Çlirim Gjata: Regjisorja e masakrës zgjedhore ishte Belinda Balluku

E njëjta skemë abuzimi është përdorur në çdo bashki të qarkut të Dibrës, duke nisur nga dhfrytëzimi deri në maksimum në mënyrë antiligjore i të gjithë administratës, që nga Tirana deri në administratën lokale, nga ana e ministres Belind Balluku, e cila ishte regjisorja e kësaj masakre.
Presionet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe nuk kanë qenë vetëm për të marrë vota, por edhe presione për të devijuar vullnetin e lirë votuesve, gjë që është shkalla më e rëndë e shkeljeve të standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Që nga presionet për ndihmën sociale apo regjistrimi i pasurive apo dhënia e lejeve të legalizimit, bllokimi i punëve private apo presionet dhe investimet e paligjshme në fushatë zgjedhore.
Ne kemi folur gjatë fushatës edhe për korrupsionin, sidomos në drejtimin e bashkisë së Matit, kemi denoncuar edhe raste korrupsionin që shërbenin si një presion shumë i madh ndaj votuesve. Një nga format më të egra të presionit ishte largimi i njerëzve nga shtëpia me datë 13 maj dhe rikthimi i tyre me 15 maj. Apo mbledhja e kartave të identitetit, që ishin në mes të një investimi duke i vendosur në pozicion pengmarrje.
Të gjitha presionet shoqëroheshin me elementë kriminalë apo financiarë. Këtu duhet të veçoj edhe presionin që vetë kryeministri personalisht, me fushatën që bëri në Mat dhe Klos, merrej personalisht me kandidatët, me një gjuhë vulgare dhe denigruese.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale