Eda Grimci: 8 Marsi i këtij viti e gjen gruan në një gjendje të vështirë në shoqërinë shqiptare

8 Marsi i këtij viti e gjen gruan në një gjendje të vështirë në shoqërinë shqiptare.
Sikur kjo të mos mjaftonte, kriza që po kalon familja dhe shoqeria shqiptare reflektohet qartë në rastet e shtuara te dhunes ndaj grave, ku vetëm vitin e fundit kemi patur një numër rekord vrasjesh të grave ne vendin tone.
Gra të dhunuara, gra që kanë uleritur dhunen por që askush nuk i ka dëgjuar deri sa disa prej tyre janë kthyer në lajmin kryesor të kronikave të vrasjeve.
Por dhunuesi nuk është vetëm në shtëpi, dhunuesi haset në çdo institucion ku gratë edhe kur gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën, trajtohen me paragjykim, tallje e mospërfillje pikërisht nga punonjësi i shtetit i cili në vend të bëjë detyrën me dinjitet, kthehet në tallës e mospërfilles duke i shtuar dhunës fizike, edhe dhunën psikologjike të atij që në fakt duhet të të mbroje e jo të të paragjykojë, ose në rastin më të keq për pak para të bëhet palë me dhunuesin duke mos e hetuar fare dhunën e denoncuar!
Gjithë këto raste dhune e vrasje të grave shqiptare janë reflektim i pastër i degradimit të shtetit ku vete Edi Rama kurrë nuk i pati prioritet gratë, sepse duket nga politikat që ka për to.
Ne 11 vite qeverisje, ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Perkundrazi, politika e vetme e tij ka qene keqperdorimi i figures se gruas duke e kthyer ate ne “patronazhiste”.

Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë!
Ai është dhunuesi i tyre pasi per te grate dhe vajzat jane fasade e sherbetore te partise, sa here eshte ne hall me korrupsionin e skandalet e qeverise rilindase!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale