Deputeti i Forza Italia, Battilocchio: Me Partinë Demokratike ndajmë të njëjtat vlera të përbashkëta të Partive Popullore Europiane. Sali Berisha një simbol edhe jashtë Shqipërisë

FJALA E DEPUTETIT TË FORZA ITALIA, ALESSANDRO BATTILOCCHIO

Kryetar i Komisionit hetimor parlamentar mbi sigurinë në parlamentin Italian

Mirëdita Partia Demokratike!

Disa prej jush, duke më përshëndetur në hyrje më thanë; mirë se erdhe në Shqipëri. Në të vërtetë, duhet të ju them një gjë, kjo është vizita e 30 e imja në Shqipëri.

Gati jam si një ‘Qytetar i Nderi’ i këtij shteti, me të cilin ndihem shumë i lidhur, dhe që e kam zbuluar kur isha mjaft i ri, në vitin 1994, gjatë një vizite në Vlorë.

Flamurtarin e Vlorës, mbaj mend.

Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse partitë tona ndajnë vlerat e përbashkëta të Partive Popullore Europiane dhe prandaj përshëndetja ime shkon për të gjithë ju, dhe veçanërisht edhe për kryetarin Sali Berisha, i cili është një simbol mjaft i rëndësishëm edhe jashtë Shqipërisë.  

Italia dhe Shqipëria janë dy kombe si motra, dy shtete, një zemër e vetme që ndahen në mes nga deti Adriatik.

Është diçka e shkruar në librat e Historisë dhe të Gjeografisë.

Është diçka aktuale, sepse të dhënat ekonomike na tregojnë se shkëmbimi mes dy vendeve tona është gati 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Italia është tregu i parë për mallrat shqiptare, si dhe është tregu furnizues kryesor për Shqipërinë.

Por kjo lidhje kaq e afërt nuk përcaktohet vetëm nga shifrat ekonomike, por mbi të gjitha me empatinë e fortë dhe miqësinë mes dy popujve të dy shteteve tona.

500 mijë shqiptarë janë rezidentë në Itali dhe janë të integruar mjaft mirë. Këtu janë dy miq të cilët dua ti përshëndes, Bardhok Doda dhe Indrit Hoxha, që janë shembuj mjaft të mirë të këtij udhëtimi që po bëjmë së bashku.

Janë 13 mijë e 800 ndërmarrje shqiptare në Itali. Një numër shumë i rëndësishëm, dhe janë të gjitha eksperienca suksesi. Por edhe shumë shembuj të tjerë më të thjeshtë dhe të vegjël, të këtij raporti kaq të bukur.

Pas pak më duhet që të udhëtoj drejt Lezhës, ku është edhe Liceu ‘Rogazionista’ i themeluar nga italianët që përfaqëson një pikë takimi të shkëlqyeshme për të rinjtë shqiptarë, ose tek Motrat  Saleziane në Shkodër, ku italianët dhe shqiptarët punojnë krah për krah.

Tirana e bukur, mikëpret që tani gati 1 mijë studentë universitar italianë që zgjedhin Tiranën, sepse është një qytet i bukur, i sigurtë dhe ofron një shërbim mjaft të mirë, një mijë studentëve universitar italianë.

Më shumë se 60 mijë studentë shqiptarë, studiojnë gjuhën Italiane. Është një shifër mjaft e bukur dhe domethënëse për ne, sepse na tregon se kjo marrëdhënie mjaft e bukur dhe e rëndësishme i ka rrënjët thellë në histori, dhe nga ana tjetër shikon drejt të ardhmes.

Fjala ime këtu është urimi për një punë të mirë e të mbarë, për të vazhduar këtë rrugë së bashku, siç edhe janë vlerat mjaft të mira të Partive Popullore Europiane. Ne jemi, dhe po ndjekim me mjaft vëmendje rrugën tuaj dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë.

Sepse siç e thashë, dy kombet tona përfaqësojnë dy vende si motra që janë të ndara nga një det, që është deti Adriatik, por që janë kombe që jetojnë, dhe duan në të ardhmen që të jetojnë gjithmonë e më shumë, krah për krah njëri tjetrit.  

Rroftë Shqipëria dhe faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale