Bumçi: Dhunohet nga regjimi i Vuçiç kreu i opozitës në Beograd pasi kërkoi falje për krimet në Kosovë

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ALDO BUMÇI

Masakrimi i opozitarit serb Sanduloviç, kundërshtar iserbomadhit Aleksander Vuçiç, nga falanga të pushtetit të krimittë Beogradit është një akt i shëmtuar politik.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të dhunës shtetërore.

Dhuna e verbër, antishqiptare dhe antiopozitare, për arsyen se Sanduloviç ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë, dhe ka vendosur lule në memorialin e Jasharëve në Prekaz, është një kambanë alarmi për shtysat e verbëra nacionaliste në rajonin tonë.

Faktin që dhunën e ushtrojnë segmente shtetërore, dhe se ndërmjet tyre është edhe terroristi Mihail Radojçiç, i përfshirë në sulmin e Banjskës në Kosovë, dëshmojnë përfshirjen direkte të presidentit serb Aleksandër Vuçiç ne kete akt barbarie.

Faktin që presidentin serb dhe agjendat e tij i mbështet kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe se për incidentin nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria e Tiranës, është në vetvete njëheshtje kriminale për të mbuluar krimin.

Edi Rama, me të gjitha mjetet dhe format, është sot një dhunues serial i opozitës, dhe çdo dhunë kudo në botë që godet kundërshtarin politik vetëm e gëzon.

Dhuna e egër kundër kreut të Partisë Republikane serbe ndodh kur opozita në Beograd është në këmbë kundër manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi i Vuçiç. Një regjim që bën gjithçka për të heshtur opozitën me intimidime, dhunë, vjedhje zgjedhjesh apo përçarje.

Një skenar që e shohim në Tiranë prej vitesh tashmë, dhe që kulmoi me arrestimin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha.

Fytyra e vërtetë e regjimeve që vjedhin zgjedhjet shfaqetnëpërmjet dhunës dhe linçimit të kundërshtarit. Ngritja sa mëparë kundër regjimeve të tilla është detyrë kombëtare.  

Opozita ne aksion: O sot, o kurrë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale