Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj replikë me Ulsi Manja: Aktorë të dosjes 184, besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj.

Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj replikë me Ulsi Manja

Dua t’i them ministrit të drejtësisë pa drejtësi, që të mos ma tregojë mua vendin ku e kam.
Unë jam deputete e qarkut Lezhë dhe përfaqësoj votuesit e qarkut Lezhë me shumë dinjitet madje, ndaj vendin gjendeni ju zoti ministër se ku e keni, sepse na keni ardhur paketë në Lezhë, dy për një, të dy vëllezërit siamezë, aktorë të dosjes 184 dhe besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj, ju edhe kryetari i bashkisë i emëruar, 6% i Ramës.
Besëlidhja e Lezhës do të ju largojë njëherë e mirë të dyve bashkë, dhe Lezha do të ju kthehet banorëve të Lezhës, sepse do ti kthejmë nderin dhe dinjitetin Lezhës dhe lezhanjëve.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale