Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

Category: Deklaratë për Shtyp

Deklaratë për Shtyp

Genta Vangjeli: Kjo është pasqyra e zezë e shkeljeve të qeverisë gjatë vitit 2023!

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI Në emër të Departamentit të Antikorrupsionit të Partisë Demokratike po paraqes këtë pasqyrë të disa prej shkeljeve të qeverisë përgjatë vitit 2023, me të cilat jemi marrë intenstivisht. Së pari, Prokurimet publike:  Gjatë gjithë vitit 2023 u shpallën fitues të përsëritur, përprokurime të ndryshme, klientë apo familjarë të qeveritarëve të cilët i kemi denoncuar rast pas rasti.– U përzgjodhën fituese ofertat më të larta duke shpenzuar miliona lekë më tepër se ofertat me ҫmimin më të ulët. – U skualifikuan operatorë të tjerë pjesëmarrës me qëllim

Lexo më shumë
Deklaratë për Shtyp

Bumçi: Dhunohet nga regjimi i Vuçiç kreu i opozitës në Beograd pasi kërkoi falje për krimet në Kosovë

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ALDO BUMÇI Masakrimi i opozitarit serb Sanduloviç, kundërshtar iserbomadhit Aleksander Vuçiç, nga falanga të pushtetit të krimittë Beogradit është një akt i shëmtuar politik. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të dhunës shtetërore. Dhuna e verbër, antishqiptare dhe antiopozitare, për arsyen se Sanduloviç ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë, dhe ka vendosur lule në memorialin e Jasharëve në Prekaz, është një kambanë alarmi për shtysat e verbëra nacionaliste në rajonin tonë. Faktin që dhunën e ushtrojnë segmente shtetërore, dhe se ndërmjet tyre është edhe terroristi Mihail Radojçiç, i përfshirë në sulmin e Banjskës në Kosovë, dëshmojnë përfshirjen direkte të presidentit serb Aleksandër Vuçiç ne kete akt barbarie. Faktin që presidentin serb dhe agjendat e tij i mbështet kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe se për incidentin nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria e Tiranës, është në vetvete njëheshtje kriminale për të mbuluar krimin.

Lexo më shumë
Deklaratë për Shtyp

Këlliçi: Dokumente dhe fakte të reja që vërtetojnë se si inceneratori fantazmë i Tiranës është në pronësi të Erion Veliajt

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë,  Sot po ju paraqesim dokumenta dhe fakte të reja, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se si Inceneratori fantazmë i Tiranës, vihet në dispozicion të pronarit real të saj, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.  Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjetkompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19.

Lexo më shumë
Deklaratë për Shtyp

Boçi: PD i thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundin tënd të merituar! Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten

DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, LUÇIANO BOÇI Deklaratë e Partisë Demokratike Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës Arben Kraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herëpër lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat. Kështu sot Edi Rama në një akt urrejtje tëpapërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vetë nëprokurori dhe gjykatë Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonaj, prokurorja e SPAK

Lexo më shumë