Drejtori i lartë i OSSHE pasi bleu votat e zgjedhjeve të 14 majit prokuron miliona euro para publike. Adriatik Kupi nuk kapet nga SPAK!

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA ANTIKORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI

Adriatik Kupi është Drejtor i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH. Ai është gjithashtu Kryetari i Partisë Socialiste për zonën IBËS, BËRZHITËS, PETRELËS dhe FARKËS.
Në disa raste të mëparshme Partia Demokratike, ka denoncuar Adriatik Kupin për shkelje të dispozitave ligjore të paracaktuara nga Kodi Zgjedhor. Detajet e këtij denoncimi janë pjesë e Librit të Zi të Zgjedhjeve: Farsa Elektorale e 14 majit 2023.
Përveҫ sa më lart, në adresën tonë, ka mbërritur denoncime lidhur me Adriatik Kupin, në cilësinë e Titullarit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH sh.a.
Ankuesit ngrenë shqetësimin se Adriatik Kupi pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 Majit ka prokuruar miliona euro fonde publike në kuadër të rikuperimit të parave të përdorura për blerjen e votave.
Në tenderat e prokuruara nga institucioni i drejtuar nga Adriatik Kupi konstatohet:

  1. Pjesëmarrje e vetëm 1 oferte në konkurim. Oferta tjetër gjithnjë e paraqitur nga operatori SENKA shpk është gjithmonë bosh, pra ka hyrë në prokurim vetëm me emër, por pa ngarkuar dokumente në sistemin elektronik të prokurimeve. Ky veprim lë dyshime të arsyeshme të përsëritjes në procedura të ndryshme prokurimi, të të njëjtit plan fiktiv të një gjoja konkurrimi me më tepër se 1 pjesëmarrës, në kundërshtim me të paktën Ligjin e Prokurrimeve Publike, neni 2 dhe 3.
  2. Fituesit e shpallur me vlerë të ofertës fituese deri 98% të vlerës limit.
  3. Përsëritja e të njëjtit fitues në procedura të ndryshme prokurimi, veprim që prezumon paracaktimin e fituesit prej fillimit.
  4. Shkelje e legjislacionit shqiptar në fuqi për ndërtimin, prokurimin dhe dokumentat e tenderit për mospërmbushje të kapacitetit Teknik nga fituesi i përsëritur LA OR shpk në kontrata paralele.
  5. Shkelje e legjislacionit shqiptar në fuqi për ndërtimin, prokurimin dhe dokumentat e tenderit për mospërmbushje të kapacitetit Teknik nga fituesi i përsëritur ACI engineering shpk në kontrata paralele.
  6. DT të hartuara nga APP në shtojcën 8 pika “D” kërkojnë nënshkrimin nga ofertuesit të Deklaratës mbi Mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata të tjera. Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë, jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por edhe për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet.
  7. Shkelje e VKM nr. 42 e 16 janarit 2008, kreu III pika2/b : b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur sipas ligjit për prokurimin publik me vlerë të përbashkët ose të veçantë që tejkalon vlerën e kategorisë që mban subjekti sipas lidhjes
  8. Të paktën 15 miliard lekë fonde publike ka prokuruar Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sha, drejtuar nga Adriatik Kupi duke krijuar shpenzim pa efikasitet të fondeve publike për kontrata paralele të ndaluara nga ligji.

Operatorët e shpallur fitues nga Drejtoria e Adriatik Kupit për prokurime të ndryshme në kohë paralele janë:

1.LA – OR shpk për të paktën këto kontrata të ndryshme:

  1. Ndërtimi i linjës së dërgimit Depo Lis, Burrel me Ujësjellësin Mat
  2. Ndërtimi i linjës së re Fier – Hoxharë si dhe ndërtimi i nënstacionit të ri Hoxharë.
  3. “Rikonstruksion i N.stacionit Lezhë nga 110/10 kV në 110/20/10 kV” me Drejtoria e Tensionit të Lartë, OSSH
  4. “Rikonstruksion dhe fuqizimi i N.Stacionit Ҫorovodë e Re

Operator tjetër i shpallur fitues për kontrata paralele ACI ENGINEERING shpk për të paktën këto 3 kontrata të ndryshme:

  1. Fuqizimi i N/Stacionit Zogu i Zi me Drejtorinë e Tensionit të Lartë.
  2. Ndërtimi i nënstacioni të ri Velipojë me Drejtorinë e Tensionit të Lartë.
  3. F.V dhe Instalim te sistemit te Matjes Inteligjente ne Kabinat Elektrike te OSSH.

Adriatik Kupi, në rresht dhe nën shembullin e eprorëve të tij, të cilët nga ana e tyre ndjekin shembullin e Edi Ramës, nuk kapen nga radarët e SPAK.
Prokuroria e Posacme është e zënë me persekutimin politik të opozitës nëpërmejt dosjesh pa fakte dhe dyshimesh që nuk bëhen dot akuza.
Edi Rama i ka ndarë shqiptarët në vegla dhe në armiq. Veglat vjedhin për të dhe për mbajtjen e pushtetit ndërsa armiqve u lëshohet SPAKU.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale