Breshëritë mbi Top Channel/ Berisha: Çdo bandit kryesor sot është i lidhur me Edi Ramën.

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

Dje shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë, mësuan një nga lajmet më të hidhura në tërë historinë e tyre, sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Ky studim e bën Shqipërinë, vendin e vetëm në botë, i cili konsiderohet nga 80% e banorëve të saj, një vend në të cilin nuk mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ky është një lajm tragjik. Ky është një lajm, të cilin nuk e gjen, nuk del as nga vendet në pushtime të plota. As  në vendet në luftra atë pamëshira, as edhe në vendet që përballen me varfëri ekstreme. Kjo ndjenjë, ky sentiment, është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, parim, ligj kufi në këtë vend.

Shqiptarët shquhen në shëmbëlltyrën e tyre psikologjike si njerëz inteligjent, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual. Por, duke vlerësuar metodat që ai përdor bëjnë zgjedhjen më të lehtë, largimin nga Shqipëria.

Unë mendoj se, ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve, bazuar në një studim serioz, kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar. Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot. Më dramatike se në tërë kohërat e saj, në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet. Për shqiptarët, pasuritë e tyre, buxheti i tyre, pasuritë përrallore natyrore, janë shndërruar në një mallkim të vërtetë, sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri dhe klientelë e saj.

Kurrë ndonjëherë, një shpërndarje më e pabarabartë në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar si sot për të mirat materiale dhe pasuritë publike. Por, mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen, sepse ata përballen me një varfëri në rritje të frikshme, dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. Përballë kësaj situate, Edi Rama lëshon për qëllime elektorale premtim-mashtrimin e rrogës mesatare 900 euro. Cinik ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. Premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme.

Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët të mos e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend. Aspekt tjetër është pasiguria e plotë. Këtu vriten njerëzit në krye të detyrës, në klube, në punë, kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë, sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë kurrë nuk do të guxonin të shkrehnin breshërinë nga jashtë. Në një kafene që ishte plot njerëz. Nuk do guxonin kurrë të shkrehnin breshëri ndaj një televizioni, që mund të kishte dhjetëra, në mos qindra punonjës brenda.

Të gjithë kurajën këta e kanë te mbështetja e qeverisë dhe te licensa publike: vrisni njëri-tjetrin.

Por, regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë. Ju i morët vesh hetimet për McGonigal. Në Uashington u konfiskuan pasuritë e tij. Uroj së shpejti të vijnë edhe në Tiranë, të konfiskojnë pasuritë e tyre. Udhëtimet janë bërë për në Dubai dhe në Singapor nga Dorian Duçka më të shpeshta se sa ku të themi. Amant Josifi, fshihet në Dubai, ortaku i Olsi Ramës që ka vjedhur 2.2 miliardë euro. Gjobëvënësi Duçka dhe Agron Neza qarkullojnë të lirë në Tiranë dhe Shqipëri, kudo dhe vazhdojnë misionin e tyre.

Pra, është një situatë e paprecedentë. Situatë që fton çdo shqiptar të ngrihemi, të firmosim ndryshimin më datën 14 maj. Unë konstatoj një klimë të shkëlqyer në takimet, në xhirot që kam bërë. Shqiptarët janë të përgatitur për të firmosur ndryshimin, për të rivendosur pluralizmin. Por këto statistika, këto të dhëna e bëjnë edhe më emergjent këtë ndryshim. Janë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari, të mos pajtohemi me këtë realitet dramatik.

Unë këto kisha, ndërkohë mbetem i hapur për të gjitha pyetjet.

PYETJE-PËRGJIGJE

Osman Stafa, News24: Z.Berisha, në fakt është e vërtetë në momentin kur dy të rinj nuk mund të blejnë një shtëpi në Tiranë, kur sistemi shëndetësor, arsimor janë problematikë, patjetër që edhe mundësia e vetme për shqiptarët është largimi, pra mendohet. Por, te ky 80%, a mendoni se një përqindje e ka edhe opozita, pra të shkakut të largimit të të rinjve, për shkak se sot nuk mbetet një alternativë për shkak të përçrjes që ka brenda saj, por edhe nga ana tjetër për shkak se në këto 32 vite në klasën politike kanë mbizotëruar 3 apo 4 figura?

Berisha: Përçjarje e Opozitës?! Është pengmarrje, nuk është përçarje. Më vjen keq! Është pengmarrje, dhe unë mendoj se është e domosdoshme që t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së parave prej 700 mijë dollarësh. Ju e dëgjuat raportin e auditit të pavarur nga selia. Ato nuk kanë asnjë lidhje me PD, janë të gjitha transaksionet e Lulzim Bashës, origjina e të cilave nuk e di kush mbi tokë, raportet e CIA-s siç, thotë Edi Rama, se unë nuk i kam lexuar, thonë që janë para ruse. Por është vetëm kjo aferë e cila mbahet peng.

Lulzim Basha është skllav edhe i aferave të tjera, por po rrimë te kjo që ka dosje në prokurori, është evidente, por zinxhiri i skllavërisë së tij është i gjatë, ua them unë me siguri të plotë.

Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, i cili është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është, nuk tregon se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale, ai mund të mos ishte kurrë deputet, bashkëjetuesja e tij mund të mos zgjidhej kurrë në gjykatë. Ka fshehur akte të tmerrshme të vëllait të tij, dhe këto nuk janë shpikje. Këto janë dokumente zyrtare që ekzistojnë edhe në KQZ. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje e disa eksponentëve, kjo është e vërteta. Unë nuk them se kjo nuk ndikon, dhe nuk ka një kosto, padiskutim, sepse kur Kryeministri arrin të marrë peng eksponentë të opozitës, ky është një akt shumë i rëndë. Natyrisht, është edhe përgjegjësi e tyre, sepse Alibeaj kur ka një problem të tillë, ose e bën publike e denoncon, dhe del me një anë, por jo të mbahet peng. Nuk ndodh kjo.

Ke dëgjuar ti, i kanë përjashtuar nga Vettingu, vetëm se është ulur në një kafene me një nip, apo stërnip të akuzuar për diçka? Po ky ka vëllanë. Ajo ka kunatin, bashkëjetuesja. Të armatosur gjer në dhëmbë, duke plaçkitur si kriminelë nëpër supermarketet e Europës, dhe që tani nuk dihet se ku është. Por, ai e di, por e fsheh me Edi Ramën. Unë i përgëzoj të gjithë ata të cilët u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri, të papërgjegjshmi. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Jo, jo ka edhe të tjera. Por po rrinë edhe tek ajo, se është dosja kaq.

Sigurisht ndikon në tërësi, sepse të gjitha këto ndikojnë. Vrasjet ndikojnë, sulmet me armë ndaj Top Channel ndikojnë. Se çfarë sigurie ka këtu. Pra, është një pasiguri e plotë totale. Prandaj opozita po bën thirrje që të firmosim ndryshimin. 14 maj është ditë ndryshimi.

– A ndikon z.Berisha që klasa politike për 30 vite mbizotërohet nga 3 apo 4 individë që i bën sot shqiptarët të mos kenë besim dhe të largohen nga Shqipëria?

Berisha: Tani, ka disa ndryshime këtu. Cili është ndryshimi? Ndryshimi është se çfarë përfaqëson tjetri. Edi Rama ka 15 vite i pavotuar. Vjedh vota në zgjedhje të përgjithshme, nuk votohet në parti. Ka një seri dosjesh të cilat i bllokon, hetohet në SHBA intensivisht për aferën McGonigal. Natyrisht, ai vendin e ka tjetërkund, nuk e ka kryeministër. Pra, nuk mund të krahasojmë të pakrahasueshmen.

Sali Berisha, u largua në 2013, dha dorëheqjen. Rikthimi nuk ishte dëshirë e tij. Se mund të duan shumë të rikthehen, por nuk rikthehen dot. Rikthimi ishte një përgjigje që ai iu përgjigj. A i e parandjeu, e ndjeu se kishte një thirrje për të. Dhe, faktikisht u provua se kishte një thirrje të drejtë. Sot ka një mbështetje të madhe. Sot, nuk ka shqiptarë që vënë më në diskutim karakterin e vërtetë të Opozitës. Jo, tjetër punë, por në radhë të parë nuk vënë karakterin e vërtetë të saj. Nuk ka të bëjë kjo me vitet, ka të bëjë me background-in tënd dhe me vizionin. Nuk është kjo nga e cila po largohen shqiptarët, them unë.

– Në qoftë se në 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve lokale, opozita, koalicioni që ju drejtoni do të marrë një përgjigje jo të mirë nga qytetarët, po e marrim një situatë. Do e merrni këtë si një përgjigje që shqiptarët po ju japin juve, apo do të vazhdohet përsëri me format që më ka vjedhur kundërshtari, apo e ka fajin dikush tjetër?

Berisha: Pyetje e drejtë, shumë e drejtë. Do vazhdohet t’i përmbahemi të vërtetës. Nqs ju, konstatoni se prej dy-tre muajsh i tërë shteti është shndërruar në makineri elektorale, kjo në vetvete sharron shtyllën kryesore të zgjedhjeve të drejta. Pse e sharron? Sepse, një lojtar hyn në fushë duke shpërndarë në të katërta anët qindra e qindra milionë lek, euro për qëllime elektorale. Një lojtar tjetër është në fushë, duke mos patur asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Që në këtë moment, zgjedhjet janë të dënuara, por jo nga opozita, janë të dënuara nga Edi Rama.

Dhe, do të ishte tradhëti kombëtare ndaj qytetarëve shqiptarë, nq qoftë se Opozita nuk e mban përgjegjës Edi Ramën këtë. Sikundër, Opozita në vlerësimin dhe mendimin tim, nuk mund të bojkotojë zgjedhjet, dhe nuk duhet të bojkotojë zgjedhjet. Duhet marrë pjesë në zgjedhje! Por të garantoj unë, se Opozita do të përshtasë qendrimin e saj të vendosur në një betim dhe një zotim që do bëjë gjithçka që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Edi Rama po bën gjithçka që qytetarët shqiptarë mos të votojnë të lirë.

Marrim Aktivistin, është një terrorizëm digjital psikologjik. Është një terrorizëm i vërtetë, është dhunim i parimeve themelore të funksionimit të rrjeteve sociale. Është dhunim, se kanë parime këto rrjete, përveç kritereve që janë angazhuar. Bota e krimit sot është kandiduar nga Konispoli në Tropojë. Kush janë? Ndaj edhe, Opozita do të tradhëtonte vendin dhe shoqërinë në qofte së nuk od të qendronte fort kundër këtyre fenomeneve rrënuese për zgjedhjet.

Kjo nuk do të thotë pra, që ne pajtohemi me to, por ne bëjmë gjithçka që të japim kontributin më maksimal, që është në duart tona për një proces zgjedhor që meritojnë shqiptarët. Natyrisht, beteja vazhdon dhe do të vazhdojë. Unë nuk mund të harxhoj kohë tani, jam në fushatë, të merrem dhe dhunimet e tij. Se i ka publike ai, nuk i fsheh. Mashtrime, çfarë s’bën. Mirë, t’i bëjë. Ne do të merremi me qytetarin, por do të merremi edhe me të. Këtu të mos ketë kush dyshime. Nu kështë një proces i menjëhershëm ky, jo, por është një proces që do fitojë. Unë shoh kudo. Ju e keni konstatuar çfarë klime ekziston. Një klimë optimizmi, kudo. Një energji pozitive nga Opozita. Kandidatë të shkëlqyer që mishërojnë tiparet mëtë mira. Ja pra, kështu duhet t’i gjykojmë gjërat.

Natyrisht, janë edhe ‘patericat’ e Edi Ramës, por qytetarët i diferencojnë, i dallojnë ato. ‘Patericat’ e Edi Ramës, janë pengje, apo ç’të të them, jo pengje, por ‘paterica’, të cilët i nxjerr nga xhepi me urdhër të Ramës, Enkelejd Alibeaj dhe Basha. Mos kujtoni se Basha nu kështë aktivitet të plotë. Nga mëngjesi deri në darkë, zbaton urdhrat e Ramës. Janë shumë ngtushtë të lidhur, ua them unë ju, por është punë e tyre.

Almer Toska, portali Timoni.al: Z.Berisha, një orë më parë Taulant Balla deklaroi se do të bashkëpunonte me Enkelejd Alibeajn për çështjen e ligjit të dosjeve. A keni ju një gjykim për këtë?

Berisha: Balla, ka një meritë. Poshtërimin e Alibeajt sa herë i teket. Por, ju mund të më thoni mua: pse e quan meritë poshtërimin? Në qoftë se njeriu pranon të poshtërohet, dhe është deputet, dhe ka qenë ministër, ai është problem i tiji pastaj. Alibasha nisi nismën ligjore të amendamentit të ‘gjahut të shtrigave’ për llogari të Edi Ramës, dhe tha se unë do të dërgoj një amendament, dhe e dërgoi amendamentin për përjashtimin nga zgjedhjet të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Amendamenti nga Alibasha u shndërrua në Taulant Begojaris, dhe Parlamentit iu paraqit nga Linda e Parlamentit si amendamenti Taulant Balla, i cili tha ajo pasqyron, apo mishëron edhe amendamentin e Alibashës. Alibasha ishte aty dhe e hëngri turpin me bukë, dhe e pohoi: po, tha. Pasi ne dorëzuam ligjin e lustracionit, si vegël e Ballës dhe Ramës, vrapoi dhe ka dorëzuar edhe ai një ligj lustracioni. Natyrisht, një ligj të miratuar nga Balla. Pra, sikundër me amendamentin e Ballës që i dha autoritet Edi Ramës direkt. Të vlerësojë se për cilin duhet kërkuar dhe për cilin jo, çka do të thotë mirëfilltas, ‘gjah shtrigash’, ju garantoj se ligji Balla-Alibasha, nuk ka asnjë synim tjetër, vetëm të zhurmojë ligjin tonë, i cili është një ligj shumë serioz, një ligj me baza kushtetuese, një ligj i cili ka të gjithë praktikën ndërkombëtare, dhe që nuk bazohet në asnjë marrëveshje ‘gjahu shtrigash’, por në një qëllim të drejtë ligjor të barabartë para atyre që kanë patur veprimtari me policinë sekrete, apo persekutorë, dhe që duhet të lëshojnë funksionet e tyre. Kaq.

Ndaj edhe ky është thjesht një kombinim i neveritshëm  i të dyve, për koencidencë Taulanti e mban peng me Taulantin, se ky Alibasha që iu shkonte me automatikë në supermarkete, dhe rrëmbente njerëz dhe çfarë bënte, quhet Taulant Alibeaj.

– Z.Berisha, juve pak më parë thatë që bandat e mbështetura nga Edi Rama shtien mbi Top Channel-in. Po aludoni, apo e paragjykoni drejtësinë që nuk do e zbardhë këtë çështje?

Berisha: Tani, të ndajme tre gjëra. Breshëritë mbi Top Channel janë një akt jashtëzakonisht i rëndë. Shumë, shumë i rëndë. Është sulmuar një institucion i fjalës së lirë. Privat, publik, asnjë rëndësi nuk ka. Atë sulm, cilado qoftë natyra, qoftë për linjën editoriale, qoftë për afera biznesi, qoftë për çdo gjë tjetër, është absolutisht i pajustifikuar. Asnjë lloj justifikimi. Ai është një akt i rëndë shumë në publik, sepse shkon dhe bëhet një sulm jashtë çdo lloji, më asgjë nuk justifikohet.

Ku është Edi Rama?

Në shumë aspekte është Edi Rama. Së pari, po e marrim në rrafshin teknik profesional. Këtu të krijohet se është në skuadër pushkatimi që merren me qera, dhe që kalojnë një herë te klubi, një herë tjetër te televizioni, një herë tjetër ku t’iu teket. Këta janë skuadër vrasëse.

Cili është qëndrimi i qeverisë ndaj tyre? Zero. Nuk po hyj në një analizë më të thellë, po marr këtë në radhë të parë. Zero. Së dyti, këta janë ekzekutorë të paguar. Mos mendoni se këta janë banditët kryesorë. Banditët kryesorë tani nuk dalin, nuk rrezikojnë ata vetë. Ata kanë krijuar këto grupe vrasësish, dhe i paguajnë dhe i dërgojnë.

Nuk ka sot bandit kryesor që të mos jetë i lidhur me Edi Ramën. Që të gjithë pa përjashtim, po t’i marr me radhë. Të gjithë! Dhe kjo gradualisht po bëhet e ditur kudo në Europë, se po zbërthehen ato telefonatat pa kartë sim dhe të tjera, dhe ato çojnë gjithnjë në qeveri. Çfarë është bandit, ka mbrojtjen e qeverisë sot. Pse u kapën banditët nga viti 2005 deri në vitin 2006? Policia i kapi ata. Këta nuk i lejon, unë e kam deklaruar. Çfarë kërkuan oficerët e policisë nga unë? Z.Kryeministër ne e nisim betejën, por ne kemi vetëm një kusht, vetëm një kërkesë: mos na pengoni kur të fillojmë. Unë t’ju pengoj, thashë? Jo, nuk pengoj kurrë. Po këta nuk i lejojnë. Këtyre u bie telefoni. Çuçi është i lidhur, mban një këshilltar të shkarkuar për lidhje me drogën nga paraardhësi i Çuçit. Këta ushqehen me paratë e krimit. Ndaj Edi Rama është përgjegjës plotësisht pas tyre.

Nëse vendos tritol ndaj pronarit të medias, në mënyrën më demonstrative,  pasi ke ngrënë e ke pirë, pasi ke bërë ahengje e orgjira aty. A e dini ju që Taulant Balla ka kaluar dy muaj dhe nuk ka paguar një qindarkë në atë suitën presidenciale të resortit? Nuk është ky një zhvlerësim i këtyre mediave në shkallën më ekstreme: që ndaj tyre mund të bësh çtë duash. Unë nuk them që mediat të mos zbatojnë ligjin, por nëse kishte diçka jashtë çdolloj dyshimi, shkelje flagrante ishte prishja e resortit turistik. Prisni, do mësoni prap se çfarë ndodhi me këto të tjerat që i kanë marrë, edhe aty qendron korrupsioni prapa

Çdo veprim që bëhet nga krimi, ka bekimin e qeverisë këtu. Nuk duhet të kemi asnjë iluzion. Nuk them se janë policë skuadra e pushkatimit, por ata që qendrojnë prapa janë njerëz të lidhur me qeverinë.

Ermal Rizai, Syri Tv: Z.Berisha, ju çcështjen e rritjes së pagave nga z.Rama e cilësuat si një krim elektoral. Ju keni qenë kryeministër, z.Rama kur prezantoi këto vendime deklaroi se, për sa i përket këtyre vendimeve të koidt zgjedhor janë këto kinezëria e koidt zgjedhor. Në kohën që ju keni qenë kryeministër, ka patur akte të tilla gjatë fushatave për zgjedhjet vendore, dhe përse e cilësoni një akt të tillë? Dhe dëmshpërblimin e pensionistëve me 5 mijë lek në prag të kësaj fushate.

Berisha: Së pari, kur ka patur fushata nuk ka ndodhur kurrë kjo. Kurrë! Sepse unë kam zbatuar parimet për zgjedhje të drejta. Çdo kryeministër e di se kjo nuk ka ndodhur. Së dyti, unë e denoncoj se po mashtron qytetarët. Në vitin 2013 paga mesatare e shqiptarëve ishte më e larta në rajon. Në vitin 2023 paga mesatare e shqiptarëve është më e ulëta në rajon. Të pretendojë ky se do ndryshojë në dy vite rrogat, unë jam ish-kryeministër, një gënjeshtër të tillë unë nuk ia besoj kurrë atij. Dhe ndiej keqardhje që ai mashtron qytetarët shqiptarë përsëri.

Për sa i përket 5 mijë lekshit, jo. Unë e kam kritikuar atë rëndë, pavarësisht, se është shkelje kodi. Se ai iu premtoi 80 mijë lek. Është kështu, apo jo? Ai iu premtoi pensionistëve 80 mijë lek, jam shumë i qartë në këtë gjë, dhe e katandisi në 50 mijë lek. Po, pse i mashtron, në një kur ai me ndjenjat më minimale njerëzore mund t’i kishte rrithur pensionet nga 2013-ta deri më sot minimumi tre herë. Por, ka vjedhur. Ndërton rrugën 22 milionë euro kilometrin, në një kohë kur ajo kushton 2 milionë. Ndërton shkollën 6 milionë euro Erion Veliaj, në një kohë kur ajo kushton 700 mijë euro. Këta po vjedhin në një mënyrë të tmerrshme. Meqë jemi te ky. A e keni marrë vesh ju që 1 milionë pemë janë të barabarta sa të mbjellësh nga dy dhe tre rreshta nga Velipoja, gjer te kepi i Stillos. Bëjeni vetë llogarinë. Apo të mbjellësh një pyll 600, apo 800 hektarë. Apo një pyll 10 deri në 12 herë më ta madh se parku i Liqenit. Prisni, se unë e llogarita vjedhjen 20 milionë, 20 euro fidanin. Jo, më thonë, absolutisht më thonë që ka raste që fidani është faturuar edhe 100 euro. Nuk e kam dokumentin, por njerëz të cilët e kanë ndjekur. Kjo është një vjedhje e tmerrshme. Si mund të vidhet në këtë mënyrë?

Kur dikush vjedh në këtë mënyrë ndën kryeministrin, dhe kryeminstri hesht dhe ndan paratë me të. Se ndryshe kryeministri nuk mund të heshtë kurrë. Thua ti 1 milionë? I thua, po hajde pak njëherë, ku i ke këto një milionë ti. Ja merr faturat, edhe merr e çon për zverku në prokurori. Si mund të vidhet në këtë mënyrë? Këta janë çmendur! Nuk ka këtu, është shndërruar në një organizatë kriminale që vetëm vjedhin. Nuk ua ndjen këtyre për qytetaët, absolutisht, dhe nuk flasin. Këta flasin vetëm për klientelën e tyre, veten e tyre, dhe kaq.

– Z.Berisha kjo fushatë elektorale do të jetë fushatë vetëm me takime të kandidatëve, takimet që zhvilloni ju, apo do të ketë fushatë ku mund të ketë edhe protesta për t’ju përgjigjur vjedhjeve që ju denonconi?

Berisha: Vendimet merren edhe në interes të kandidatëve, dhe përbën një problem shpërqendrimi i forcave. Unë nuk është se nuk dëshiroj vet që të kombinohen të gjitha së bashku, por në qoftë se do të ketë një pauzë, të themi 40 ditëshe, ato janë të gjitha të gatshme për të filluar. Ky është revolucion, edhe njëherë të mos kemi dyshime.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale