“Dita e Verës”/ Berisha: Elbasani sot është kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar.14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë, qytetarët do votojnë për Luçiano Boçin!

URIMI I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA GJATË VIZITËS NË ELBASAN PËR FESTËN E DITËS SË VERËS

Urime më të përzemërta qytetarëve të Elbasanit për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët.

Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria. Në këtë kontekst, Elbasani sot është edhe kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar, dhe i meriton të gjitha nderimet. I merton për historinë e tij. I meriton për festën që e ruajti më shumë se të gjithë të tjerët. I meriton për shpirtin e bardhë të qytetarëve të tij, ndaj edhe shpreh kënaqësi.

Por, nuk mund të mos theksoj, se kjo ditë është njëkohësisht simboli i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon dhe ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh për qytetar të parë një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për kryetar të parë të të bashkisë. Për qytetar të parë të qytetit.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale