Dokumenti provon gënjeshtrën e Ramës për udhëtimet promocionale me “Air Albania. Nuk ekziston asnjë marrëveshje reklamimi mes tij dhe kompanisë. Më 11 shkurt, shqiptarët do të protestojnë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKEATIKE, ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Edi Rama gënjen për Ismailin e tij, çarterin privat që ai e përdor me fonde shtetërore, siç gënjen sa herë flet, madje edhe kur e quan dikë “mik” dhe pastaj thotë se e kishte në kuptimin anglez të fjalës.

Ai na thoshte se udhëtimet e tij me avionin e “Air Albania” ishin me çmim promocional, me qëllim promovimin e kompanisë me flamur shqiptar.

Edhe pse e thoshte këtë ai, duke mos i zënë besë as vetes, urdhëroi deputetët e tij robër që ta rrëzonin kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e shpenzimeve të udhëtimeve të luksit të kryeministrit të vendit më të varfër në europë.

Gjykata Kushtetuese e konsideroi të paligjshëm rrëzimin e Komisionit nga shumica e kartonave dhe pakica e shoqërisë, por kjo për gënjeshtarin kronik nuk do të thotë shumë.

Një e dhënë e re, një dokument zyrtar në fakt, ia hedh në erë përfundimisht gënjeshtrën.

Media ka bërë publike një kontratë mes Drejtorisë së shërbimeve qeveritare dhe shoqërisë ajrore “Air Albania”.

Kjo ka ndodhur, sigurisht, pa dëshirën e kryeministrit dhe pa dëshirën e drejtorisë dhe të Air Albania.

Në njëfarë mënyre të gjithë janë në shkelje, por kryeshkelësi dhe flagranti epik i qeverisjeve të këtyre 32 viteve është Edi Rama.

Nuk është e vërtetë se fluturimet e tij kanë qenë promocionale.

Në kontratën pesë faqëshe rezulton se kreu i qeverisë nuk ka fluturuar me çarter për t’i bërë reklamë “Air Albania”, pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje reklamimi mes tij dhe kompanisë së cilës i përket avioni ‘Airbus A319-100’.

Akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës, siç shihet qartë dhe me dokumente, nuk janë inate politike, por fakte në shërbim të qytetarëve.

Edi Rama duhet të shpjegojë se, pse, lëmoshën me 100 Euro e quan “paketë të madhe”, dhe fluturimet e tij me kosto 22 milion euro, i fsheh si promocione me “çmim të ulur”.

Edi Rama, jo vetëm gënjen, por edhe i sulmon, me gjuhën që ai thotë se është e Konicës, por i ngjan më shumë Bakes së filmit të tij të preferuar të Kinostudios.

Në mejhanen e faqeve të tij sociale, ai bënte të zemëruarin dhe shkruante:

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Tani që publiku mund ta shohë kontratën, kush është vallë katrani me bojë?!

Tani që qytetarët e shohin se kush ishte mik i McGonigalit dhe fije e rusëve, nga Tirana në Uashington, kush është rublaxhiu?

Këtij gënjeshtari me brirë, bullisti profesionist, agjenti influent të Putinit, kryeministri që nuk e qeveris, por e boshatis Shqipërinë, i duhet thënë NDAL!

Më 11 shkurt, bashkohu me ata që duan t’i dalin zot Shqipërisë dhe të shpëtojnë pluralizimin, votën e lirë dhe të ardhmen e vendit të tyre.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale