Sot qytetarët e Tiranës vendosin për Tiranën. Për herë të parë i kthehet sovraniteti i votës qytetarëve. Largohet kjo nga forumet e partisë, largohet ky sovranitet nga kryetari i partisë, dhe sot keni të drejtën ju për familjen tuaj, për komunitetin tuaj, për më të mirin që ju mendoni.
Ju ftoj të vini masivisht të ushtroni të drejtën tuaj të votës, e cila është e lirë dhe e fshehtë në një garë që ndodh për herë të parë në Tiranë, jeni të mirëpritur për të ardhmen e familjes suaj.
Pyetje: Z.Alimehmeti, ju jeni kandidati i shtatë për Bashkinë e Tiranës, a e keni ju listën e anëtarëve sesa anëtarë ka Partia Demokratike në Tiranë për të kalkuluar ndoshta dhe për të parë sesa vota ju duhen për të qenë fitues?
Në listë unë jam kandidati i gjashtë në rend alfabetik. Të gjitha listat janë bërë të mundura me email nga Komiteti i Organizimit dhe Komisioni Zgjedhor. I kanë shkuar të gjithë anëtarëve, të gjithë kandidatëve në formë zyrtare me email në afatët e përcaktuara sipas udhëzimit. Janë të dhënat. Patjetër që jo të gjithë, asnjëri 100% e anëtarëve dhe simpatizantëve nuk vijnë për të votuar. Numri është tejet i madh, ne presim pjesëmarrje.
Pyetje: Sa është numri është numri i listave, pasi që nuk janë bërë publike në media?
Alimehmeti: Duhet të pyesni te Komisioni i Organizmit, ne e kemi të qartë listën nga fillimi deri në fund.
Pyetje: Si iu është dukur fushata dhe a keni patur ankesa për parregullsi?
Alimehmeti: Jo, shumë pozitive. Flasim këtu për Bashkinë e Tiranës. Fushata ka qenë pozitive, nuk ka patur incidente. Situata të vogla keqkuptimesh, sepse kemi të bëjmë me njerëz edhe gabimi njerëzor është gjithmonë i pranueshëm, por gjithmonë sipas zgjedhësve, port ë gjitha janë zgjedhur sipas modaliteteve dhe afateve.