Bozdo: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në zgjedhjet e Primareve. Shtyhet votimi pas orës 18:00, nëse do të vijojë fluksi.

Përshëndetje! Po japim të dhënat e fundit të pjesëmarrjes të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD. Të dhënat që do lexoj sipas qarqeve janë të orës 15:00.

Qarku Shkodër 2365 votues.

Qarku Lezhë 3850 votues.

Qarku Kukës 3690 votues

Qarku Dibër 3250 votues

Qarku Durrës 2380 votues

Qarku Tiranë 12127 votues

Qarku Elbasan 3147 votues

Qarku Korçë 3885 votues

Qarku Berat 1296 votues

Qarku Fier 3135 votues

Qarku Vlorë 2207 votues

Qarku Gjirokastër 1063 votues

Gjej edhe njëherë rastin të përshëndes anëtarët, simpatizantët e PD për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Përshëndes edhe komisionet e votimit, të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme sot, edhe në një proces të cilin e aplikoi për herë të parë paraqiti sfidat e veta. Shftytëzoj rastin t’i bëj thirrje edhe anëtarëve, edhe simpatizantëve të cilët ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur kandidatët e preferuar për bashkinë e tyre.

Të dalin, ta ushtrojnë këtë të drejtë vote, të votojnë atë që ata mendojnë se përfaqëson më mirë PD në bashkinë përkatëse. Ta kurorëzojmë me sukses këtë ditë shumë të rëndësishme për ne, siç është kjo e Primareve. Të mos harrojmë që sot kemi bërë një hap shumë të madh, por aksioni i ardhshëm i PD është shumë afër. Data 6, data e protestës është aty në të cilat ne kemi marrë të gjitha masat organizative për të qenë një protest shembullore me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, ku vërtetë populli shqiptar do të dalë, do të protestojë si një popull europian, si një popull që kërkohet t’i dëgjohet fjala kërkon t’i thuhet e vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët ashtu siç është.

Sot kemi vërtetë një ditë të mirë, të paktën deri më tani, thirrje edhe njëherë për të votuar, për të marrë pjesë në një process të tillë, por bëj thirrje edhe për protestën e pjesëmarrjes sa më të madhe ashtu si kemi vërtetuar me pjesëmarrjen e sotme, pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e datës 6.

Pyetje: Z.Bozdo, keni marrë ndonjë vendim për denoncimet që kanë bërë disa prej kandidatëve në bashki të ndryshme për parregullsi  të procesit të ditës së sotme? Ka ndonjë vendimarrje komisioni?

Bozdo: KOKOE ndjek në vazhdimësi, jo vetëm ato denoncime që i quani ju për parregullsi, pra shqetësime dhe çështje, por të gjitha, problematikat teknike, joteknike që hasen në një mënyrë apo tjetër në të gjitha degët, se pothuaj është proçes kompleks. Kështu që, ne jemi absolutisht në ndjekje të situatës, komunikojmë, dhe fakti që deri në këto çaste që flasim, procesi i votimit ka shkuar vërtetë shumë mirë, pjesëmarrja është vërtetë shumë e lartë edhe shpresdhënëse, mendoj që tregon që jo vetëm KOKOE, por e gjithë infrastuktura e ngritur, anëtarësia e kanë kuptuar dhe po e ushtrojnë këtë të drejtë që u është dhënë.

Pyetje: A do ta bëni publike numrin e anëtarëve të PD që kanë të drejtë votë së bashku me simpatizantët?

Bozdo: Unë besoj se, shumë më interesant në këto çaste do të jetë fakti sesa do të shkojë pjesëmarrja deri në fund, ajo do ta tregojë, në një çast të dytë më pas do të bëjmë dhe diferencën midis anëtarëve dhe simpatizantëve.

Të gjitha 16 degët e Tiranës të cilat votojnë për Bashkinë Tiranë, do të numërohen në mënyrën më transparente të mundshme, në prani të palëve të interesuara, në prani të kamerave, ne prani të kandidatëve në selinë qendrore të PD, dhe kjo bëhet për t’i shkuar transparencës së procesit deri në fund, për të thënë që vota e simpatizantëve të PD, siic hidhet, ashtu lexohet.

Pyetje: A do të shtyhet votimi nëse do të ketë ende votues në qendrat e votimit?

Bozdo: PD gjithmonë e ka ushtruar këtë instrument. Në të gjitha qendrat, të cilat në orën 18:00 kanë ende në radhë, anëtarë, simpatizantë për të votuar, sinjalizohet komisioni electoral në qendër dhe jepet leja për të vazhduar deri në çastin që votuesi i fundit ka votuar dhe ka dalë nga qendra e votimit. Kërkesa shtyhet në 10 apo 15 minutat e fundit të votimit, në çastin kur shihet që vërtetë ka dyndje dhe dyndja nuk përballohet dot brenda orës 18:00.

Faleminderit!

QarkuORA 12.00ORA 13.00ORA 15.00
Shkodër85315952365
Lezhë85030203850
Kukës150028553690
Dibër122722003250
Durrës138019702380
Tiranë4959737412127
Elbasan124321493147
Korçë157226203885
Berat5889721296
Fier190425533135
Vlorë80418722207
Gjirokastër115510631063
   
              18,035.00                     30,243.00             42,365.00
Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale