FJALA E NËNKRYETARIT TË PD, LUÇIANO BOÇI NË FOLTOREN E PARLAMENTIT
Është e shkruar e zezë mbi të bardhë në aktin e Grand Jurisë. Dhe mos harrojmë që nuk është rasti i vetëm e Kryeministrit me bashkëpunëtorët e tij, sepse ju keni bërtitur dhe ulëritur për atë hapjen e dosjeve, ndërkohë që aktivizoni aktivizmat e Sigurimit të Shtetit për të goditur Opozitën.
Por nuk është vetëm dora e zgjatur pikërisht ajo që ka goditur Opozitën. Dora kryesore që godet Opozitën sot është vetë kryeministri, i investuar në çdo qelizë të korruptimit në shoqërinë shqiptare.
Ka korruptuar ekonominë, mediat, parlamentin dhe çdo gjë tjetër në Shqipëri. Kaloi edhe oqeanin për të korruptuar SHBA, vetëm e vetëm që të realizonte ëndrrën e tij, eleminimin e opozitës, me qëllimin për të sunduar në një regjim putinist. Dhe duke thënë gjithmonë, jam një hap përpara, ku? Në korruptim? Po.
Dhe kë korrupton ky kryeministër? Zimbabve? Burundin? Malin e Zi? Maqedoninë e Veriut? Jo. Korrupton SHBA, duke goditur imazhin e shtetit kryesor që ruan ekuilibrat botërorë.
Godet zemrën e demokracisë, dhe ky njeri sot mungon, fshihet, ka frikë të japë llogari, dhe prandaj duhet t’i nënshtrohet një mocioni debati, ku secili deputet duhet të japë mendimin e tij. Ju po deshët mbrojeni, po deshët lëshojeni.
Ne do bëjmë zbulimin e së vërtetës. Atë të vërtetë që sot institucionet e drejtësisë amerikane e kanë iniciuar dhe do vazhdojë. Dhe drejtësia shqiptare, ajo e kapura, duhet të vepronte menjëherë duke e marrë të pandehur.
Pse vonon drejtësia shqiptare? E dini kush është deklarata qesharake e këtij kryeministri? Ato 225 mijë dollarë ishin borxh që McGonigal ia kishte marrë sigurimsit, Agron Nezës. A e kuptoni, ky është garanti i borxhit? Se ku i di ky këto muhabete me imtësi?
Mjafton ky fakt për një drejtësi të drejtë, dhe e ka thënë sapo doli nga selia e PS. Hapeni videon, çuditem që nuk keni dijeni!
Qeshni, se në të vërtetë është për të qeshur. Të vijë vetë dhe të japë llogari për gjithë këtë lloj të aktivitetit të tij të organizuar dhe me dëshirën e tij për ta finalizuar.
Shqipërinë e krijuan idealistët, e shpëtoi rastësia ose Zoti, por e shkatërrojnë politikanët, por jo këta këtu, se e kam majas, është ai aty dhe ky mallkim po na ndjek brez pas brezi.
Ai njeri sot ka damkën e tradhëtarit të kombit. Me aktin e tradhëtisë ka goditur interesat e Shqipërisë, votuesit shqiptarë, sistemin shqiptar dhe demokracinë amerikane.
Ai njeri duhet të vijë me urgjencë. Nuk mund të kalojë vetëm me një interpelancë. Unë besoj te sinqeriteti i kolegëve të mi, e di shqetësimin e tyre. Kryeministri nuk mund të përdorë interpelancën si lumi Jordan për të fshehur dhe për të larë mëkatet e tij.
Çdo deputet të vijë këtu ta vejë përballë me shpatulla pas murit, sepse ai sot është krimineli më i madh që ka nxjerrë historia e Shqipërisë.
Donit ta fshihnit dhe ai donte të hynte në histori. Ja dhe dëshira iu plotësua. Edi Rama ka hyrë në histori si tradhëtari më i madh i kombit shqiptar.
Ne kërkojmë me insistim që mocioni me debat të nisë menjëherë me praninë e kryeministrit dhe të mos harxhojmë ansjë minutë më shumë.
Jo vetëm ka cënuar SHBA dhe Shqipërinë, por ka hedhur në erë besueshmërinë e intitucioneve ndërkombëtare te politika shqiptare. A e mendoni se si mund të paraqitemi ne në konferencën e NATO-s. Kush do të shkojë? Ky kryeministër që ka goditur sigurinë e shtetit, drejtues të aleancës së Atlantikut, kush do të na përfaqësojë?
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE