeve, që është një nga pikat kryesore që është një debat shumë i madh në Amerikë, Kanada, në të gjitha vendet perëndimore, efiçenca e administratës, centralizimin e burimit të të dhënave, pra jo centralizimin e të dhënave, por centralizimin e burimit, autentikimin e të dhënave, autentikimin e dokumenteve, që dhe ajo është një pjesë shumë e madhe që hyn prapë te burokracia dhe më e rëndësishmja që ka teknologjia e blockchain-it ka dhënë xha fakte për këtë, minimizimin e korrupsionit të administratës. Dhe dua që t’ju jap disa shembuj se si mendojmë që kjo mund të ndodhi. Një nga projektet pilote dhe një nga challenge-et, një nga sfidat më të mëdha të përdorimit të blockchain-it në qeveri është kadastra. Siç tha dhe doktor Berisha, është një nga gjërat më delikate që mund të merren, por më pas do t’ju them disa shembuj, një nga shembujt më të ndershëm është Suedia që e ka provuar këtë dhe ka qenë shumë e suksesshme. Diplomat, autentikimi i diplomave, njohja e këtyre diplomave jashtë vendit, sepse nëpërmjet autentikimit të notave, të dhënave, ti mund ta njohësh atë me time stamp, me gjithçka. Certifikatat e ndryshme. Një nga pikat e mia më të preferuara është hapja dhe menaxhimi i biznesit. Unë sapo kam hapur një biznes, pra një zyrë të Almatës këtu në Tiranë dhe burokracitë që jam përballur kanë qenë të jashtëzakonshme dhe me të vërtetë është pak për të ardhur keq se siç themi ne, jemi një vend i vogël dhe për të pasur në çdo fushë kemi probleme kur ato bëhen bashkë bëhet një problem shumë i madh. Nëpërmjet teknologjisë së blockchain-it, ky është një sistem që Dubai e ka arritur. Vetëm me një QR code i ke të gjitha të dhënat e biznesit kudo në botë në tre gjuhë, në dy gjuhë në Dubai, momentalisht në arabisht dhe anglisht, po në Kanada është e njëjta gjë, është i njëjti sistem dhe është në tre gjuhë, në frëngjisht, në anglisht edhe në një gjuhë që ti mund ta zgjedhësh kudo që do të shkosh. Pra janë disa nga këto mënyra që mund ta bëjnë shumë herë më të shpejtë dhe shumë herë më të rehatshme.
Dhe një nga pikat më kryesore që mendoja unë që është prapë është i keqkuptuar dhe që nuk është bërë akoma janë shërbimet noteriale. Unë kam kështu partnerë, kam kryesisht partnerë kanadezë, biles janë dhe në studio sot. Duhet të vinin fizikisht që të më bënin një nënshkrim të caktuar që që në botën perëndimore ka kohë që janë janë zgjidhur këto këto probleme. Blockchains është një arkiv, për ta kuptuar thjesht pa futur fare nuk dua të futem fare në termat teknikë, është një arkiv që krijohet dhe jep idenë e një trust layer, pra një jep besimin. Është arkiv të dhënash në fund të ditës dhe kjo arkiv të dhënash ka stam kohore, ka dhe audit trail, pra bëhen auditime të këtyre të dhënave për verifikimin. Një nga besoj që përdorimi më i thjesht që mund të bëhet dhe nesër thjesht duhet vullneti politik janë prokurimet, tenderat publik. Që në qoftë se ato futen në sistemin e blockchain do ketë transparencë të jashtëzakonshme kush janë kompanitë që po i marrin, ku shkojnë paratë, si si po si është procesi, çfarë janë rregullat që janë përcaktuar, pra çdo gjë do jetë transparente për qytetarin. Dhe çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë mund ta shohi dhe mund të japi mendimin e vet, mund të japi mund të krijojë opinionin e vet në bazë të si si janë bërë këto prokurime dhe tendera publik. Ajo që jam munduar unë të bëj për një kohë shumë të gjatë është janë edhe futja e teknologjisë së blockchain-it dhe inteligjencës artificiale për shkak se ne folëm po flas shumë për blockchain-in, por nuk duhet harruar se për shkak e gjithë bota për momentin është fokusuar në miksimin e të dyjave, sepse inteligjenca artificiale është shumë e nevojshme për të qenë një asistent shumë i mirë, një ekspert teknik shumë i mirë, pa harxhuar shumë para, por gjithmonë siç ka ndodhur dhe në rastin e fundit me Open AI ChatGPT, edhe vetë edhe vetë inteligjenca artificiale midis vetes ka probleme dhe ka luhatje të të dhënave dhe nuk dihet çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është e vërtetë, pra krijon ato që quhen halucinacione teknike. Kartelat mjekësore dhe recetat dixhitale është një nga një nga misionet e mia më të mëdha që mendoj që mund të arrihet sepse deri diku janë bërë disa përpjekje, ka shumë startupe në Shqipëri me sa kam me sa kam biseduar që po mundohen të bëjnë gjëra të tilla. Kemi shumë bujq afër me Greqinë, nga Italia që ja ja i kanë arritur këto këto procese, këto evolim të teknologjisë në fushën e mjekësisë. Dhe mendoj që ne kemi në në kompaninë tonë holding ne kemi blerë një kompani blockchain-i që quhet Phone Phone Network, ka diku te 6 milionë ndjekës, ka kriptovalutën e vet, domethënë kompani prej 10 vitesh që ka qenë ka qenë në treg dhe kemi parë se sa nga shumë kam qenë unë në kontakt me shumë nga këta kriptonërc pra nga nga njerëzit e pasionuar pas kriptomonedhave dhe blockchain-it se sa shumë përkërkohet që të jetë një një evolim apo një përhapje e tregut gjithashtu të kriptovalutave në përditshmëri.


